28 Shtator 2023, 16:45
Nga r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për Reuters në zyrën e saj ditën e sotme ka folur sërish për sulmet dhe tensionet në veri dhe tha se “Kosova është nën sulm”.
Presidentja u shpreh se Serbia edhe sot ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe po vepron për të përmbushur një "model të Krimesë" duke krijuar tensione në veri të Kosovës, ku rreth 50,000 serbë vendas ende e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre dhe refuzojnë sundimin nga Prishtina, shkruan Reuters.
“Ajo që unë do t’i thosha presidentit Vuçiq është ndalini ngatërresat me Kosovën. Kosova do ta mbrojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj me çdo çmim. Ata po përpiqen të realizojnë një model të Krimesë në Republikën e Kosovës, por ne absolutisht nuk do ta lejojmë të ndodhë… [ne] do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës.", tha Osmani.
Rusia pushtoi dhe aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014 dhe autoritetet e Kosovës kanë frikë se Serbia mund të shkëputë pjesën veriore të Kosovës. Presidentja e Kosovës nuk përjashtoi mundësinë se sulme të ngjashme mund të përsëriten edhe në një të ardhme të afërt dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë gjithçka që Serbia të mos përkrahë grupe të tilla.
“Jam shumë e shqetësuar se sulme të tilla, qoftë edhe më të mëdha, mund të ndodhin në të ardhmen nëse Serbia nuk dënohet, para së gjithash për këtë akt terrorist agresioni”, tha ajo. Osmani u shpreh se pas ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, fundjavën e kaluar, bisedimet mes dyve vendeve nuk mund të vazhdojnë si më parë.
“Ne kemi qenë viktima të një agresioni të Serbisë dhe të gjithë duhet ta trajtojnë atë si të tillë, edhe në qasjen e tyre ndaj Serbisë tani e tutje”, tha Osmani.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
vjosa osmani tensionet në veri të kosovës
Bota
28 Shtator 2023, 16:26
f.i
foto ilustruese
SHBA- Komisioni për Mbikëqyrje e Llogaridhënie i Dhomën së Përfaqësuesve po zhvillon sot seancë...
Bota
28 Shtator 2023, 16:17
r.ll
robert fico
SLLOVAKI- Shteti anëtar i NATO-s, Sllovakia po përgatitet të zgjedhë kryeministrin e pestë në vetëm katë...
Bota
28 Shtator 2023, 16:06
r.ll
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë n&e...
Bota
28 Shtator 2023, 16:01
r.ll
Jens Stoltenberg
UKRAINË- Forcat ukrainase “gradualisht po fitojnë terren” në kundërofensivën kundër pushtuesve r...
Bota
28 Shtator 2023, 16:01
f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Serbia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 17 dhjetor. Lajmi u bë ...
Bota
28 Shtator 2023, 15:58
f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar nga ambasadorët e shte...
Bota
28 Shtator 2023, 15:30
r.ll
peter stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjet e ndodhura katër ditë ...
Bota
28 Shtator 2023, 15:20
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË-Pas sulmit nga një grup terrorist serb në orët e para të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku...
Bota
28 Shtator 2023, 15:08
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Avenue de Thionville ...
Bota
28 Shtator 2023, 14:39
f.i
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka insi...