All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kosovë: Drejtësia kalimtare dhe përballja me të kaluarën

Ai i bëri këto komente gjatë në debati mbi udhëzimin për startegjinë kombëtare për drejtësinë kalimtare, i hartuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, që synon të nxisë pajtimin.

13 Qershor 2022, 21:00 Nga DOSJA
Kosovë: Drejtësia kalimtare dhe përballja me të
Tomas Szunyog
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha të hënën se si shoqëri e re shumë kulturore, e dalë nga një konflikt i dhunshëm, Kosova ka ende nevojë për ndryshime më të gjera shoqërore, bashkëjetesë paqësore dhe pajtim. Ai i bëri këto komente gjatë në debati mbi udhëzimin për startegjinë kombëtare për drejtësinë kalimtare, i hartuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, që synon të nxisë pajtimin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, “drejtësia kalimtare paraqet gamën e plotë të proceseve dhe mekanizmave që lidhen me përpjekjen e një shoqërie për t'u pajtuar me një trashëgimi të shkelje në shkallë të gjerë të së kaluarës, në mënyrë që të sigurohet llogaridhënia, të arrihet drejtësia dhe pajtimi”.

Zoti Szunyog, tha se pa një qasje më strategjike dhe efektive gjasat për zhvillime pozitive në këtë drejtim janë të kufizuara.

“Qëllimi i këtij udhëzuesi është të nxisë angazhimin e qytetarëve dhe politikanëve për të kërkuar veprime të qarta nga autoritetet përgjegjëse dhe të rinisë diskutimin për drejtësinë kalimtare në Kosovë. Strategjia për këtë drejtësi nuk do të tregojë vetëm përkushtimin e autoriteteve për t’u përballur me të kaluarën, por do të sigurojë efektivitet maksimal të përpjekjeve drejt synimit për të përmirësuar trajtimin ligjor dhe politik të këtij problemi”, tha ai.

Grupi punues për hartimin e kësaj strategjie u themelua nga ministria e Drejtësisë vitin e kaluar, me qëllim të bashkërendimit të të gjitha nismave që trajtojnë krimet e luftës në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky proces deri tani ka qenë shumë sfidues.

“Institucioneve të Kosovës duket që u mungojnë kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e politikave në drejtësi tranzicionale, posaçërisht njohuritë mbi temën dhe rëndësinë që këto procese bartin për shoqërinë tonë. Andaj nisma të tilla të cilat i ndihmojnë procesit të hartimit të strategjisë për drejtësi tranzicionale, si kjo, janë të mirëseardhura dhe patjetër që do t’i kemi parasysh”, tha zonja Haxhiu.

Sipas udhëzuesit të publikuar të hënën, strategjia për drejtësi kalimtare në Kosovë duhet të ketë një qasje të tillë që të përqendrohet në viktimat si dhe të përfshijë periudhën kohore nga muaji janar i vitit 1998 deri në muajin dhjetor 2000.

Profesori për paqe dhe studime të konflikteve në Universitetin e Dublin-it në Irlandë, Gëzim Visoka, i tha Zërit të Amerikës se përfshirja e të gjitha palëve të prekura nga lufta është thelbësore.

"Të mos jetë një mekanizëm ose instrument që i mundëson vetëm një grupi dominim ndaj të tjerëve. Kështu që sfida mbetet në lëvizjen nga këto dokumente e raporte që identifikojnë nevojën për një strategji kombëtare, te një proces praktik që të hartohet një strategji që është e zbatueshme dhe ndërtohet nga poshtë-lart, ashtu që zëri i viktimave, të mbijetuarve të tjerëve të prekur nga lufta të reflektojë dukshëm në këtë strategji ose organizim institucional”, tha ai.

Autoritetet thonë se projekti i parë i kësaj strategjie, pritet të dalë për diskutim publik në shtator të këtij viti.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur, për fatin e një mijë e 618 prej të cilëve ende nuk dihet asgjë. Ndërkaq sipas një raporti të Fondit për të Drejtën Humanitare në vitin 2021 është ngritur vetëm një aktakuzë për krime lufte, ndërsa që nga përfundimi i luftës nga sistemi gjyqësor vendës dhe ndërkombëtar janë dënuar gjithsej 70 persona për kryerje të këtyre krimeve.

Marrë nga VOA

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen