LIVE UPDATES
Bota

Helikopterët amerikanë godasin rebelët Houthi, pasi ata sulmojnë një anije mallrash në Detin e Kuq

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha se ekuipazhi i luftanijes USS Gravely fillimisht rrëzoi dy raketa balistike pasi anija Maersk Hangzhou me flamur të Singaporit njoftoi se ishte goditur nga një raketë të shtunën në mbrëmje, ndërsa lundronte në pjesën jugore të Detit të Kuq.

1 Janar 2024, 09:06 Nga I.A
Helikopterët amerikanë godasin rebelët Houthi, pasi ata
Foto Ilustruese

SHBA- Ushtria amerikane tha të dielën se forcat e saj hapën zjarr ndaj rebelëve Houthi pasi ata sulmuan një anije mallrash në Detin e Kuq, duke vrarë disa prej tyre në një përshkallëzim të konfliktit detar të lidhur me luftën në Gazë.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha se ekuipazhi i luftanijes USS Gravely fillimisht rrëzoi dy raketa balistike pasi anija Maersk Hangzhou me flamur të Singaporit njoftoi se ishte goditur nga një raketë të shtunën në mbrëmje, ndërsa lundronte në pjesën jugore të Detit të Kuq.

Më pas, katër varka të vogla sulmuan të njëjtën anije mallrash me armë të lehta të dielën herët dhe rebelët u përpoqën të hipnin në anije, tha Marina amerikane.

Më pas, USS Gravely dhe helikopterët nga aeroplanmbajtësja USS Dwight D. Eisenhower iu përgjigjën thirrjes së alarmit të anijes Maersk Hangzhou dhe bënë paralajmërime me autoparlant për autorët e sulmit, të cilët reaguan duke qëlluar mbi helikopterët.

"Helikopterët e marinës amerikane u përgjigjën me zjarr për vetëmbrojtje", duke fundosur tre nga katër varkat dhe duke vrarë personat në bordin e tyre, ndërsa anija e katërt u largua nga zona, tha Komanda Qendrore e SHBA-së.

Nuk pati njoftime për dëmtim të personelit apo pajisjeve të Shteteve të Bashkuara dhe as viktima nga anija e mallrave.

Rebelët Houthi pranuan se 10 nga luftëtarët e tyre u vranë dhe paralajmëruan për pasojt.
Ishte sulmi i 23-të i paligjshëm nga ky grup ndaj mjeteve të transportit ndërkombëtar që nga 19 nëntori, tha Komanda Qendrore.

Ishte hera e parë që Marina e SHBA-së konfirmonte se personeli i saj kishte vrarë luftëtarë Houthi që nga fillimi i sulmeve në Detin e Kuq. Për më shumë se një muaj, rebelët e mbështetur nga Irani kanë marrë përgjegjësinë për sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq që ata thonë se ose janë të lidhura me Izraelin ose shkojnë në portet izraelite. Ata thonë se sulmet e tyre kanë si objektiv që t’i jepet fund ofensivës izraelite ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që filloi pas sulmit të Hamasit në 7 tetor në Izraelin jugor.

Gjigandi i anijeve me bazë në Danimarkë, Maersk, pronar i Maersk Hangzhou, tha të dielën se do të pezullojë përsëri transportin përmes Detit të Kuq pas dy sulmeve ndaj anijes së saj të mallrave.

Të shtunën, komandanti më i lartë i forcave detare të SHBA-së në Lindjen e Mesme tha se rebelët Houthi nuk kanë treguar asnjë shenjë se do të ndalin sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq edhe pse është rritur numri i vendeve që i janë bashkuar misionit ndërkombëtar detar për mbrojtjen e anijeve dhe trafiku në rrugët ujore dhe tregtare po intensifikohet.

Në fillim të këtij muaji, Uashingtoni njoftoi krijimin e një koalicioni të ri ndërkombëtar për të mbrojtur anijet që udhëtojnë përmes rrugëve ujore. Britania, Bahreini, Kanadaja, Franca, Italia, Holanda, Norvegjia, Sejshelle dhe Spanja janë gjithashtu pjesë e misionit të ri të sigurisë detare.

Që kur Pentagoni ndërmori Operacionin “Prosperity Guardian” për t'iu kundërvënë sulmeve pak më shumë se 10 ditë më parë, 1200 anije tregtare kanë udhëtuar nëpër rajonin e Detit të Kuq dhe asnjë nuk është goditur nga sulmet me dron ose raketa, tha zëvendës-adm. Brad Cooper në një intervistë për agencinë Associated Press.

Marrë nga VOA

houthi

Sondazh

Poll
Bota 31 Dhjetor 2023, 21:47 I.A

Mali i Zi gjatë vitit 2023

MALI I ZI- Gjatë vitit 2023 Malin e Zi e përshkoi kriza institucionale, mungesa e progresit në reformën e drejtësisë, ngadal&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj