LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut: Raketa e re hipersonike do të “frenojë” rivalët

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor të Phenianit për t’i kundërshtuar kombet rivale.

7 Janar 2025, 11:01 Nga M.B
Koreja e Veriut: Raketa e re hipersonike do të “frenojë”
Foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut tha të martën se raketa më e fundit që e testoi është raketë e re hipersonike, me rreze të mesme veprimi, e dizajnuar për t’i goditur shënjestrat në Paqësor. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor të Phenianit për t’i kundërshtuar kombet rivale. Të hënën, Ushtria e Koresë së Jugut tha se e vërejti Korenë e Veriut duke e lëshuar një raketë e cila fluturoi 1.100 kilometra para se të binte në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Koreja e Veriut ka demonstruar sisteme të shumta armësh vitin e kaluar, të cilat mund t’i vënë në shënjestër fqinjët e saj, si dhe Shtetet e Bashkuara. Në mesin e armëve të testuara ka pasur edhe raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë. Janë ngritur shqetësime se Veriu mund t’i avancojë edhe më tej aftësitë e veta ushtarake përmes teknologjisë së ofruar nga Rusia, pasi këtu dy vende kanë rritur bashkëpunimin për luftën në Ukrainë.

Në vitet e fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar dhe testuar raketa të ndryshme me rreze të mesme veprimi, të cilat, nëse perfeksionohen, mund ta arrijnë bazën ushtarake të SHBA-së në Guam. Prej vitit 2021, ajo ka testuar amë hipersonike të dizajnuara për të fluturuar të paktën pesë herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit. Qëlllimi i shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së armëve të tilla është t’i bëhet ballë sistemeve rajonale të mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto raketa mund të fluturojnë vazhdimisht me shpejtësinë e njëjtë siç pretendon Veriu.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Kimi e mbikëqyri testimin e raketës të hënën dhe se raketa udhëtoi 1.500 kilometra, duke i arritur dy pika të ndryshme kulmore, 99.8 kilometra dhe 42.5 kilometra, dhe se arriti një shpejtësi 12 herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit, para se ta godiste saktë shënjestër detare.

Lee Sung Joon, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, deklaroi se ushtria koreanojugore beson se Koreja e Veriut po i ekzagjeron aftësitë e sistemit të saj hipersonik, duke theksuar se raketa mbuloi një distancë më të vogël dhe se ajo nuk e arriti një pikë të dytë kulmore në trajektoren e saj.

Sipas Lee, ka mundësi që ky testim ishte vazhdim i një testimi tjetër të një rakete balistike hipersonike me rreze të mesme, i kryer në prill. Ai gjithashtu e vuri në dyshim efikasitetin e përdorimit të këtyre sistemeve në një territor relativisht të vogël si Gadishulli Korean. Ai shtoi se ushtritë e Koresë së Jugut dhe SHBA-së po vazhdojnë ta analizojnë raketën.

Kim Jong Un e përshkroi raketën si arritje thelbësore në qëllimet e tij për ta përforcuar programin mbrojtës bërthamor të Koresë së Veriut, duke e krijuar një arsenal "që askush nuk mund t’i përgjigjet", sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA). Kim e përsëriti se këmbëngulësia e tij për forcimin e arsenalit bërthamor ka për qëllim kundërpërgjigjen ndaj “kërcënimeve të ndryshme të sigurisë të ngritura nga forcat armiqësore”. Por, KCNA nuk përmendi kritika të drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit, Seulit apo Tokios.

Lëshimi i raketës ndodhi gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Seul, ku ai zhvilloi bisedime me aleatët koreanojugorë mbi kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe çështje të tjera. Në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, Blinkeni e dënoi lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut, duke theksuar se kjo veprimtari shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër programeve të armëve të Veriut.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për rritjen e bashkëpunimit midis Koresë së Veriut dhe Rusisë në luftën e Moskës në Ukrainë. Blinken e përshkroi bashkëpunimin ushtarak mes Phenianit dhe Moskës si "rrugë dypalëshe", duke thënë se Rusia i ka ofruar pajisje ushtarake dhe trajnim Veriut dhe se synon t’i japë edhe teknologji hapësinore dhe satelitore.

Sipas vlerësimeve nga SHBA, Ukraina dhe Koreja e Jugut, Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 10.000 trupa dhe sisteme armësh konvencionale për ta mbështetur fushatën luftarake të Moskës. Ka shqetësime se Rusia mund t’i dhurojë Koresë së Veriut teknologji të avancuar armësh në këmbim, gjë që ka mundësi ta rrisë kërcënimin që përben ushtria e Kimit e armatosur me armë bërthamore.

Në një konferencë politike për fundvit, Kim Jong Un u zotua se do ta zbatojë politikën “më të ashpër” kundër SHBA-së dhe kritikoi përpjekjet e administratës Biden për ta forcuar bashkëpunimin e sigurisë me Seulin dhe Tokion, të cilin e përshkroi si një “bllok ushtarak bërthamor për agresion”./ REL

korej e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj