LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Analiza: A po e prish marrëveshja me Uashingtonin njëzëshmërinë brenda elitës së Iranit?

Sfida e parë erdhi nga Asambleja e Ekspertëve, organi klerikal që mbikëqyr udhëheqësin suprem

3 Korrik 2026, 07:19 Nga E.d
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Analiza: A po e prish marrëveshja me
Foto ilustruse

Dy incidente të pazakonta, që ndodhën brenda ditësh, kanë zbuluar se sa i diskutueshëm është bërë brenda vetë udhëheqjes iranian memorandumi i mirëkuptimit mes Teheranit me Uashingtonit, vetëm pak muaj pasi Mojtaba Khameneit e mori detyrën si udhëheqës suprem.

Sfida e parë erdhi nga Asambleja e Ekspertëve, organi klerikal që mbikëqyr udhëheqësin suprem. Gjashtëdhjetë e tre nga 88 anëtarët e saj publikuan një deklaratë më 29 qershor, duke u bërë thirrje negociatorëve të qëndrojnë të palëkundur ndaj "vijave të kuqe" të përcaktuara nga Khamenei.

Edhe pse deklarata i ishte drejtuar "popullit të Iranit", teksti lexohej më shumë si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për ekipin negociator.

Vetëm pak orë më vonë, sekretariati i Asamblesë nxitoi të sqarojë se deklarata nuk përfaqësonte qëndrimin zyrtar të institucionit, duke e cilësuar atë si "të pazakontë dhe jotradicionale". 

Ndërkohë, një ditë më vonë, transmetuesi shtetëror IRIB ndërpreu papritur një intervistë të regjistruar paraprakisht me kryetarin e Parlamentit dhe negociatorin kryesor, Mohammad Baqer Qalibaf, pikërisht në momentin kur ai po fliste për zhbllokimin e aseteve iraniane sipas memorandumit të mirëkuptimit.

Zyra për media e Parlamentit bëri të ditur se regjistrimi ishte dorëzuar më shumë se dy orë para transmetimit dhe se nuk ishte kërkuar asnjë koordinim paraprak lidhur me ndërprerjen. Incidenti ushqeu menjëherë thashethemet se drejtues të lartë të IRIB-it e kundërshtojnë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara dhe po përpiqen ta minojnë ekipin negociator.

Analistët që ndjekin ekuilibrin e fraksioneve të brendshme në Iran thonë se të dy episodet, ndonëse të ndryshme në formë, pasqyrojnë të njëjtin realitet themelor: Meqë autoriteti personal i udhëheqësit të ndjerë suprem, ajatollah Ali Khamenei, që nuk është më i disponueshëm për të imponuar disiplinë, institucionet vendase po testojnë se sa hapësirë kanë për të formësuar narrativin.

"Mund t’i lexojmë dy mesazhe të ndryshme nga kjo", tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë analisti politik me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Babak Dorbeiki, duke komentuar deklaratën e Asamblesë. 

Sipas Dorbeikit, në planin e jashtëm, kjo trysni i shërben Mojtaba Khameneit; duke ardhur në pushtet përmes një procesi pasues të ndërmjetësuar nga aparati i sigurisë dhe pa një bazë të pavarur pushteti, kjo i mundëson atij ta lërë Uashingtonin ta kuptojë se i ka duart e lidhura, ndërsa fakti që deklarata nuk është zyrtare ia ruan hapësirën për manovrim. Brenda vendit, kjo tregon për ashpërsim të garës mes fraksioneve.

"Praktikisht është zëri i të gjithë institucionit", tha Dorbeiki për 63 nënshkrimet, duke shtuar se publikimi jozyrtar mund të ketë qenë i qëllimshëm, pasi një deklaratë kaq e drejtpërdrejtë institucionale nuk do të ishte miratuar kurrë nga sekretariati në mes të negociatave.

Ai e përshkroi përplasjen më të thellë si një betejë midis një rryme ideologjike, të lidhur me aparatin e sigurisë brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila deri vonë gëzonte ndikim të jashtëzakonshëm, dhe një krahu më pragmatik e realist të udhëheqjes, i cili tani po fiton terren.

Linja e ashpër ka qenë duke e shqyrtuar me kujdes marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, edhe Uashingtoni ka vëzhguar se si po reagojnë zyrtarët iranianë ndaj saj.

Ata këmbëngulin se Irani nuk duhej të kishte negociuar fare dhe i akuzojnë negociatorët iranianë se kanë fshirë çdo përfitim që ishte arritur pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë bombardimesh kundër Republikës Islamike më 28 shkurt.

Zërat më të moderuar, përfshirë shumë konservatorë, e hedhin poshtë këtë interpretim, duke argumentuar se memorandumi i mirëkuptimit i sjell Iranit përfitime dukshëm më të mëdha sesa Shteteve të Bashkuara. 

Një pyetje qendrore, sipas komentatorit me bazë në Francë, Reza Alijani, është nëse udhëheqësi i ri suprem do t'i mbështesë plotësisht negociatorët e tij apo, ashtu si babai i tij, do të përpiqet t'i mbajë të kënaqura të gjitha fraksionet.

Alijani vuri në dukje se, ndërsa deklaratat e para të Khameneit të ri pas ardhjes në pushtet ishin të mbushura me gjuhë modeste dhe vetëpërmbajtëse, komentet më të fundit tregojnë se ai po thekson se ishte ai personalisht që "lejoi" ekipin të negocionte.

Duke pasur parasysh moshën relativisht të re të Khameneit, 56 vjeç, Alijani argumentoi se do të duhet kohë që ai të fitojë autoritetin absolut që babai i tij dikur ushtronte.

Deri atëherë, udhëheqësi i ri ka të ngjarë të ruajë qasjen e kushtëzuar dhe me dy drejtime të babait të tij ndaj Perëndimit: duke autorizuar bisedimet, dhe njëkohësisht duke tentuar t'i mbajë elementët e vijës së ashpër brenda sistemit dhe jo të tjetërsuar prej tij.

Në fund, përplasja mbi marrëveshjen SHBA-Iran ka pushuar së qeni një garë e thjeshtë mes reformistëve dhe vijës së ashpër. Përkundrazi, ajo është shndërruar në një provë me pasoja të mëdha për të parë se sa liri të pavarur veprimi besojnë se mund të ushtrojnë tani institucionet iraniane – qofshin ato klerikale, ushtarake apo mediatike – në mungesë të një qendre të vetme dhe të padiskutueshme autoriteti./REL

iran shba marreveshje

Sondazh

Poll

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!