LIVE UPDATES
Bota

“Konferenca e Londrës nuk e njohu qeverinë e Vlorës”/ DW: Kufiri mes Serbinë ishte i panatyrshëm

Konferenca e Londrës e vitit 1912 nuk e njohu qeverinë e Ismail Qemalit. Ajo vendosi që Shqipëria të bëhet principatë. Një libër sqaron sfondin.

28 Nëntor 2023, 12:50 Nga Dosja.al
“Konferenca e Londrës nuk e njohu qeverinë e Vlorës”/
Foto ilustruese

Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, kur ambasadorët e Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Italisë u mblodhën për një çaj në dhomën e punës së ministrit të Jashtëm anglez Edward Gray. Njëra nga temat kryesore të takimit, që në muajt e mëpasshëm do të përsëritej e do të hynte në histori nën emrin Konferenca e Londrës, ishte Shqipëria.Që vendi ballkanik, populli i të cilit gati tri javë më parë kishte shpallur pavarësinë, do të mëvetësohej kjo dihej. Por pyetja ishte, se cila do të ishte forma e këtij shteti, kufijtë e tij dhe kush do ta drejtonte këtë popull me shumicë myslimane? Historiani gjerman Hanns Christian Loehr, në ibrin e tij me titullin “Die Gründung Albaniens – Wilhelm zu Wied und die Balkandiplomatie der Grossmaechte 1912-1914” (Themelimi i Shqipërisë – Wilhelm Wiedi dhe diplomacia e fuqive të mëdha ndaj Ballkanit 1912-1914), botim i vitit 2010, i ka marrë nën lupë bisedat e asaj kohe.
Kufiri mes Serbinë ishte i panatyrshëm

Në librin e tij prej mbi 250 faqesh, Loehr analizon diplomacinë e fuqive të mëdha në prag të Luftës së Parë Botërore, duke marrë si shembull pikërisht krijimin e shtetit shqiptar. Me shtet shqiptar ai nuk nënkupton atë që nënkupton shumica e shqiptarëve, shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912, por atë krijesë që doli si rezultat i kompromisit të Londrës në vitin 1913: Pra një principatë e pavarur nën udhëheqjen e princit gjerman Wilehlm zu Wied dhe e mbrojtur nga gjashtë fuqitë e mëdha.

Negociatat e asaj kohe për krijimin e shtetit shqiptar, sipas Loehr, marrin një rëndësi të veçantë në historinë evropiane dhe madje atë botërore. Sepse aty pasqyroheshin mosmarrëveshjet midis fuqive: Një shembull është arritja e kompromisit për kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e të cilit 750 mijë shqiptarë u lanë jashtë territorit:  “Kufiri me Serbinë, për shembull, ishte një kufi shumë i panatyrshëm dhe i padrejtë për popullin shqiptar, por meqenëse ishte rezultat i një kompromisi, ai bëri që të paktën edhe për dy vjet të ruhej paqja evropiane dhe të mos kishte luftë ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Rusisë”, tha Loehr asokohe në një intervistë për DW shqip.

Austro Hungaria pro shtetit shqiptar

Austro-Hungaria ishte pro një shteti të fuqishëm shqiptar ku të përfshiheshin të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët. Vjena në këtë mënyrë, donte të pengonte daljen e Serbisë (kësisoj edhe të Rusisë) në Detin Adriatik. Austro-Hungaria mbështetej nga Gjermania dhe Italia, ndërsa Rusia dhe Franca mbronin interesat e shteteve të tjera ballkanike: Serbi, Mali i Zi, Bullgari dhe Greqi, të cilat do të kishin preferuar ta ndanin mes tyre hapësirën shqiptare. Që kjo zgjidhje e dalë nga ky pazar interesash do të dështonte, dukej për shembull edhe në mënyrën se si ishte planifikuar ndërtimi institucioneve të shtetit të ri. “Aty ishte përcaktuar me hollësi edhe se si do të ndaheshin postet e drejtorëve të Bankës së Shqipërisë ndërmjet gjashtë fuqive. Përcaktime të tilla deri në detaje do të bëheshin shkak për grindje të herëpashershme”– tha Loehr.

Perandori gjerman Wilhelm II kundër krijimit të Shqipërisë

Fakti që princi i zgjedhur për të udhëhequr shqiptarët ishte gjerman nuk ishte patjetër shenjë e interesimit të veçantë të Gjermanisë për Shqipërinë. Wilhelm zu Wied, princi që u caktua të vihej në krye të principatës së re, u zgjodh në atë post meqë ishte protestant dhe gjerman, pra, mendohej të ishte i paanshëm. Por ai nuk kishte aspak përvojë me Shqipërinë duke u bërë kështu personifikim i këtij kompromisi të dobët. Fakti që ishte gjerman ishte pozitiv, sepse Gjermania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Ballkan. Dhe më së miri kjo del në pah nga qendrimi i perandorit të atëhershëm: “Wilhelmi II nuk donte as që Wied-i të shkonte në Shqipëri, e as që të kishte një shtet shqiptar. Por ishin diplomatët ata që e manovruan atë në këtë drejtim duke iu referuar detyrimit që vinte nga aleanca me Vjenën”.

Dhe këtu del edhe shkaku se përse Loehr, i cili si historian është marrë kryesisht me rrëmbimet e veprave të artit në kohën e nazizmit, merr mundimin të bëjë një studim për Shqipërinë: “Duke parë politikën e jashtme të Gjermanisë, në shembullin e Shqipërisë, sheh se Perandori gjerman nuk kishte fare pushtet. Kështu duke shtruar pyetjen, se kush e mban përgjegjësinë për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, përgjigja është se një pjesë kryesore të përgjegjësisë nuk e mban Perandori, por kancelari i Perandorisë (Bethmann Hollweg)”, thotë ai në intervistë.

Skandabeg në vend të Skënderbeut

Pra, Loehr e ka vërtetuar atë që dëshironte. Pyetja që mbetet për ata që janë vërtet të interesuar të mësojnë diçka të re për historinë e Shqipërisë, është se çfarë mund të zbulojnë ata tek ky libër. Michael Schmidt-Neke është njëri nga historianët gjermanë, që është marrë më së shumti me historinë e Shqipërisë së asaj periudhe. Ai e ka lexuar librin e Loehrit dhe e ka recensuar atë në revistën shkencore Suedosteuropa-Mitteilungen (Njoftime nga Evropa Juglindore).

Në një intervistë për programin shqip të Deutsche Welle-s, Schmidt-Neke kritikon faktin, që autori u referohet vetëm burimeve gjermane e austriake. “Në libër mungojnë burimet nga fuqitë e tjera. Po ashtu injorohet tërësisht literatura shkencore e vendeve ballkanike, për të mos folur pastaj për literaturën shqiptare”, thotë Schmidt-Neke.

Schmidt-Neke gjithashtu konstaton me keqardhje, se për Wied-in flitet vetëm në shtatëdhjetë faqet e fundit, pra nuk është një libër i mirëfilltë për historinë e Shqipërisë në periudhën e Wied-it, ashtu siç premton titulli. Që autori pothuajse nuk ka fare njohuri nga Shqipëria, këtë nuk e dëshmon vetëm fakti që nuk ka përdorur burime nga literatura shqipe, por edhe që shumë emra personalitetesh shqiptare janë shkruar me gabime, si për shembull: Skandabeg, e jo Skanderbeg, siç thirret Skënderbeu nga gjermanët. Por sipas Schmidt-Nekes, Loehr tregohet naiv kur e riprodhon legjendën se një farë gjermani me emrin Otto Witte, i cili në vitin 1913 gjoja ishte shpallur mbret i Shqipërisë nga osmanët. “Burimi i vetëm i kësaj përralle është libri që ka shkruar vetë Witte”, thotë Schmidt-Neke.

Edhe pse libri i Hanns Christian Loehrit ka kaq mangësi, për historianët ai përmban shumë detaje intereHistori diplomatike dhe kujtime për Gjermaninë nga një diplomat shqiptarsante e që mund të sjellin një ndihmesë për të plotësuar panoramën e asaj kohe. Një i tillë është për shembull fakti që kishte shumë gjermanë, që u treguan të gatshëm të viheshin në mbrojtje të princ Wiedit, e që njëri syresh ishte poeti i njohur Georg Trackl. /Marre nga DW

konferenca e londres

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën