LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut e teston një raketë balistike me rreze të mesme veprimi

Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke bërë përpjekje ta avancojë armatimin që ka për qëllim arritjen e caqeve të largëta amerikane në Paqësor.

2 Prill 2024, 10:06 Nga M.B
Koreja e Veriut e teston një raketë balistike me rreze të mesme
Një program lajmesh në Seul e transmeton pamje të një rakete të shkrepur nga Koreja e Veriut, 2 prill 2024.

KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut e ka shkrepur dhe testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi në ujërat e bregdetit të vet lindor të martën, tha ushtria e Koresë së Jugut. Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke bërë përpjekje ta avancojë armatimin që ka për qëllim arritjen e caqeve të largëta amerikane në Paqësor. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se raketa u lëshua nga një zonë afër kryeqytetit të Koresë së Veriut, Penian, dhe fluturoi rreth 600 kilometra para së të binte në det mes Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Lee Sung Joon, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm, tha se shkrepja e raketës me gjasë e pason testimin që Koreja e Veriut ia bëri një motori me lëndë djegëse të ngurtë, i ndërtuar për një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi. Nëse përsoset, një raketë e tillë mund ta arrijë bazën ushtarake amerikane në Paqësor, Guam, por edhe më larg, thonë ekspertët. Ministria e Mbrojtjes e Japonisë dha më shumë hollësi në vlerësimin e saj, duke thënë se raketa fluturoi rreth 650 kilometra dhe e arriti lartësinë maksimale prej 100 kilometrave, para se të binte në ujërat jashtë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë.

Disa orë pas lëshimit të raketës, Ministria e Mbrojtjes jugkoreane tha se Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kryen stërvitje të kombinuara ajrore mbi ujërat afër ishujve Jeju, në të cilat u përfshi së paku një bombardues bërthamor amerikan, B-52. Muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur zhvendosjen e mjeteve strategjike në rajon, përfshirë aeroplanmbajtës dhe nëndetëse raketore, duke treguar forcën kundër Koresë së Veriut. Ministria e Koresë së Jugut tha se stërvitja e së martës kishte për qëllim përforcimin e përgjigjes së tyre ushtarake kundër kërcënimeve raketore dhe bërthamore nga Veriu.

Kjo ishte shkrepja e parë e një rakete nga Veriu për të cilën dihet prej 18 marsit, kur lideri verikorean, Kim Jong Un, e udhëhoqi një stërvitje të sistemeve të artilerisë së dizajnuar për ta goditur kryeqytetin e Koresë së Jugut. Koreja e Veriut e ka shtuar testimin e armëve prej fillimit të vitit 2022, në përpjekje për ta modernizuar dhe rritur arsenalin e vet bërthamor dhe raketor. Si përgjigje ndaj saj, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i kanë zgjeruar stërvitjet dhe ushtrimet tripalëshe, duke e përfshirë edhe Japoninë në to.

Ekspertët thonë se me gjasë Kimi dëshiron ta përdorë arsenalin e vet të rritur bërthamor për të siguruar koncensione nga SHBA-ja, si për shembull, lehtësira të mëdha nga sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut. Ata thonë se Koreja e Veriut pritet ta zgjerojë veprimtarinë e testimeve dhe ta shpeshtojë retorikën luftëdashëse këtë vit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut mbajnë zgjedhje të rëndësishme./ REL

korea e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj