27 Nëntor 2023, 11:09
Nga a.l
Moti i keq në Ukrainë
UKRAINË- Një stuhi ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 2.000 qytete dhe fshatra në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, tha Qeveria më 27 nëntor, duke rritur presionin ndaj sistemit të shpërndarjes së rrymës, që veçse është i brishtë.
Infrastruktura e energjisë është shënjestruar vazhdimisht nga forcat ruse dhe Kievi ka paralajmëruar se Moska po përgatitet për sulme të reja ndaj ndërtesave kyçe të energjisë gjatë këtij dimri.
“Në total, 2.019 vendbanime në 16 rajone janë shkëputur nga sistemi i energjisë”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Të paktën 1.370 kamionë me mallra dhe 840 makina janë dëmtuar për shkak të dëborës, që në disa rajone ka arritur deri në dy metra. Sipas Ministrisë së Brendshme, pjesa jugore dhe qendrore e Ukrainës është goditur më së keqi.
Mbi 1.500 punëtorë të shpëtimit janë përfshirë në përpjekjet për të larguar dëborën, por edhe makinat e bllokuar nëpër rrugë. Kompania pritave e energjisë në Ukrainë, DTEK, tha të hënën se ka arritur të kyç sërish në sistemin energjetik pothuajse 250 vendbanime.
Në qytetin jugor të Odesës, që ka qenë subjekt i sulmeve të vazhdueshme ruse, autoritetet thanë se kanë ndihmuar 1.624 persona që ishin bllokuar për shkak të dëborës.
Autoritetet rajonale thanë se temperaturat kanë rënë në minus dhe erërat po fryjnë deri në 72 kilometra në orë. Rusia – që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar – dimrin e kaluar sulmoi pareshtur sistemin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë për periudha të gjata kohore gjatë ditëve të ftohta të dimrit./ REL
moti i keq ne ukraine
Bota
27 Nëntor 2023, 10:55
a.l
Foto ilustruese
IZRAEL- Të paktën 39 adoleshentë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në ditën e tretë t...
Bota
27 Nëntor 2023, 10:34
a.l
RUSI- Udhëtarët e avionit Boeing 777-300 kanë përjetuar momente paniku për shkak të turbulencave të vazhdueshme që ndo...
Bota
27 Nëntor 2023, 10:21
A.B
Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktualisht nuk është më e lartë se para pandemisë s&eu...
Bota
27 Nëntor 2023, 09:54
a.l
Policia në Belgjikë
BRUKSEL- Një alarm për bombë që u dha mbrëmjen e djeshme, ka bërë që shumë ...
Bota
27 Nëntor 2023, 09:33
a.l
Ushtarë të Koresë së Jugut duke patrulluar afër kufirit me Korenë e Veriut. Fotografi nga arkivi
KOREJA E VERIUT- Koreja e Ve...
Bota
27 Nëntor 2023, 09:07
a.l
PE
Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders ka shkaktuar valë shokuese në të gjithë Europën, duke hedhur hije n&eu...
Bota
27 Nëntor 2023, 08:48
a.l
Elma Avraham
IZRAEL- Spitali Soroka në Beersheba thotë se 84-vjeçarja Elma Avraham e liruar, e cila u evakuua me helikopter në qendr...
Bota
27 Nëntor 2023, 08:39
a.l
Foto ilustruese
BRITANI- Një sondazh i fundit nga “Fushata kundër Antisemitizmit” ka nxjerrë në pah një rritje të...
Bota
27 Nëntor 2023, 08:37
A.B
Familja mbreterore
Fuqia dhe prosperiteti financiar i shumë familjeve mbretërore lidhet drejtpërdrejt me pasurinë që ata kan&...
Bota
27 Nëntor 2023, 08:30
a.l
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbrojti qëndrimin e tij kritik ndaj sulmeve izraelite në Gaza të dielën ...