2 Korrik 2026, 17:33
Nga G.M
Pamje
RUSI- Forcat ruse nisën një sulm të madh me dronë dhe raketa në Kiev gjatë natës, duke shkaktuar një numër të madhë viktimash. Sulmi ka vrarë 20 persona dhe është përshkruar nga autoritetet vendase si më masivi deri më sot.
Mësohet se rreth 90 persona u plagosën. Autoritetet njoftuan se një stacion ambulance ishte midis vendeve të goditura nga sulmet dhe e shpalli të premten ditë zie. Edhe pse sulmet e mëparshme kanë vrarë më shumë njerëz, kjo breshëri e fundit përdori numrin më të madh të armëve në kryeqytet dhe goditi vende në një zonë shumë të gjerë të Kievit. Disa lagje u evakuan ndërsa sulmet tronditën ndërtesat në të gjithë qytetin, disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitej për një sulm.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, Moska dhe forcat e saj goditën ato që i quajti uzina ushtarake në hakmarrje ndaj sulmeve ndaj infrastrukturës civile ruse. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia do të vazhdojë të rrisë presionin mbi regjimin e Kievit në mënyrë që të arrijë qëllimet e saj të vendosura. Ukraina akuzoi Moskën për shënjestrimin e zonave civile dhe tha se do të ishte gabim të barazoheshin veprimet e agresorit dhe një vendi që mbron veten.
“Fëmijët ishin midis numrit të konsiderueshëm të viktimave,” tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.
Autoritetet e metrosë së Kievit thanë se 52,500 njerëz, përfshirë 4,500 fëmijë, u strehuan në stacionet nëntokësore gjatë natës, që sipas tyre ishte numri më i lartë në vitet e fundit. Ndër vendet e goditura nga sulmet ishte një bllok apartamentesh shumëkatëshe në bregun e majtë të qytetit, në lagjen Darnitskyi në juglindje të Kievit, ku dy raketa shkaktuan shkatërrime./Dosja.al
kiev moska
Bota
2 Korrik 2026, 15:46
G.M
Foto ilustruese
GJERMANI- Zyra e prokurorit federal të Gjermanisë ngriti këtë të enjte një aku...
Bota
2 Korrik 2026, 15:30
G.M
Pamje
DAMASK-Një shpërthim i fuqishëm tronditi qendrën e Damaskut pranë Pallatit të Drejtësisë, duke shkaktuar t&eu...
Bota
2 Korrik 2026, 15:09
G.M
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi sot vendimet e qeverisë për reformat në sistemin e pensioneve dhe tak...
Bota
2 Korrik 2026, 08:15
E.d
Foto ilustruse
Në pamje të parë, rruga Valiasr - qendra kulturore dhe tregtare e Teheranit - duket si çdo rrugë tjetër e za...
Bota
1 Korrik 2026, 22:23
G.M
SHBA- Një helikopter ushtarak MH-60S Seahawk i Marinës Amerikane u përpoq të bënte ulje të detyruar dit&eum...
Bota
1 Korrik 2026, 21:15
G.M
Donald Trump
SHBA- Uashingtoni njoftoi sonte se nuk do ta rinovojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kanad...
Bota
1 Korrik 2026, 20:52
G.M
Foto
VENEZUELË- Dy tërmetet që goditën Venezuelën ditën e shtunë më 24 qershor shkaktuan një numër të...
Bota
1 Korrik 2026, 18:11
G.M
MEKSIKË- Festimet masive për fitoren e Meksikës ndaj Ekuadorit, që i siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt t&eu...
Bota
1 Korrik 2026, 17:46
G.M
Foto
SHBA- Shtetet e Bashkuara nënshkruan sot një marrëveshje për të ndërtuar ambasadën e ty...
Bota
1 Korrik 2026, 17:34
G.M
Erdogan
TURQI- Pesë vjet pas një krize të madhe diplomatike të shkaktuar nga një kërkesë e dhjetë ambasadorëve...