LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut publikon listën me emrat e 15 shtetasve të saj që luftuan në Siri

Vendimi i qeverisë i marrë në një seancë të mbajtur para pak javësh u publikua në Gazetën Zyrtare të datës 19 shtator, 2022 dhe një ditë më pas nga Drejtoria për Zbulim Financiar.

6 Tetor 2022, 09:46 Nga I.A
Maqedonia e Veriut publikon listën me emrat e 15 shtetasve të saj
Foto Ilustruese

SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masa financiare, përkatësisht tw ngrijw pasurinë e pesëmbëdhjetë shtetasve të dyshuar për veprime që kanë lidhje me terrorizmin dhe përhapjen e armëve për shkatërrim në masë. Këta shtetas dyshohet të kenë qenë të përfshirë në vepra terroriste apo të kenë ndihmuar financiarisht përmes pjesëmarrjes në ushtri të huaja, njësitë paraushtarake ose policore në vende të huaja, më saktësisht në Siri.

Vendimi i qeverisë i marrë në një seancë të mbajtur para pak javësh u publikua në Gazetën Zyrtare të datës 19 shtator, 2022 dhe një ditë më pas nga Drejtoria për Zbulim Financiar.

Në këtë listë radhiten emrat: F. Rustemi nga Hasanbegu i Shkupit, A. Latifi nga Shkupi, A. Ismaili nga Shkupi, O. Ramadani nga Shkupi, O. Deralla nga Gostivari, F. Ramadani nga Kumanova, B. Shaqiri nga Shkupi, S. Zhupani nga Gostivari, E. Avmedovski nga Struga, E. Iseni nga Shkupi, J. Ismaili nga Shkupi, A. Kamberi nga Shkupi, N. Ametov nga Shkupi, A. Bela nga Shkupi dhe S. Idrizi nga Kumanova.

Shumica e tyre janë të moshës nën 30 vjeç. Veprat e tyre janë regjistruar nga viti 2013 deri 2016. Disa nga ta janë parë në kalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut në përpjekje për t’u larguar drejt Sirisë. Të gjithë ngarkohen për veprën: pjesëmarrje në ushtri të huaj apo për organizim terrorist. Sipas njoftimeve të publikuara nga Drejtoria për Zbulim Financiar, këta persona ndodhen jashtë shtetit.

Një pjesë e tyre i ishte bashkuar grupit militant “Shteti Islamik – ISIS” apo kishin rekrutuar dhe ndihmuar financiariasht dërgimin e luftëtarëve në ISIS. Kundër tyre janë ngritur urdhër-arreste ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që qeveria në Shkup bën publike një listë me emra të personave që kanë luftuar në Siri apo gjetiu.

Profesori Qebir Avziu nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, i njohur si ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës se për të gjithë personat të cilët kanë qenë pjesë e Shtetit Islamik dhe për të cilët ka prova, detyrimisht Kodi Penal parasheh dënimin e tyre me burg, ndërsa rehabilitimi dhe risocializimi i tyre parashihet të bëhet gjatë periudhës së kryerjes së dënimit.

“Mirëpo, praktika tregon se te këta persona nuk është bërë rehabilitimi dhe në të vërtetë ata kanë ndikuar në ngritjen e vazhdueshme të pikëpamjeve radikale të Islamit. Praktika ka treguar se ka rrezik nga këta persona, siç ishte rasti me disa që vuajtën burg por më pas organizuan një akt terrorist në Maqedoni, por shërbimet arritën që ta zbulojnë me kohë këtë grup”, thotë eksperti.

Ai vlerëson se me dobësimin e Shtetit Islamik, rastet e terrorizmit janë zvogëluar gjithkund në Evropë dhe rreziku në Maqedoninë e Veriut është më i ulët në këtë fazë, po ashtu. Por, zoti Avziu thotë se rreziku nuk mund të shuhet pasi “idealizmi, frymëzimi, ideologjia fetare është çështje problematike dhe nuk çrrënjoset lehtë”.

Ai thekson se ka qytetarë nga Maqedonia e Veriut në një kamp të njohur të kontrolluar nga forcat kurde dhe që nuk mund të riatdhesohen.

Nga ana tjetër, profesori Mitasin Beqiri, i cili është dekan i Fakultetit të Sigurisë në Universitetin FON të Shkupit, i tha Zërit të Amerikës se këta persona të cilët shkojnë në konfliktet ushtarake të Lindjes së Mesme, zakonisht kthehen të dëshpëruar, se janë në një gjendje ekonomike të rënduar dhe se duhet të kërkohen mënyra për pengimin e tyre për t’iu bashkuar organizatave të huaja militante.

“Mungon bashkëpunimi i qendrave lokale, të komunitetit dhe atyre të jurisprudencës. Është gabim që ata të dënohen pasi të jenë kthyer, sepse ata tanimë janë penduar për veprën e tyre. Duhet të gjenden forma për rehabilitimin dhe risocializimin e tyre”, thotë eksperti.

Para pesë vjetësh qeveria miratoi Strategjinë kombëtare për luftë kundër terrorizmit dhe planin për riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e personave dhe familjeve të tyre të kthyer nga luftërat e huaja.

Vlerësohet se nga Maqedonia e Veriut për në konfliktet e Lindjes së Mesme kanë shkuar mbi 150 veta. Sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë, deri më tani janë kthyer 83 persona. Një numër i tyre u gjykua, teksa dënimet për këto vepra sipas ligjeve të vendit sillen nga 6 deri në 9 vjet heqje lirie. Ndërkohë, nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e luftëtarëve apo shtetasve të Maqedonisë së Veriut të vrarë në luftërat në Siri dhe Irak.

Marrë nga VOA

maqedonia e veriut qebir avziu mitasin beqiri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet