LIVE UPDATES
Bota

Konjufca: Shumicës i mungon vullneti për zgjedhje të reja përmes dorëheqjes së Qeverisë

Opozita e vendit, përfshirë disa nga partitë më të mëdha si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i kanë kërkuar së fundmi Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti të japë dorëheqje.

29 Mars 2024, 15:24 Nga N.F
Konjufca: Shumicës i mungon vullneti për zgjedhje të reja
Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të premten se shumica nuk ka vullnet për ta çuar vendin në zgjedhje të reja të parakohshme, sepse “nuk ka arsye” që Qeveria të japë dorëheqje.

“Ky është një rast i rrallë ku të gjitha partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje, por nuk po arrijnë ta bëjnë këtë gjë”, tha për gazetarë Konjufca, i cili vjen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Opozita e vendit, përfshirë disa nga partitë më të mëdha si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i kanë kërkuar së fundmi Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti të japë dorëheqje. Ato duan largimin e Qeverisë Kurti për shkak të, siç thonë, dështimeve të vazhdueshme të saj, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në politikën e jashtme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për REL-in më 19 mars se për partinë e tij “është njësoj”.

“Nuk kam unë problem për asnjërin variant... Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, tha ai.

Megjithatë, deri tani ka munguar pajtimi për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk po duket që është punë e frikës, por mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje të Qeverisë. Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar”, tha Konjufca.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka 56 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse, ndërsa tri partitë opozitare kanë 42. Dy janë të pavarur, ndërsa të tjerët u takojnë partive më të vogla ose komuniteteve pakicë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë këtë javë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Qeveria duhet të japë dorëheqje.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha për Radion Evropa e Lirë se partia e saj mbështet idenë që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Mandati katërvjeçar i Qeverisë së tanishme përfundon marsin e ardhshëm. Por, Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu” në Prishtinë beson se, me njërin ose tjetrin opsion, vendi do të shkojë në zgjedhje më së largu deri në shtatorin e këtij viti.

Demhasaj, njohësi i zhvillimeve politike tha për REL-in se “problematizimi” i çështjes se si vendi mund të dërgohet në zgjedhje të parakohshme, është “lojë politike” e partisë në pushtet dhe opozitës. Sipas tij, Lëvizjes Vetëvendosje i përshtatet që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes marrëveshjes së partive politike për shpërndarje të Kuvendit.

Marrë nga REL

kosova qeveria konjufca

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj