LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Shefi i IAEA: Irani mund të fillojë pasurimin e uraniumit për një bombë bërthamore brenda disa muajsh

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se sulmet amerikane në tre site iraniane fundjavën e kaluar kishin shkaktuar dëme të rënda, por jo totale, duke kundërshtuar pretendimin e Donald Trump se objektet bërthamore të Iranit ishin shkatërruar plotësisht.

29 Qershor 2025, 10:58 Nga E. D
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Shefi i IAEA: Irani mund të
Rafael Grossi

IRAN- Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ka deklaruar se Irani ka kapacitetin për të filluar përsëri pasurimin e uraniumit dhe për të ndërtuar një bombë bërthamore brenda pak muajsh. Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se sulmet amerikane në tre site iraniane fundjavën e kaluar kishin shkaktuar dëme të rënda, por jo totale, duke kundërshtuar pretendimin e Donald Trump se objektet bërthamore të Iranit ishin shkatërruar plotësisht.

"Sinqerisht, nuk mund të pretendohet se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka asgjë atje", tha Grossi të shtunën.

Izraeli sulmoi bazat bërthamore dhe ushtarake në Iran më 13 qershor, duke pretenduar se Irani ishte afër ndërtimit të një arme bërthamore. SHBA-të më vonë iu bashkuan sulmeve, duke hedhur bomba në tre nga objektet bërthamore të Iranitm Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Që atëherë, shkalla e vërtetë e dëmit ka qenë e paqartë. Të shtunën, Grossi i tha CBS News, partnerit mediatik amerikan të BBC-së, se Teherani mund të ketë brenda pak muajsh disa kaskada centrifugash që do të rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar.

Ai shtoi se Irani ende zotëronte kapacitete industriale dhe teknologjike, kështu që nëse dëshirojnë, do të jenë në gjendje të fillojnë ta bëjnë këtë përsëri, IAEA nuk është organi i parë që sugjeron se aftësitë bërthamore të Iranit mund të vazhdojnë ende më herët këtë javë, një vlerësim paraprak i Pentagonit i publikuar zbuloi se sulmet amerikane ndoshta vetëm sa e kanë vonuar programin me muaj.

Trump u kundërpërgjigj me tërbim duke deklaruar se centralet bërthamore të Iranit ishin shkatërruar plotësisht dhe akuzoi median për një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori. Për momentin, Irani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim. Nga ana tjetër, Irani ka dërguar mesazhe kontradiktore mbi dëmet e shkaktuara.

Në një fjalim të enjten, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se sulmet nuk kishin arritur asgjë domethënëse. Megjithatë, ministri i jashtëm Abbas Araghchi tha se ishte shkaktuar dëm "i tepërt dhe serioz". Marrëdhënia tashmë e tendosur e Iranit me IAEA-n u sfidua më tej të mërkurën, kur parlamenti i tij vendosi të pezullojë bashkëpunimin me mbikëqyrësin atomik, duke akuzuar IAEA-n se po mban anën e Izraelit dhe SHBA-së.

Të dy vendet sulmuan Iranin pasi organi i OKB-së muajin e kaluar zbuloi se Teherani kishte shkelur detyrimet e tij për mospërhapje për herë të parë në 20 vjet. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe vetëm për përdorim civil. Pavarësisht refuzimit të Iranit për të punuar me organizatën e tij, Grossi tha se shpresonte që ai ende të mund të negocionte me Teheranin.

"Duhet të ulem me Iranin dhe ta shqyrtoj këtë çështje, sepse në fund të fundit, e gjithë kjo çështje, pas sulmeve ushtarake, do të duhet të ketë një zgjidhje afatgjatë, e cila nuk mund të jetë veçse një zgjidhje diplomatike", tha ai.

Sipas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, Iranit nuk i lejohej të pasuronte uranium mbi pastërtinë 3.67% niveli i kërkuar për karburant për centralet bërthamore komerciale  dhe nuk i lejohej të kryente asnjë pasurim në uzinën e tij Fordo për 15 vjet.

Megjithatë, Trump e braktisi marrëveshjen gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2018, duke thënë se ajo bëri shumë pak për të ndaluar një rrugë drejt një bombe dhe rivendosi sanksionet e SHBA-së.

Irani u hakmor duke shkelur gjithnjë e më shumë kufizimet  veçanërisht ato që lidheshin me pasurimin. Ai rifilloi pasurimin në Fordo në vitin 2021 dhe kishte grumbulluar mjaftueshëm uranium të pasuruar 60% për të prodhuar potencialisht nëntë bomba bërthamore, sipas IAEA-s.

rafael grossi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet