Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por mbështetja e SHBA-së për aleatin e saj më të afërt në Lindjen e Mesme tani po kritikohet, pasi Hamasi kreu sulmin terrorist më 7 tetor në Izrael.
SHBA- Ndërsa Presidenti Joe Biden po përpiqet ta përqendrojë vëmendjen gjatë vitit 2023 tek rivaliteti strategjik SHBA-Kinë dhe lufta në Ukrainë, gjakderdhja në Gazë po kërcënon një përhapje më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, politika e jashtme e Presidentit Biden po shkakton kritika mes votuesve amerikanë ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2024.
Dhuna në Gazë dhe lufta në Ukrainë e po shënojnë një fund viti të trazuar dhe të përgjakshëm, si dhe kanë vënë në sprovë qëllimet e politikës së jashtme të Presidentit Joe Biden.
“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat amerikane janë ato që mbajnë Amerikën, të sigurt. Vlerat amerikane janë ato që na bëjnë një partner me të cilin vendet e tjera duan të punojnë”, thotë Presidenti Biden.
Presidenti Biden ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj gati dyvjeçare kundër agresionit të Moskës. Por, përkrahja e mëtejshme amerikane është bllokuar nga republikanët që kërkojnë politika më të ashpra për të mbrojtur kufirin e Shteteve të Bashkuara.
Sa i përket Kinës, Presidenti Biden ka arritur të menaxhojë një rivalitet intensiv pa u futur në konflikt, duke i bërë trysni Pekinit veçanërisht në konkurrencën dhe sigurinë e teknologjisë së lartë, duke forcuar aleancat në Evropë dhe me vendet e Indo-Paqësorit.
“Kemi katër baza të reja në Filipine që mund t'i përdorim. Ne mund të ndihmojmë të afrojmë Japoninë dhe Korenë e Jugut. NATO tani ka një mision në Indo-Paqësor, diçka që ende po merr formë, por është qartësisht e pranishme. Nëpërmjet partneriteteve me Australinë, Britaninë, Indinë, Japoninë të njohura si AUKUS apo Quad, ne kemi pasur sukses të madhë”, thotë Robert Daly, drejtor i Institutit Kissinger pranë Qendrës Wilson për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, udhëheqja amerikane është vënë në pah në shumë rajone.
“Unë pres që vitin e ardhshëm të kemi përparime të tjera dhe të përshpejtojmë të gjitha këto ndryshime”, thotë z. Kirby.
Por mbështetja e SHBA-së për aleatin e saj më të afërt në Lindjen e Mesme tani po kritikohet, pasi Hamasi kreu sulmin terrorist më 7 tetor në Izrael.
Sulmet hakmarrëse të Izraelit kundër Hamasit, grupit që është përcaktuar si terrorist nga SHBA-ja kanë shkaktuar shumë viktima civile në Rripin e Gazës, duke nxitur zemërim në botën arabe dhe duke kërcënuar stabilitetin e rajonit, veçanërisht nëse grupe që kanë përkrahjen e Iranit si Hezbollahu i bashkohen luftës.
Përveç kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit, lufta në Gazë është një tjetër barrë e politikës së jashtme ndërsa Presidenti Biden përgatitet për fushatën zgjedhore të vitit 2024.
“Publiku sinqerisht është i lodhur nga një politikë e jashtme që luan rolin e një aktivisti. Ajo që po shohim është se ndërsa SHBA vazhdon mbështetjen për të gjitha qëllimet e axhendës së politikës së jashtme, kjo vetëm sa do të bëhet gjithnjë e më e vështirë në ditët përpara”, thotë Emma Ashford, analiste nga Qendra Stimson, një organizatë që merret me politikë të jashtme dhe promovon sigurinë ndërkombëtare.
Zakonisht amerikanët zakonisht nuk vendosin se për kë të votojë në varësi të politikës së jashtme, megjithatë përkrahja e zotit Biden për Ukrainën dhe Izraelin dhe kërcënimi për një luftë tjetër në Evropë ose Lindjen e Mesme po i shqetëson shumë amerikanë.
Veçanërisht ndërsa rivali i tij i mundshëm, ish-presidenti republikan Donald Trump, po pretendon se politika e tij e jashtme për ta vënë Amerikën të parën në axhendë, para çështjeve të politikës së jashtme, e mbajti vendin të sigurt dhe të begatë ndërsa ai ishte në detyrë.
Marrë nga VOA
MALI I ZI- Gjatë vitit 2023 Malin e Zi e përshkoi kriza institucionale, mungesa e progresit në reformën e drejtësisë, ngadal&eum...
AUSTRALI- Sidnei në Australi dhe Oklandi në Zelandën e Re, ishin ndër qytetet e para të mëdha në botë që prit&eum...
foto ilustruese LONDËR- Nata e Vitit të Ri është një periudhë për njerëzit në të gjith&eu...
foto ilustruese SHBA- Nëse jeni gati për të kaluar në mënyrë madhështore, të ndritshme dhe të ...
Venecia ITALI- Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona. Një vendim i tillë k...
Foto ilustruese Qytetërimet nëpër botë kanë festuar fillimin e çdo viti të ri për të paktën katër ...
John Pilger SHBA- Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare gazetari australian John Pilger. Një zë kritik i poli...
Gypsy Rose BRITANI-Gypsy Rose Blanchard është parë për herë të parë që nga lirimi nga burgu. Fotografët pan&eu...
Gjermani GJERMANI- Oficerët e policisë të armatosur rëndë kanë rrethuar Katedralen e Këlnit, ku kardinali Rainer Maria ...
Izrael IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të shtunën se lufta e vendit të tij ndaj Hamasit në Rripin e Gazë...