LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Kontrabanda e qenieve njerëzore rëndon gjyqësorin gjerman

Kontrabandistët po bëhen gjithnjë e më agresivë. Patrick Rautenberg shikon me kujdes trafikun në A94 afër Mühldorf, pranë kufirit bavarez-austriak. Polici kufitar me përvojë nuk duhet të presë gjatë. Së shpejti shfaqet një minibus i zi me regjistrimeshqiptare. “Ky është një automjet tipik i përdorur nga kontrabandistët,” thotë Rautenberg.

2 Prill 2024, 09:23 Nga h.k
Analiza e DW: Kontrabanda e qenieve njerëzore rëndon gjyqësorin
Foto ilustruese

GJERMANI-Vitin e kaluar numri i rasteve të kontrabandës së refugjatëve në Gjermani u rrit ndjeshëm në landet ku përfundon “rruga ballkanike”.

Kontrabandistët po bëhen gjithnjë e më agresivë. Patrick Rautenberg shikon me kujdes trafikun në A94 afër Mühldorf, pranë kufirit bavarez-austriak. Polici kufitar me përvojë nuk duhet të presë gjatë. Së shpejti shfaqet një minibus i zi me regjistrimeshqiptare. “Ky është një automjet tipik i përdorur nga kontrabandistët,” thotë Rautenberg.

Kolegu i tij shtyp pedalin e gazit. Në fund, ky kontroll ishte i parrezikshëm, siç janë shumica e tyre, shpjegon Rautenberg. Por disa kontrolle shndërrohen në ndjekje të rrezikshme – ndonjëherë me pasoja vdekjeprurëse.

Numri i hyrjeve ilegale në Gjermani u rrit në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2023, anëtarët e Policisë Federale Gjermane regjistruan pothuajse 128.000 kalime ilegale kufitare, që është rreth 39 për qind më shumë se në vitin 2022.

Shumë punë për drejtësinë

Përveç kësaj, shumë oficerë policie raportojnë se kontrabandistët po bëhen më të pamëshirshëm. Kjo rrit rrezikun për refugjatët, për përdoruesit e tjerë të rrugës dhe policinë. Një pasojë tjetër: çdo kontrabandë e konstatuar bëhet një çështje për drejtësinë. Prokuroritë dhe gjykatat në zonat kufitare kanë gjithnjë e më shumë punë – ndonjëherë nuk mund t’i përfundojnë fare rastet në kohë.

Ndërrimi i Rautenberg sot ishte paqësor. Në automjetin tjetër që ai kontrolloi, kishte vetëm një familje me një foshnjë, nuk kishte asnjë kontrabandë. Megjithatë, shumë nga rastet që ai dhe kolegët e tij nga Policia Federale përjetojnë në kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke dhe Austrinë përfundojnë para organeve gjyqësore.

Një rast i tillë është aksidenti pranë Ampfing në rrethin e Mühldorf. Atje, në tetor 2023, shtatë refugjatë vdiqën kur një makinë u përmbys dhe u rrotullua disa herë gjatë një ndjekjeje policore. Ose rasti i kontrabandistit që sulmoi drejtpërdrejt kolegen e Rautenberg. Ajo, duke u hedhur anash, mezi arriti të shpëtojë veten.

Rritja e shkeljeve ligjore

Raste të tilla trajtohen nga Pia Dirnberger, prokurorja e shtetit pranë kufirit në Traunstein. Ajo aktualisht po përgatitet për një gjyq shumëditor kundër një kontrabandisti dhe po shqyrton edhe një herë aktakuzën. Ndër të tjera, kontrabandisti akuzohet se ka kërcënuar refugjatët me armë.

Dirnberger shpenzon gjysmën e kohës së punës në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore. Vjeshtën e kaluar, aq shumë raste të reja mbërritën në departamentin e saj, saqë u desh t’i shpërndanin ato edhe në departamente të tjera.

Në landet ku përfundon “rruga ballkanike” për shumë refugjatë, numri i procedimeve kundër kontrabandistëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Në Bavari, për shembull, numri i procedurave u trefishua midis 2019 dhe 2023. Në Brandenburg, prokurorët kishin 28 për qind më shumë çështje vitin e kaluar sesa në 2022.

Edhe në Saksoni, numri i rasteve të regjistruara të kontrabandës me njerëz pothuajse u dyfishua në të njëjtën periudhë. Gjykata komunale në Pirnë është marrë kohët e fundit pothuajse ekskluzivisht vetëm me rastet e kontrabandës. Kishte mungesë të hapësirës, ​mungesa të përkthyesve, ndërkohë që edhe zyrtarët e gjykatës ishin në kufirin e kapaciteteve të tyre.

Shtohen procedimet penale

Numri i procedimeve penale kundër kontrabandistëve jo vetëm që është rritur, por këto procese po bëhen gjithnjë e më të komplikuara, shpjegon prokurorja, Pia Dirnberger nga Traunstein. Sa më të pamatur të jenë kontrabandistët, aq më i lartë është dënimi në fund.

Të argumentosh me prova, se kontrabandistët kanë rrezikuar njerëz të tjerë kërkon shumë punë. Për shembull, njerëzit që janë kontrabanduar duhet të përshkruajnë të gjitha rreziqet gjatë udhëtimit si dëshmitarë, e për këtë zakonisht nevojiten përkthyes.

Raportet e shumta të ekspertëve janë gjithashtu të ndërlikuara. Qëllimi i të tyre është, për shembull, të dëshmojnë se disa ngarje kontrabande mund të kenë një rezultat fatal. Përveç kësaj, kërkimi i organizatorëve, të cilët kryesisht ndodhen jashtë vendit, është gjithashtu i ndërlikuar. Për hetimet ndërkufitare, duhet të lidhen edhe marrëveshje të veçanta ndërshtetërore për detajet ligjore të bashkëpunimit, thotë Dirnberger.

Pro Asyl: kushte çnjerëzore në kufijtë e jashtëm të BE-së

Është e vështirë të parashikohet se si do të zhvillohen lëvizjet e migracionit drejt Gjermanisë në të ardhmen. Në Brandenburg, sipas zëdhënëses së Policisë së Berlinit, kontrollet e përhershme kufitare kanë rezultuar të jenë të mira. Refugjatët tani më shpesh vendosin të kalojnë kufirin në këmbë, në vend që të hipin në furgonë të stërmbushur.

Organizatat për të drejtat e njeriut, si Pro Asyl, kanë një pikëpamje të ndryshme për zhvillimin e kësaj situate. Kushtet për refugjatët në kufijtë e jashtëm të BE-së po bëhen gjithnjë e më çnjerëzore, thotë zëdhënësja e Pro Asyla Wiebke Judith. Për sa kohë që është kështu dhe për sa kohë që nuk ka rrugë të tjera ligjore për në Gjermani, refugjatët mbeten në duart e kontrabandistëve të pamëshirshëm./DW

gjermani

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen