Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ai tha se NATO do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të sigurojë stabilitet në rajon, duke përsëritur se kjo është e rëndësishme për NATO-n meqë në rajon ka histori dhe prezencë.
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka komentuar zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi se duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të mos ndërmarrim veprime që mund të tensionojnë edhe më shumë situatën. Ai këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media para takimeve të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel. Stoltenberg tha se propozimi i ri për draftin e Asociacionit mund të jetë një “hap konstruktiv” për të ecur përpara dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne nxitëm edhe Prishtinën edhe Beogradin për t’u angazhuar në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe ne gjithashtu besojmë që propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për të lëvizur këtë dialog në një drejtim më konstruktiv. Mesazhi im përsëri është për Prishtinën dhe Beogradin është që të dyja palët të përmbahen nga retorika nxitëse dhe sigurisht të mos ndërmarrin ndonjë veprim që mund të rrisë më shumë tensionet në rajon”, tha Stoltenberg.
Ai tha se NATO do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të sigurojë stabilitet në rajon, duke përsëritur se kjo është e rëndësishme për NATO-n meqë në rajon ka histori dhe prezencë.
“Sapo kemi rritur prezencën në Kosovë, duke shtuar ekstra trupa. Ne tani jemi duke vlerësuar nëse duhet të shtojmë më shumë trupa, por ne jemi duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm me rritjen e prezencës tonë”, tha ai.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen nga 27 deri më 29 nëntor në Bruksel dhe në qendër të takimit do të jetë agresioni rus në Ukrainë dhe situata në Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe qëndrueshmërinë rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë përparësitë e takimit të Uashingtonit në korrik të vitit 2024”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Shtetit.
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Zyrtari më i lartë i NATO-s bëri thirrje të hënën për një zgjatje të pauzës hu...
Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina të cilat synojnë të nxisin lu...
Savros Papastavrou GREQI- Ministri i Shtetit i Greqisë, Savros Papastavrou ka deklaruar se burgimi i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedh...
Rrufe\ INDI- Njëzet e katër persona kanë vdekur nga goditjet e rrufesë dhe rreth 23 kanë mbetur të plagosur në incidente...
Ebrahim Rayessi IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Rayeesi shprehet se populli i Gazës duhet të vendosë për të ardhmen e...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë, pavar&eu...
foto nga permbytjet ne rusi RUSI- Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe një person mbeti i vdekur pasi ...
Moti i keq në Ukrainë UKRAINË- Një stuhi ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 2.000 qytete dhe fsh...
Foto ilustruese IZRAEL- Të paktën 39 adoleshentë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në ditën e tretë t...
RUSI- Udhëtarët e avionit Boeing 777-300 kanë përjetuar momente paniku për shkak të turbulencave të vazhdueshme që ndo...