All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Koreja e Veriut kërcënon me “asgjësim” Korenë e Jugut dhe SHBA-në

Muajve të fundit, Koreja e Veriut ka rritur retorikën luftënxitëse në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të kryera nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut.

1 Janar 2024, 12:12 Nga I.A
Koreja e Veriut kërcënon me “asgjësim” Korenë e
Kim Jong Un
All - Paragraf - 1

KOREJA E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se ushtria e tij “duhet t'i asgjësojë tërësisht” Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut nëse provokohet, raportoi media shtetërore më 1 janar, pasi ai u zotua se do të forcojë mbrojtjen kombëtare për t’u përballur me atë që e quajti konfrontim të paprecedent të udhëhequr nga SHBA-ja.

Muajve të fundit, Koreja e Veriut ka rritur retorikën luftënxitëse në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të kryera nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut. Ekspertët presin që Kim të vazhdojë të përshkallëzojë retorikën dhe testimet e armëve, sepse ai ka të ngjarë që beson se shfrytëzimi i situatës kur tensionet janë të larta me SHBA-në, do të mund të rezultojë me koncesione nga Uashingtoni nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, fiton zgjedhjet presidenciale amerikane që do të mbahen në nëntor.

Gjatë një takimi pesëditor të partisë në pushtet, Kim tha se ai do të lansojë edhe tre satelitë ushtarakë të spiunazhit, do të prodhojë më shumë materiale bërthamore dhe do të zhvillojë më shumë dronë sulmues gjatë këtij viti. Vëzhguesit thanë se këto janë përpjekje të liderit verikorean që të nxjerrë më shumë koncesione gjatë bisedimeve diplomatike në të ardhmen me SHBA-në.

Gjatë një takimi me ushtrinë, Kim tha se “ushtria jonë duhet të jetë në gjendje që të japë një goditje për asgjësim të tërësishëm, duke mobilizuar mjetet tona më të fuqishme” nëse shteti përballet me konfrontim apo provokime, raportoi media shtetërore KCNA.

Gjatë adresimit për Vitin e Ri, presidenti jugkorean, Zoon Suk Yeol, tha të hënën se ai do të forcojë aftësinë parandaluese të ushtrisë së tij, aftësinë për të kryer sulme hakmarrëse dhe mbrojtëse për shkak të kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut.

Ndërkaq, pas fjalimit të Kimit, Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut paralajmëroi kundër çfarëdo përpjekjeje të Veriut për të përdorur armë bërthamore. Kjo ministri tha se forcat e Koresë së Jugut dhe SHBA-së do t’i kundërpërgjigjeshin këtyre përpjekjeve që do të rezultonin me fundin e Qeverisë së Kimit.

Ekspertët kanë thënë se përleshje ushtarake, në shkallë të vogël, mes Koresë së Veriut dhe Jugut mund të ndodhin gjatë këtij viti përgjatë kufirit mes dy shteteve. Ata kanë thënë se presin që Veriu të kryejë testime të raketave balistike ndërkontinentale, që mund të arrijnë në tokën amerikane, por edhe testime të armëve të tjera të reja.

Që nga viti 2022, Koreja e Veriut ka kryer mbi 100 testime të raketave, duke shtyrë SHBA-në dhe Korenë e Jugut të zgjerojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Veriu po ashtu ka tentuar të forcojë raportet me Kinën dhe Rusinë, dy shtete që kanë bllokuar përpjekjet e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ashpërsuar sanksionet nga Koresë së Veriut lidhur me testimet e armëve.

Vlerësimet për madhësinë e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut variojnë nga 20-30 bomba deri në 100. Shumë ekspertë të huaj kanë thënë se Koreja e Veriut ka teknologji për të prodhuar raketa balistike ndërkontinentale bërthamore me rreze të gjatë veprimi, edhe pse raketat me rreze të shkurtër veprimi që ka, mund të arrijnë Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Marrë nga REL

kim jong un zoon suk yeol

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë