Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, miqësinë e përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë.
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, të shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin në institucionet euro-atlantike dhe organizata e mekanizma ndërkombëtarë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, miqësinë e përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë.
Ai theksoi se mbështetja e SHBA-së është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. Gjithashtu përsëriti qëndrimin e shtetit të Kosovës, mbështetur edhe në garancinë e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit falënderoi senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters për angazhimin e tyre personal në proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në çlirimin, shtetndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Kryetari Konjufca dhe senatorët amerikanë konstatuan se marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-së është speciale dhe shprehën përkushtimin për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e së dielës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk pranoi t&...
Alexis Tsipras GREQI- Alexis Tsipras në një deklaratë për mediat mori përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor pas p&...
Foto ilustruese TANZANI- Autoritetet në Tanzani kanë zbuluar një rrjet të trafikimit të organeve. Mediat e huaja raportojnë ...
Mali ZVICËR- Trupat e tre alpinistëve holandezë, u gjetën ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se po punohej për gje...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka postuar në llogarinë e tij në Twitter, një ...
Tim Scott SHBA- Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott nisi sot zyrtarisht fushatën e tij presidenciale në SHBA. Ai tha se Biden dhe ...
Kokaina ITALI- Mësuesit shmangën më të keqen në një kopsht fëmijësh në Isola di Capo Rizzuto, në Ka...
Whatssapp SHBA- Aplikacioni 'WhatsApp' u ka dhënë përdoruesve një nga veçoritë e tij më të pritura, aftësin&...
Rishi Sunak JAPONI- Gjatë vizitës së tij në Japoni ku u mbajt samiti i G7 dhe u diskutuan sanskionet ndaj Rusisë, kryeministri br...
David Hunter BRITANI- Autoritetet britanike kanë nisur procedim penal ndaj pensionistit britanik David Hunter i cili akuzohet se ka vrarë bashk&...