LIVE UPDATES
Bota

"Kosovës nuk i është dhënë status i barabartë", Serwer: Nuk duhet të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur

Ai ka thënë se, një gjë e tillë nuk i është ofruar Kosovës, dhe se sipas tij, Kosova nuk duhet as ta marrë parasysh propozimin e jo më të anëtarësohet.

9 Qershor 2022, 13:41 Nga DOSJA
"Kosovës nuk i është dhënë status i
Serwer

E vetmja rrethanë kur Kosova duhet ta marrë në konsideratë propozimin për anëtarësim në ‘Ballkanin e Hapur’, është nëse i ofrohet statusi i barabartë me shtetet e tjera që marrin pjesë, kështu ka deklaruar profesori i Universitetit “John Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer.

Ai ka thënë se, një gjë e tillë nuk i është ofruar Kosovës, dhe se sipas tij, Kosova nuk duhet as ta marrë parasysh propozimin e jo më të anëtarësohet.

E vetmja rrethanë në të cilën Kosova duhet të marrë në konsideratë një propozim është nëse i jepet statusi i barabartë me shtetet e tjera sovrane të përfshira. Kjo, unë e kuptoj, nuk i është ofruar Kosovës në Ballkanin e Hapur, kështu që propozimi as që duhet të merret parasysh”, ka deklaruar Serwer.

Serwer, thotë se iniciativa e ‘Ballkanit të Hapur’ nuk është hap i duhur për Ballkanin, dhe se sipas tij, të gjitha aktivitetet që supozohet se mund të kryhen në ‘Ballkanin e Hapur’, mund të bëhen edhe në alternativa të tjera, që janë më të dobishme, siç është procesi i Berlinit apo SEFTA.

Jo me të vërtetë. Gjithçka që kam dëgjuar për Open Balkans sugjeron që aktivitetet e tij mund të kryhen të gjitha brenda Procesit të Berlinit dhe SEFTA-s”, ka thënë shkurt ai.

Profesori amerikan e ka komentuar edhe deklaratën e dhënë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili pati thënë se ideja për Ballkanin e Hapur, ishte e Serbisë. Kjo deklaratë sipas Serwer-it, do ta pengojë krijimin e një nisme të tillë, për shkak të reputacionit negativ të shtetit rus në Ballkan.

Sipas tij, Rusia është e mirëpritur vetëm në Serbi dhe në ‘Republika Srpska-n’, në Bosnjë e Hercegovinë.

Unë mendoj se shumica prej tyre tani do të kenë mendime të dyta rreth anëtarësimit. Rusia nuk është një faktor i mirëpritur në Ballkan këto ditë, me përjashtim të Serbisë dhe Republika Srpska”, është shprehur Serwer për PortaliD.

I pyetur, se a është edhe në interesin e SHBA-së iniciativa e Ballkanit të Hapur, Serwer u shpreh se personalisht mendon se jo, por që të njëjtin mendim nuk e ndan edhe Qeveria amerikane.

Unë jo, por qeveria amerikane e bën. Ata duhet vendosin se si duhen bërë gjërat”, ka thënë shkurt ai.

Në fund, Serwer thotë se nuk është i sigurtë nëse të gjitha vendet pjesëmarrëse do të qëndrojnë gjatë në një iniciativë të tillë. Sipas profesorit amerikan, Ballkani i Hapur në rrethanat aktuale, është një iniciativë e vdekur.

Nuk jam i sigurt që të gjitha këto pozicione do të mbahen. Mendimi im është se në rrethanat aktuale, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Open Balkans është një letër e vdekur”, ka deklaruar Serwer.

Samiti i Ohrit, Kosova nuk merr pjesë, SHBA-ja kërkon trajtim të barabartë të shteteve pjesëmarrëse

Ashtu sikurse emërtimi i tij, “Ballkani i Hapur” duhet të jetë i hapur dhe i barabartë për të gjithë shtetet pjesëmarrëse, ka thënë zëvendësndihmëssekretari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në deklaratën e dhënë gjatë samitit të kësaj iniciative mbajtur në Ohër.

