LIVE UPDATES
Bota

Gjermania dhe Spanja nuk heqin dorë! Rrisin presionin ndaj Francës për gazsjellësin e Pireneve

Berlini dhe Madridi duan të vazhdojë ndërtimi i gazsjellësit MidCat, kurse Franca bën rezistencë. Përfundimi i gazsjellësit një ndër temat kryesore në takimin gjermano-spanjoll të nivelit të lartë.

6 Tetor 2022, 08:06 Nga A.B

Gjermania dhe Spanja nuk heqin dorë! Rrisin presionin ndaj Francës

Gjermania dhe Spanja nuk heqin dorë. Qeveritë e të dy vendeve po rrisin presionin për të bindur Francën, se mbarimi i ndërtimit të një gazsjellësi europian Jug- Veri që kalon nëpër Pirene është me rëndësi. Deri tani presidenti francez Emmanuel Macron e ka kundërshtuar projektin duke thënë, se nuk ia vlen si ekonomikisht ashtu dhe nga pikëpamja e politikës së mjedisit. Gazsjellësi 300 kilometra i gjatë, ndërtimi i të cilit është pezulluar më 2019, do të transportonte në Europën Qendrore gazin e shumtë të impianteve spanjolle të gazit.

"Gazsjellësi do të kontribuonte shumë për qetësimin e gjendjes në furnizimin me gaz,” thotë kancelari gjerman Olaf Scholz, kur kërkon vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit. "Berlini dhe Spanja janë të një mendimi, se ne kemi nevojë për më shumë rrjete europiane energjie, qoftë për gazin, qoftë për rrymën,” theksojnë edhe diplomatët e Madridit.

Gazsjellësi Midcat ishte në qendër të axhendës së takimit të nivelit të lartë qeveritar gjermano- spanjoll të mërkurën (5.10) në qytetin spanjoll, A Coruñ buzë Atlantikut. Jo shumë larg qytetit, në portin Mugardos, ndodhet një nga gjashtë terminalet e gazit që ka Spanja, - ndërkohë që Gjermania nuk ka pasur deri tani asnjë.

Në këtë terminal janë lidhur cisternat gjigande të mbushura me gaz të lëngshëm, që në rastin e Spanjës vijnë kryesisht nga SHBA, Algjeria dhe Nigeria. Në impiante gazi i lëngshëm, që anglisht quhet "liquefied natural gas", shkurtimisht edhe LNG,  kthehet sërish  në gaz. 

Në vitin 2023 Spanja do të nisë punën në një nga terminalet e gazit në portin e Atlantikut, në qytetin spanjollo-verior të Gijónit. Sipas të dhënave të operatorit Enagas, vetëm në Gijón mund të përpunohen çdo vit 100 cisterna, ngarkesa me LNG e të cilave i përgjigjet tetë miliardë metrave kubikë gazi natyror – pothuajse 15 përqind e sasisë, që vinte më parë në Gjermani nga Rusia me gazsjellësin Nordstream 1. 

Gati një e treta e terminaleve LNG të Europës ndodhet në Spanjë

"Ne zotërojmë infrastrukturën më të madhe të gazit të lëngshëm në Europë,” thotë krenar kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez. Spanja ka 30 për qind të gjithë kapaciteteve që ndodhen brenda BE-së. Spanja i ofron Gjermanisë dhe gjithë vendeve të tjera europiane që kanë probleme në furnizimin me gaz, që të përdorin këto kapacitete, sepse impiantet spanjolle nuk shfrytëzohen sa duhet.

"Ne duam të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së Europës për t'u furnizuar me gaz,” thotë ministrja spanjolle e Energjisë, Teresa Ribera. Kryeministri Sánchez, mendon madje që ta kthejë vendin e tij në portën europiane për LNG: "Spanja ka shansin të kthehet në treg eksportues të gazit të lëngshëm duke u kthyer në mundësi për të zëvendësuar gazin rus për shumë vende të BE-së.” 

Kjo tingëllon joshëse. Por në praktikë ka disa probleme për të zgjidhur. Për shembull: Si do të vinte gazi nga terminalet spanjolle në Europën Qendrore? Sepse që me largimin e Francës, planet për ndërtimin e plotë të gazsjellësit Jug - Veri nga Spanja në Francë dhe lidhjen e tij me rrjetet europiane të gazit, kanë përparuar pak.

Macron vazhdon të jetë skeptik

"Ne nuk kemi nevojë për lidhje të tjera gazi,” tha presidenti francez Macron, pas një bisede me kancelarin gjerman Scholz në muajin shtator. Dy gazsjellës të vegjël, që ekzistojnë tashmë midis Spanjës dhe Francës nuk janë shfrytëzuar as tani, muaj të tërë pas shpërthimit të luftës ruse kundër Ukrainës dhe mungesës së gazit që pasoi prej saj. Përveç kësaj, do të zgjaste kohë deri sa të përfundonte ndërtimi i gazsjellësit të ri që do të kalonte nëpër Pirene.

Shkurtimisht: Ideja, se MidCat mund të zgjidhte në një kohë të shkurtër problemet aktuale që ka Europa me furnizimin me gaz, është "krejtësisht e gabuar”, deklaroi Macron. "Unë nuk e kuptoj, pse duhet t'i vijmë vërdallë kësaj teme, si dhitë e Pireneve.” Megjithatë Macron tregon gatishmëri për të zhvilluar dialog. As kancelari gjerman Scholz, as kryeministri spanjoll Sánchez nuk kanë qenë në gjendje deri tani ta bindin Macronin për MidCat-in. Por, nëse do të ketë argumente të reja, ai është i gatshëm të rimendojë pikëpamjen e tij.

Pra dera për të arritur një marrëveshje nuk është mbyllur krejt. Ose siç thotë ministrja spanjolle e Energjisë, Ribera: "MidCat nuk është varrosur." Me interes pritet të shihet, se cilat janë argumentet që do të përdorë Berlini dhe Madridi për të kapërcyer pengesat e ngritura nga Parisi.

Perspektiva e hidrogjenit të lëngshëm për të marrë para nga Brukseli

Mbase me argumentin që po përdoret gjithnjë e më shumë, se ndërtimi i MidCat mund të jetë me përfitim pavarësisht nga gazi? Për shembull për të ardhmen ekologjike të gasjellësit, duke mos transportuar nëpër tuba lëndë djegëse fosile, por hidrogjen të lëngshëm  - perspektiva e hidrogjenit të lëngshëm mund ta lehtësonte me subvencione të BE-së projektin miliardash të MidCatit. Ose me idenë që është duke u thënë me zë të lartë në Madrid, se në rast nevoje në vend të Francës lidhja mund të vendosej me fqinjin mesdhetar, Italinë.

Ndërtimi i MidCatit, nga Martirelli spanjolloverior në Barbairan francezojugore, 300 kilometra i gjatë, ka filluar që në vitin 2013. Inxhinierët kanë shtruar 86 kilometra tuba në anën spanjolle. Pastaj u ndalua ndërtimi në vitin 2019, sepse Parisi por edhe Madridi dhe Brukseli filluan të kenë dyshime për efikasitetin ekonomik të tij, derisa lufta në Ukrainë e solli projektin e ngrirë sërish në rendin e ditës./DW

gjermani spanje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet