LIVE UPDATES
Bota

Kosova/ Paguhen, por nuk punojnë, dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Kjo është “puna” që bëjnë dy toksikologët e QKUK-së, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, për më shumë se tre vjet.

7 Maj 2024, 17:23 Nga M.B
Kosova/ Paguhen, por nuk punojnë, dy toksikologët
Foto ilustruese

KOSOVA- Nënshkruhen në 7:00 të mëngjesit, kur nis punën ndërrimi i parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe rikthehen për t’u nënshkruar sërish në orën 14:00, kur e përfundon orarin. Kjo është “puna” që bëjnë dy toksikologët e QKUK-së, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, për më shumë se tre vjet. Të vetmit specialistë në toksikologji brenda QKUK-së, ata pranojnë se nuk e ushtrojnë funksionin e tyre, por thonë se nuk kanë kushte. Klinika e Biokimisë, ku janë të punësuar, nuk ka laborator të veçantë për trajtimin e rasteve toksikologjike.

“Nuk kemi zyrë, nuk kemi kompjuterë dhe laboratori mungon në tërësi. Në mungesë të këtyre [gjërave], është e pamundur të zhvillohet puna e specialistit të toksikologjisë”, thotë Islami për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm pohon edhe kolegu i tij, Bajraktari, dhe shton se kërkon mbështetje nga menaxhmenti për të funksionalizuar shërbimin e toksikologjisë. Udhëheqësit e Klinikës së Biokimisë thonë se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës - me të cilin dy toksikologët kanë nënshkruar kontratë - është i njoftuar me mosangazhimin e tyre.

“Dy kolegët nuk kontribuojnë asgjë, veç vijnë dhe nënshkruhen”, thotë drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Islami dhe Bajrakari kanë nënshkruar kontratë pune me SHSKUK-në në mars të vitit 2021 dhe që nga ajo kohë marrin pagë prej më shumë se 1.200 eurosh në muaj.

“Ata duhet të angazhohen diku, që ta arsyetojnë pagën, [sepse] kjo është zhvatje klasike e buxhetit. Ma merr mendja që edhe ata vetë nuk e ndiejnë veten mirë. Marrin pagë sikur kolegët që punojnë me orë të tëra e me fluks të madh [pacientësh]”, thotë Veseli.

Ai shton se, nëse Biokimia nuk ka kushte tash për tash, janë klinikat e tjera, si ajo e Gastroenterologjisë, Psikiatrisë apo Emergjente, që kanë nevojë për toksikologë. Veseli thotë se SHSKUK-ja është njoftuar për gjendjen në fillim të këtij viti. Në emailin e dërguar prej tij, të cilin e pa REL-i, shkruante:

“Ky veprim [i toksikologëve] është zhvatje e buxhetit tonë dhe krijon pakënaqësi te kolegët. Andaj, kërkojmë që ata të risistemohen”.

Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, thotë se “do të veprojë duke u bazuar në ligjet në fuqi”. Ai ka marrë detyrën më shumë se një vit më parë dhe thotë se, deri vonë, nuk ka qenë në dijeni për rastin e tyre. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Azizi thekson se, në kuadër të planit të punës për këtë vit, është ndarë buxheti për ndërtimin e laboratorit të toksikologjisë - për herë të parë në Kosovë.

“Deri kur të bëhet gati ky laborator, ata specialistë do të caktohen në detyra të tjera. Ne do ta analizojmë këtë çështje me personat kompetentë dhe do të veprojmë konform bazës ligjore në fuqi”, thotë Azizi, pa dhënë ndonjë afat kohor apo detaj tjetër.

Radio Evropa e Lirë bisedoi edhe me ish-drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili i ka nënshkruar kontratat me toksikologët në fjalë, por ai tha se “nuk i kujtohet koha kur janë nënshkruar ato”.

“Sigurisht që ka pasur kërkesa prej institucioneve për t’u pranuar dhe, me sa më kujtohet, ka qenë çështja për sistemimin e tyre për emergjencë... A kanë punuar apo a punojnë tash... nuk e di. Ata duhet t’i raportojnë dikujt”, tha Krasniqi, pa specifikuar se për cilat institucione e ka fjalën.

Bajraktari thotë se në pozitën e specialistit të toksikologjisë është pranuar në mënyrë meritore, pasi ka aplikuar në konkurs publik. Në kontratë thotë se vendi i punës i është caktuar në Klinikën e Biokimisë. Ai thotë se ka kërkuar vazhdimisht nga udhëheqja e QKUK-së “detyra dhe përgjegjësi shtesë”.

“Marrë parasysh se shërbimi i toksikologjisë nuk ka qenë i themeluar dhe nuk ka pasur kushte të ushtrimit të profesionit - në kuptim të analizimit të mostrave për teste toksikologjike - sigurisht se kemi hasur në vështirësi”, thotë Bajraktari për Radion Evropa e Lirë.

“Por, gjatë kësaj periudhe, jam angazhuar maksimalisht në definimin e procesit që ka të bëjë me themelimin e shërbimit toksikologjik në QKUK - në mënyrë që ky shërbim të funksionalizohet sa më parë - duke analizuar dhe përgatitur akte dhe udhëzime që kanë të bëjnë me shërbimin e toksikologjisë”, shton ai.

Kolegia e tij, Fitore Komoni, e cila udhëheq Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK, thotë se nuk e di që ky institucion ka toksikologë.

“Klinika e Gastroenterologjisë ka mjaft nevojë për toksikologë, në mënyrë që të vlerësohet shkalla e toksicitetit dhe problematikat tjera te pacientët. Në mungesë të tyre, ne bëjmë ekzaminime të tjera dhe e bëjmë vetë vlerësimin e situatës”, thotë Komoni për Radion Evropa e Lirë.

Në Klinikën e Emergjencës thonë, po ashtu, se përpiqen t’i trajtojnë vetë rastet që kanë probleme toksikologjike. Sipas tyre, brenda dhjetë ditësh në këtë klinikë paraqiten mesatarisht tri raste të tilla. Derisa këta dy specialistë kanë punë, por s’e ushtrojnë funksionin, QKUK-ja ka mungesa të disa specialistëve të tjerë - sidomos të anesteziologëve - të cilat shpesh bëjnë që pacientët të mbeten në lista të gjata pritjesh. Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, 160 mjekë kanë marrë të ashtuquajturën certifikatë të pastërtisë etiko-profesionale, që do të thotë se janë larguar nga Kosova, ose janë në proces të largimit.

Sipas kësaj ode, të larguarit - që kryesisht emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian - ankohen për kushte jo të mira pune, paga të ulëta dhe keqmenaxhim. Paga bruto e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1.200 euro, ndërsa në Gjermani, për shembull, arrin në mbi 4.000 euro. Përveç stafit, sfida në QKUK shkaktojnë shpesh edhe aparaturat për diagnostikim që nuk punojnë, ose nuk shfrytëzohen, apo barnat që mungojnë, apo keqmenaxhohen./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet