LIVE UPDATES
Bota

LUFTA Palestinë-Izrael/ Analiza e CNN: Si dështuan ushtria dhe inteligjenca e Izraelit, më të fortat në botë

Sulmuesit nga Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Rripin e Gazës, një vend i varfër dhe me popullsi të dendur vranë qindra njerëz dhe plagosën qindra të tjerë. Megjithëse Izraeli nuk është i panjohur për sulmet terroriste, sulmi i së shtunës ishte i paprecedentë. Kjo për shkak të mungesës së paralajmërimit.

9 Tetor 2023, 07:24 Nga a.l
LUFTA Palestinë-Izrael/ Analiza e CNN: Si dështuan ushtria dhe
Foto ilustruese

IZRAEL- Personat e armatosur hynë nga ajri, deti dhe toka. Ata qëlluan mbi civilët, morën pengje dhe detyruan familje të Izraelit të barrikadoheshin brenda shtëpive të tyre. Dita e shtunë filloi me sirenat e sulmit ajror. Në mesditë ai u kthye në një nga sulmet më të tmerrshme që Izraeli ka njohur në 75 vitet e ekzistencës së tij. 

Sulmuesit nga Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Rripin e Gazës, një vend i varfër dhe me popullsi të dendur vranë qindra njerëz dhe plagosën qindra të tjerë. Megjithëse Izraeli nuk është i panjohur për sulmet terroriste, sulmi i së shtunës ishte i paprecedentë. Kjo për shkak të mungesës së paralajmërimit.

Ushtria izraelite, një nga më modernet në botë, e pa veten të pasigurt. Për dekada ky vend krenohet me një nga forcat e armatosura më mbresëlënëse në botë dhe një agjenci mjaft të fortë të inteligjencës. Pyetjet për autoritetet izraelite janë tashmë të shumta.

Kanë kaluar më shumë se 17 vjet që kur një ushtar izraelit kapej si rob lufte në një sulm në territorin izraelit. Izraeli nuk e ka parë këtë lloj infiltrimi në bazat e tij ushtarake dhe në qytete që nga luftimet për luftën e pavarësisë të vitit 1948. Tani, si mundi një grup terrorist, i një prej enklavave më të varfra të botës të arrinte të kryente një sulm kaq shkatërrues?

“I gjithë sistemi dështoi. Nuk është vetëm një komponent. Është e gjithë arkitektura e mbrojtjes që me sa duket nuk arriti të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për civilët izraelitë. Ky është një moment i tipit Pearl Harbor për Izraelin”, tha për CNN, Jonathan Conricus, një ish-zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka shmangur vazhdimisht pyetjet nëse ngjarjet e së shtunës përbëjnë një dështim të inteligjencës. Zëdhënësi ushtarak nënkoloneli Richard Hecht i tha CNN se Izraeli ishte i fokusuar në luftën aktuale dhe mbrojtjen e jetëve të civilëve.

“Ne do të flasim për atë që ndodhi më pas”, tha Hecht. Rastësi apo e menduar, sulmet erdhën një ditë pas 50-vjetorit të një tjetër konflikti të paparashikuar, kur një koalicion i shteteve arabe nisi një sulm të befasishëm kundër Izraelit në Yom Kippur, ditën më të shenjtë të kalendarit hebre, në 1973. Edhe ky sulm i fundit ishte surprizë për Izraelin, tha ish-kryeministri Naftali Bennett për CNN.

“Në historinë ushtarake ka gjithmonë surpriza të mëdha, Pearl Harbor, Barbarossa, Yom Kippur. Në fund të fundit, inteligjenca vetëm mund të shkojë kaq larg”, tha Bennett. Që kur Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005, ka shpenzuar miliarda dollarë për të siguruar kufirin nga sulmet e palestinezëve. Ai ka ngritur një sistem për të neutralizuar çdo sulm që vjen nga Gaza, ka ndaluar terroristët të përpiqen të kalojnë kufirin nga ajri ose nëntoka duke përdorur tunele. Për të ndaluar sulmet me raketa, Izraeli ka përdorur Iron Dome, një sistem efektiv mbrojtës raketor i zhvilluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Izraeli gjithashtu shpenzoi qindra miliona dollarë për ndërtimin e një sistemi kufitar me sensorë dhe mure nëntokësore, i cili, sipas Reuters, përfundoi në fund të vitit 2021. Zyrtarët izraelitë tashmë shohin se si dështuan këto sisteme. Që nga mëngjesi i së shtunës, Izraeli tha se Hamasi kishte lëshuar 2200 raketa, megjithëse nuk dha shifra se sa prej tyre u neutralizuan në ajër. Zyrtarët nuk kanë komentuar as nëse gardhi kufitar e bëri punën e vet.

Aaron David Miller, një ish-negociator i Departamentit të Shtetit për çështjet e Lindjes së Mesme, i tha CNN se komunitetet izraelite pranë Gazës se “natyrisht nuk ishin të mbrojtura siç duhet”. Mënyra se si Izraeli do të përgjigjet ka të ngjarë të përfshijë më shumë sesa thjesht përforcime kufitare. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë filluar tashmë sulmet ajrore ndaj Gazas duke synuar infrastrukturën e Hamasit, por edhe duke shkaktuar qindra të vdekur dhe të plagosur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të “përgjigjet me zjarrin e një përmase që armiku nuk e ka njohur”. Ndërsa zyrtari më i lartë i ngarkuar me aktivitetet në territoret palestineze, gjeneralmajor Ghassan Alian, tha se Hamasi kishte “hapur portat e ferrit.”

Marrë dhe përshtatur nga CNN

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen