27 Nëntor 2023, 11:16
Nga r.ll
foto nga permbytjet ne rusi
RUSI- Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe një person mbeti i vdekur pasi një stuhi në zonën e Detit të Zi solli përmbytje në rrugë, rrëzoi pemët dhe linjat e energjisë elektrike në Krime.
Stuhia goditi Rusinë jugore, ku shkatërroi çatinë e një ndërtese pesëkatëshe në Anapa dhe dëmtoi shtëpi dhe shkolla në Kuban, sipas The Guardian.
Kjo stuhi, ishte pjesë e një fronti moti që më herët la një person të vdekur dhe qindra vende pa energji elektrike mes reshjeve të dendura të borës dhe stuhive të forta në Rumani dhe Moldavi ditën e djeshme.
Stuhia bëri që disa rajone të Krimesë të shpallin një gjendje të jashtëzakonshme pasi u bë më e forta e regjistruar në 16 vitet e fundit me shpejtësinë e erës që arrinte 144 km në orë, tha një zyrtare e instaluar nga Rusia në departamentin e monitorimit mjedisor të Krimesë.
Qeveria në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, u tha njerëzve të qëndrojnë në shtëpi sot dhe mbylli zyrat qeveritare, përfshirë shkollat dhe spitalet, pasi ende priten erëra të forta.
Kreu i një rajoni të Krimesë, Natalia Pisareva, tha se të gjithë në zonën Chernomorske të Krimesë perëndimore kishin humbur furnizimin me ujë si dhe ngrohjen qendrore për shkak se stacionet e pompimit kishin humbur energjinë. Pati gjithashtu raportime për një problem me një tubacion gazi në Saky, në perëndim të Krimesë.
stuhi ne rusi
Bota
27 Nëntor 2023, 11:09
a.l
Moti i keq në Ukrainë
UKRAINË- Një stuhi ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 2.000 qytete dhe fsh...
Bota
27 Nëntor 2023, 10:55
a.l
Foto ilustruese
IZRAEL- Të paktën 39 adoleshentë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në ditën e tretë t...
Bota
27 Nëntor 2023, 10:34
a.l
RUSI- Udhëtarët e avionit Boeing 777-300 kanë përjetuar momente paniku për shkak të turbulencave të vazhdueshme që ndo...
Bota
27 Nëntor 2023, 10:21
A.B
Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktualisht nuk është më e lartë se para pandemisë s&eu...
Bota
27 Nëntor 2023, 09:54
a.l
Policia në Belgjikë
BRUKSEL- Një alarm për bombë që u dha mbrëmjen e djeshme, ka bërë që shumë ...
Bota
27 Nëntor 2023, 09:33
a.l
Ushtarë të Koresë së Jugut duke patrulluar afër kufirit me Korenë e Veriut. Fotografi nga arkivi
KOREJA E VERIUT- Koreja e Ve...
Bota
27 Nëntor 2023, 09:07
a.l
PE
Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders ka shkaktuar valë shokuese në të gjithë Europën, duke hedhur hije n&eu...
Bota
27 Nëntor 2023, 08:48
a.l
Elma Avraham
IZRAEL- Spitali Soroka në Beersheba thotë se 84-vjeçarja Elma Avraham e liruar, e cila u evakuua me helikopter në qendr...
Bota
27 Nëntor 2023, 08:39
a.l
Foto ilustruese
BRITANI- Një sondazh i fundit nga “Fushata kundër Antisemitizmit” ka nxjerrë në pah një rritje të...
Bota
27 Nëntor 2023, 08:37
A.B
Familja mbreterore
Fuqia dhe prosperiteti financiar i shumë familjeve mbretërore lidhet drejtpërdrejt me pasurinë që ata kan&...