Kërkesë tjetër e tij ishte që kjo iniciativë të mos shndërrohet në projekt politik, por të ketë në qendër zhvillimin ekonomik për të gjitha vendet që marrin pjesë.

Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë regjionin, promovojnë paqe dhe bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Besojmë që të ketë sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë për integrim ekonomik duhet t’i përfshijë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë të barabartë”, ka deklaruar Escobar.

Sipas emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Ballkani i Hapur” duhet të bashkëpunojë me iniciativa të tjera të ngjashme të rajonit.

Ka shumë iniciativa për integrime, prandaj ju jap kurajo liderëve që të kërkojnë mënyra si të bashkëpunojnë me iniciativat e tjera që ekzistojnë në rajon. Me këtë nënkupton se nuk duhet të dublifikohen punët dhe do të ketë një integrim më të mirë. E dyta duhet të ketë një plan për zhvillim institucional”, është shprehur ai përmes një videolidhjeje.

Mundësi të mirë, inicativën e “Ballkanit të Hapurt” e ka cilësuar Komisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi. Ai ka thënë se përmes kësaj iniciative do të përshpejtohet rruga e rajonit për në Bashkimin Evropian.

Sipas Varhelyi-t, Ballkani i Hapur do të ketë efekte pozitive edhe në ekonomitë e vendeve pjesëmarrëse, pos kësaj ai ka thënë se kjo është mundësi e mirë për mundësinë e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit.

Nuk ka logjikë të flasim për aderimin në BE dhe për eurointegrim të rajonit nëse në vetë rajonin ende duhet të nostrifikohet diploma juaj, nëse duhet të punoni në një vend tjetër. Nuk vlen asgjë nëse biznesi juaj nuk bënë tregti si duhet, apo t’i shesë shërbimet në rajon”, ka thënë ai.

Në samitin e mbajtur në Ohër, përsëri iu bë ftesë Kosovës që të jetë pjesëmarrëse. Nikoqiri i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se sukseset që do të ketë iniciativa rajonale do ta bëjë atë atraktive për të tjerët, edhe për Kosovën, ftesa për të cilën tha se është e hapur ende.

I sigurt që përfitimet e Ballkanit të Hapur do të kenë shtetasit e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Besojmë që ky samit do të bëjë kthesë të papritur sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kosovës i referohej si Prishtinë. Ai ka thënë se pjesë e grupeve punuese për koordinim lidhur me gjetjen e zgjidhjeve për problemet që i shqetësojnë mund të bëhen edhe shtetet e tjera.

Të mirëseardhur, nëse dëshirojnë të marrin pjesë në formimin e grupeve punuese janë edhe përfaqësuesit e Bosnjë Hercegovinës, Prishtinës, Malit të Zi e kështu me radhë”, ka thënë ai.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi, që kanë për qëllim luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunim kulturor dhe bashkëpunim në fushën e turizmit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Kosova është shtet sovran dhe vendos vetë për fatin e saj, por sipas tij, vendimi për të mos iu bashkuar nismës së Ballkanit të Hapur, vetëm po sjell humbje kohe.

Do të dëshiroja që të ishim gjashtë dhe dëshiroj që të jemi gjashtë. Por, një gjë është e sigurt, pikërisht sepse është e njerëzve, i vendeve, i të ardhmes.`Ballkani i Hapur` as nuk ndalet as nuk mbyllet. Kjo është mbase pak, por kjo është e sigurt dhe kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet dhe kush heziton është i destinuar që të humbë kohë për të përfituar nga kjo nismë”, ka thënë ai.

Që prej kur u shfaq në publik ideja për “Ballkanin e Hapur”, shteti i Kosovës ka refuzuar të jetë pjesë e saj. Javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte bërë të ditur se e ka refuzuar ftesën nga kryeministri maqedonas për të marrë pjesë në samitin e Ohrit që kishte nisur të martën e është përmbyllur të mërkurën/Express/

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet