LIVE UPDATES
Bota

Kosovë - Izrael: Nga marrëdhëniet politike deri tek ato tregtare

Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021. Nga Banka Qendrore e Kosovës, investimet e huaja direkte nga Izraeli kapin shifrën e mbi 1.6 milion eurove.

12 Tetor 2023, 15:52 Nga f.i
Kosovë - Izrael: Nga marrëdhëniet politike deri tek ato tregtare
foto ilustruese

IZRAEL- Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin i solli Kosovës rritje të shkëmbimeve tregtare. Në vitin 2022, vlera e importeve nga ky shtet arriti në 42 milionë euro, nga 22 milionë sa ishte në vitin 2020, kur dy vendet nuk kishin lidhje diplomatike.

Ngjashëm ndodhi edhe me eksportet - nga 85.000 euro në vitin 2020, ato u rritën në 783.000 euro më 2022, sipas të Dhënave të Doganave të Kosovës. Kosova importon nga Izraeli kryesisht lëndë djegëse dhe produkte të plastikës, ndërsa eksporton kryesisht produkte të tekstilit.

Izraeli, në fundjavë, i shpalli luftë grupit militant të Hamasit në Rripin e Gazës, pas një sulmi të papritur të tij në territorin izraelit, më 7 tetor.

Marrëdhëniet diplomatike

Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021. Atyre iu parapriu e ashtuquajtura Marrëveshje e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.

Por, ky veprim nxiti reagimin e palestinezëve dhe të disa shteteve me shumicë myslimane. Ndonëse Shtetet e Bashkuara e njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017, palestinezët synojnë ta kenë Jerusalemin lindor kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Bashkëpunim ekonomik dhe tregtar

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, odat ekonomike të të dyja vendeve u zotuan për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të tregtisë. Në vitin 2022, në Kosovë u hap Oda Ekonomiko Kosovë-Izrael, e cila nënshkroi më pas një memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës.

Me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të lidhjeve tregtare, në Prishtinë u hap edhe Korporata për Zhvillim dhe Investime Kosovë-Izrael (KIDIC). 

Në ueb-faqen zyrtare të kësaj korporate thuhet se “KIDIC ofron një portë ideale për zhvillimin e biznesit”, ashtu si edhe “mundësi dhe bashkëpunim ndërmjet organizatave në Kosovë dhe Izrael”.

Sektorët që përmenden aty, përfshijnë atë të teknologjisë, mbrojtjes dhe sigurisë, përgjigjen ndaj katastrofave dhe emergjencave, agrikulturën, kërkimet mjekësore dhe eksport-importin. REL-i pyeti në KIDIC për bashkëpunimet dhe investimet që mund të jenë bërë mes dy shteteve, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Sipas të dhënave që siguroi REL-i nga Banka Qendrore e Kosovës, investimet e huaja direkte nga Izraeli kapin shifrën e mbi 1.6 milion eurove.

Investimet, sipas BQK-së, janë bërë në sektorin e patundshmërisë dhe atë të tregtisë.

Në shkurt të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi për një takim të mbajtur mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre Izraelit, ku u prezantuan mundësitë ekonomike të Kosovës për investime nga komuniteti biznesor i Izraelit.

“Konkluzion i përbashkët i përfaqësuesve të të dyja vendeve ishte se ka shumë hapësirë për të bashkëpunuar dhe se dy shtetet duhet thelluar bashkëpunimin përmes vizitave dhe takimeve të ndryshme, që mundësojnë njohjen e mirëfilltë të bizneseve dhe konkretizojnë fushat e bashkëpunimit e investimit”, u tha në atë takim.

Kosova solidarizohet me Izraelin

Izraeli shpalli gjendje lufte më 8 tetor, një ditë pasi u sulmua papritur nga militantët e grupit Hamas, të vendosur në Rripin e Gazës. Autoritetet izraelite raportuan për më shumë se 1.200 persona të vrarë nga fundjava dhe për më shumë se 150 pengje të marra. Në Gazë u vranë mbi 1.300 njerëz, ndërsa u zhvendosën rreth 338.000.

Autoritetet e Kosovës shprehën solidaritet me shtetin e Izraelit. Presidentja Vjosa Osmani tha se është e “tmerruar nga sulmet e terroriste dhe vrasja e civilëve të pafajshëm në Izrael”.

Kryeministri Albin Kurti tha se është i shqetësuar me “krimet kundër civilëve” pas sulmit të grupit militant, Hamas, në Izrael.

“I bashkohem thirrjes së aleatëve për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe mbështetjen e së drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit, si dhe kërkesës për lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, shkroi Kurti në platformën X, apo ish-rrjetin social Twitter.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi të enjten se ndeshja e Grupit I kualifikues për Euro 2024 mes ekipit kombëtar të Kosovës dhe Izraelit u shty për kohë të papërcaktuar, si pasojë e luftës së Izraelit me grupin militant, Hamas.

Hamasi në tërësi - ose në disa raste krahu i tij ushtarak - cilësohet si grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe, si dhe nga fuqi të tjera./REL

konflikti izrael-palestine kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet