LIVE UPDATES
Bota

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, shkon në 222 numri i pengjeve izraelite të rrëmbyera nga Hamasi

Sipas zyrtarëve izraelitë, ata po mbajnë rreth 1,000 të arrestuar dhe trupa të pjesëtarëve të Hamasit.

23 Tetor 2023, 16:52 Nga a.l
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, shkon në 222 numri i
Izrael

IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi të hënën se forcat e saj tokësore kanë kryer një numër të kufizuar bastisjesh në Rripin e Gazës gjatë natës, ndërkohë që kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj objektivave ku, sipas tyre, militantët palestinezë po grumbulloheshin në pritje të sulmit tokësor të Izraelit, që synon të shkatërrojë Hamasin.

“Sulmuam baza ushtarake dhe pika mbikëqyrjeje si pjesë e përgatitjes për fazat e tjera të luftës. Gjatë natës, me tanke dhe këmbësori kemi kryer disa bastisje. Këto bastisje janë operacione për të vrarë terroristë që po përgatiten për fazën e ardhshme të luftës. Bëhet fjalë për operacione që depërtojnë thellë në territor dhe me përballje të drejtpërdrejt me qëllim që të kërkojmë dhe gjejmë informacione zbulimi rreth pengjeve dhe të pagjeturve,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Admirali Daniel Hagari.

Sipas zyrtarëve izraelitë, ata po mbajnë rreth 1,000 të arrestuar dhe trupa të pjesëtarëve të Hamasit.

“Të gjithë janë anëtarë të Hamasit që po i marrim në pyetje, që i kemi identifikuar dhe klasifikuar në kuadër të përpjekjeve tona të zbulimit rreth pengjeve dhe të pagjeturve,” theksoi zoti Hagari.

Izraeli konfirmoi të hënën se 222 persona janë rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.

“Numri prej 222 pengjeve është numër i përditësuar dhe i ndryshuar në bazë të informacionit të zbulimit, që po mbledhim dhe gjetjeve tjera, meqë bëhet fjalë edhe për një numër jo të vogël të shtetasve të huaj,” tha zoti Hagari.

Ai tha se Izraeli po shpeshton sulmet ndaj Gazës dhe shpërthimet nga bombardimet të hënën ishin të dukshme në pjesën veriore të territorit, përfshirë edhe në pjesët ku civilëve palestinezë u është thënë të strehoheshin.

Sulmet ndaj Gazës kanë lënë të shkatërruara lagje të shumta dhe militantët palestinezë kanë vazhduar të hedhin raketa në drejtim të Izraelit.

Rreth gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe po jetojnë me pak ushqime dhe me ujë të ndotur. Spitalet thonë se kanë mungesë të pajisjeve mjekësore dhe karburantit për të mbajtur në funksion gjeneratorët dy javë pas ndërprerjes së rrymës në këtë territor.

Një dërgesë tjetër e vogël ndihmash humanitare u lejua të hynte në Rripin e Gazës, por Izraeli vazhdon të ndalojë depërtimin e karburanteve.

“Dua të nënvizoj, se furnizimet, siç janë karburantet, nuk lejohen për t’u futur në Gazë dhe ne po sigurohemi që ndihmat e agjencisë së OKB-së për Refushatët të mos bien në duart e Hamasit. Kemi mënyra për të inspektuar një gjë të tillë dhe nëse ka nevojë, do të ndërmarrim masa për t’u siguruar të mos ndodhë,” sipas zotit Hagari.

Kjo është dita e 17 e luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, mbi 1,400 persona, shumica civilë, janë vrarë në sulmin e Hamasit në Izraelin jugor dhe sipas zyrtarëve palestinezë në Gazë, të paktën 4,651 persona janë vrarë në këtë territor./VOA 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen