LIVE UPDATES
Bota

Kosova: Kompensim për konsumatorët që paguan energjinë elektrike për veriun

Shërbimet e shpërndarjes në Kosovë janë Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KESCO) dhe Kompania kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS).

5 Prill 2024, 16:11 Nga M.B
Kosova: Kompensim për konsumatorët që paguan energjinë
Foto ilustruese

KOSOVA- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur që të obligojë shërbimet e shpërndarjes së energjisë elektrike që të kompensojnë konsumatorët të cilëve u janë faturuar shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës. Shërbimet e shpërndarjes në Kosovë janë Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KESCO) dhe Kompania kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS). Kompensimi i konsumatorëve do të nisë nga 1 qershori i këtij viti dhe do të zgjasë deri më 28 shkurt 2030.

“Bordi i ZRRE-së, sipas aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që të obligojë shërbimet e Shpërndarjes së energjisë elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktivë dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Që nga përfundimi i luftës më 1999, banorët në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, nuk kishin paguar për rrymën e shpenzuar. Deri në fund të vitit 2017, rrymën e shpenzuar në veri e kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës, të cilët kanë pranuar fatura me rritje. Atë vit, pas padisë së ngritur nga Avokati i Popullit, Gjykata Themelore në Prishtinë kërkoi që praktika e tillë të ndërpritje, pasi u konsiderua joligjore. Në bazë të kësaj padie më 2021, detyroi ZRRE-në që të obligojë Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) për kthimin e mbi 40 milionë eurove për qytetarët e Kosovës. Vendimi është konfirmuar nga shkallë më të larta juridike, përkatësisht nga Gjykata e Apelit dhe Supremja. Nga viti 2017, Qeveria e Kosovës pagoi faturat për rrymën në veri.

Ndërkaq, nga shkurti i këtij viti, qytetarët në veri kanë pranuar faturat e para për energjinë elektrike. Faturat i ka lëshuar kompania Elektrosever, që është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije). Kjo kompani mori licencën për autoritetet në Kosovë më 24 qershor të vitit 2023. Faturat e lëshuara në fund të shkurtit ishin me çmim fiks, ndërkaq në muajin mars, faturat u lëshuan në bazë të rrymës së shpenzuar. Në fillim të dhjetorit të vitit 2023, Bashkimi Evropian kishte njoftuar se kompania serbe, Elektrosever, kishte nënshkruar kontratë komerciale për energji me KEDS-in. Më 21 qershor të po atij viti, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por, as marrëveshja e as udhërrëfyesi nuk gjetën zbatim. Marrëveshja e nënshkruar në kuadër të dialogut synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës./ REL

kosova energjia elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj