LIVE UPDATES
Bota

Kosova fle në thëngjill, por importon nga jashtë

“Kosova Thëngjilli” është shoqëri aksionare, e krijuar në vitin 2013, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës - KEK.

15 Nëntor 2022, 15:40 Nga k.m.
Kosova fle në thëngjill, por importon nga jashtë
Foto ilustruese

Rreth 6 milionë euro është vlera e thëngjillit të përpunuar që bizneset në Kosovë kanë importuar në dy vjetët e fundit nga shtetet fqinje dhe të tjera, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës.  Importi ka arritur këtë vlerë me gjithë faktin se Kosova zë vendin e pestë në botë për rezerva të thëngjillit. Por, problemi duket se qëndron te fakti se “Kosova Thëngjilli” - kompania e vetme e licencuar për shitjen e thëngjillit të përpunuar në Kosovë - nuk e ka vazhdimisht këtë lëndë, ndërsa kërkesat për të janë në rritje tash e sa kohë.

“Kosova Thëngjilli” është shoqëri aksionare, e krijuar në vitin 2013, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës - KEK.

Ajo e blen thëngjillin nga KEK-u, e përpunon dhe më pas e shet. Kontrata mes KEK-ut dhe “Kosova Thëngjillit” përditësohet çdo tre vjet. 
Afati i kontratës aktuale pritet të skadojë muajin e ardhshëm, por nga KEK-u nuk tregojnë nëse ajo do të vazhdohet ose jo.

“Sasia e përcaktuar në kontratë është shpërndarë në tërësi... Për rrjedhojë, kontrata është përmbushur plotësisht”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga KEK-u, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Për tre vjet, “Kosova Thëngjilli” blen nga KEK-u rreth 600 mijë tonë thëngjill.

“Ne e blejmë thëngjillin nga KEK-u, e përpunojmë, e terim, e sitim dhe e qesim në treg... ua shesim konsumatorëve, kompanive të ndryshme vendore dhe jashtë Kosovës”, shpjegon për Radion Evropa e Lirë Enver Sadiku, një prej punëtorëve të kompanisë.

Sipas tij, sasia e thëngjillit të kontraktuar para tre vjetësh nga KEK-u, është shpenzuar rreth tre muaj më parë, për shkak të kërkesave të mëdha.

“Vetëm Korporata Energjetike e Maqedonisë [së Veriut], nga muaji tetor i vitit të kaluar deri në muajin maj të këtij viti, ka marrë [prej nesh] 120 mijë tonë”, thotë Sadiku.

Thëngjilli i përpunuar përdoret për disa qëllime, përfshirë edhe ngrohjen, edhe pse ndikon në ndotjen e ajrit kur digjet. Kërkesat për këtë produkt thuhet se janë rritur gjetkë, për shkak të krizës energjetike që ka përfshirë Evropën.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar, po ashtu, mungesa të energjisë elektrike gjatë dimrit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të gjejnë alternativa për ngrohje. Ajo, madje, ka shfuqizuar një vendim të vitit 2018, në bazë të të cilit shitja e thëngjillit nga KEK-u ka qenë e ndaluar. KEK-u tashmë ka shpallur një ankand për të dhënë në dispozicion të nxjerrjes dhe shitjes rreth 100 mijë tonë thëngjill.

Nga kjo kompani thonë se ankandi pritet të finalizohet me nënshkrim të kontratës “shumë shpejt”, por nuk japin detaje se ku synohet të destinohet kjo sasi e thëngjillit. Mungesa e thëngjillit të përpunuar në Kosovë ka bërë që kompanitë private në vend t’ua mësyjnë tregjeve rajonale. Nga kompania “Silcapor”, e cila gjendet në Kaçanik - pjesa jugore e Kosovës - thonë se me thëngjill të përpunuar furnizohen nga Serbia. Kjo kompani prodhon blloqe të betonit, ndërsa thëngjillin e përpunuar, përkatësisht të terur, e përdor për pjekjen e blloqeve.

Menaxheri Vedat Kalisi thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania, brenda muajit, importon deri në 400 tonë thëngjill të terur.

“Vitin e kaluar, këtë produkt e kam blerë në Kosovë, në kompaninë ‘Kosova Thëngjill’, me çmim prej 60 eurosh për ton. Tash nga Serbia, një ton thëngjill, së bashku me transport, më kushton rreth 200 euro”, thotë Kalisi.

Me thëngjill të përpunuar nga Serbia furnizohet edhe kompania “Abi&Elif” nga qyteti i Prizrenit. Kjo kompani merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve. Thëngjillin e shfrytëzon për prodhimin e avullit, i cili më pas përdoret për prodhimin e produkteve të ndryshme - nga turshitë deri tek ajvari.

“Në muaj, ne shpenzojmë deri në 100 tonë [thëngjill të përpunuar]”, thotë menaxheri i kompanisë, Abedin Loyna.

“Vazhdimisht kemi blerë prej ‘Kosova Thëngjillit’, por qe dy vjet jo, sepse nuk ka vazhdimisht... Edhe cilësia nuk është në nivel të duhur”, shton ai.

Sipas tij, nëse “Kosova Thëngjilli” do të kishte mjaftueshëm thëngjill të përpunuar dhe me cilësi të lartë, kompania “Abi&Elif” do të kishte leverdi të furnizohej prej saj, edhe për shkak të afërsisë, edhe për shkak të çmimit. Ai thotë se çmimi në Serbi është “dyfish më i lartë” - deri në 120 euro për ton. Hamit Leci, ish-punëtor i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, thotë se mosshitja e thëngjillit nga KEK-u është një gjë “absurde”.

Sipas tij, kriza aktuale energjetike është mundësi adekuate për KEK-un që të gjejë tregje të reja, e rrjedhimisht të rrisë të hyrat financiare. Kriza energjetike ka nisur vitin e kaluar me rritjen e çmimeve të energjisë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Ajo është thelluar edhe më, pasi Rusia - një ndër furnizueset më të mëdha me gaz në botë - ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

“Ne i kemi të gjitha kushtet për t’i shfrytëzuar krizat, sepse kriza në Ukrainë nuk ndodh gjithmonë. Por, këta nuk po e shfrytëzojnë momentin”, thotë Leci, tani pensionist.

Sipas tij, “Kosova fle në thëngjill e nuk ka për të shitur”. Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë thëngjill dhe, si e tillë, është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij burimi. Basenet më të rëndësishme thëngjillmbajtëse njihen si Baseni i Kosovës, i Dukagjinit dhe i Drenicës. Sasia më e madhe e këtij produkti shfrytëzohet nga termocentralet e KEK-ut për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të KEK-ut, nga viti 1922, kur ka filluar nxjerrja e thëngjillit, deri në dhjetor të vitit 2015, nga Baseni i Kosovës janë nxjerrë gjithsej 339 milionë tonë thëngjill.

Për prodhim të energjisë elektrike, KEK-u shfrytëzon mesatarisht 8 milionë tonë thëngjill në vit.

Të dhënat e Doganave të Kosovës tregojnë se, gjatë këtij viti, në Kosovë është importuar thëngjill në vlerë prej më shumë se 1.5 milion eurosh nga shtetet e rajonit të Ballkanit, Turqia dhe Polonia. Vitin e kaluar, ndërkaq, është importuar thëngjill në vlerë prej 4.3 milionë eurosh. Sasia më e madhe në atë periudhë është importuar nga Mali i Zi, Rusia dhe Serbia./REL

kosove thengjilli ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet