LIVE UPDATES
Bota

Kreu i OKB-së mbështet idenë: Duhet një agjenci për mbikëqyrjen e inteligjencës artificiale

Guterres ka njoftuar se deri në fund të këtij viti do të fillojë puna për ngritjen e një entiteti këshillimor të nivelit të lartë që do të shqyrtojë rregullisht propozimet për qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe do të ofrojë rekomandime se si mund t’i përshtatet prioriteteve të të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe të mirës së përgjithshme.

12 Qershor 2023, 22:36 Nga I.A
Kreu i OKB-së mbështet idenë: Duhet një agjenci për
Inteligjenca Artificiale

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbështeti të hënën propozimin e paraqitur nga disa drejtues të kompanive të inteligjencës artificiale për krijimin e një agjencie ndërkombëtare për mbikëqyrjen e inteligjencës artificiale, sipas modelit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

Teknologjia e inteligjencës artificiale që ka aftësinë të krijojë prozë në dukje autentike, ka tërhequr vëmendjen e publikut që kur programi ChatGPT u bë i disponueshëm gjashtë muaj më parë dhe është shndërruar në aplikacionin me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave. Inteligjenca artificiale është vendosur në epiqendër të shqetësimeve për shkak të aftësive të saj për të krijuar fotografi false dhe keqinformime të tjera.

“Vetë programuesit që kanë e krijuar inteligjencës artificiale po u bien më fort se kushdo këmbanave të alarmit për formën më të fundit që krijon përmbajtje”, u tha zoti Guterres gazetarëve. “Duhet t’i marrim këto paralajmërime seriozisht”.

Zoti Guterres ka njoftuar se deri në fund të këtij viti do të fillojë puna për ngritjen e një entiteti këshillimor të nivelit të lartë që do të shqyrtojë rregullisht propozimet për qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe do të ofrojë rekomandime se si mund t’i përshtatet prioriteteve të të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe të mirës së përgjithshme.

Por, të hënën ai shtoi: “Do të isha në favor të idesë se mund të kishim një agjenci të inteligjencës artificiale... të frymëzuar nga ajo çfarë është sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA)”.

Zoti Guterres tha se një model i tillë mund të “ishte shumë interesant”, por vuri në dukje se atë “mund ta krijojnë vetëm vendet anëtare, dhe jo Sekretariati i Kombeve të Bashkuara”. Me seli në Vjenë, IAEA-ja u krijua në vitin 1957 dhe mbështet përdorimin e sigurtë dhe paqësor të teknologjive bërthamore, ndërkohë që vëzhgon për shkelje të mundshme të Traktatit për Mospërhapjen. Në të marrin pjesë 176 vende anëtare.

Kompania OpenAI, që krijoi programin ChatGPT, tha muajin e kaluar se një entitet si IAEA-ja mund të përcaktonte kufizime për shpërndarjen e një produkti të ri, mund të verifikonte përputhshmërinë me standartet e sigurisë dhe mund të vëzhgonte përdorimin e fuqisë kompjuterike.

Kryeministri britanik Rishi Sunak gjithashtu e ka mbështetur këtë ide dhe ka thënë se dëshiron që Britania të jetë vendi ku do të ketë selinë një agjenci e tillë për sigurinë e inteligjencës artificiale. Këtë vit, Britania pritet të organizojë një takim të nivelit të lartë për koordinimin e veprimit ndërkombëtar ndaj rreziqeve të inteligjencës artificiale.

Zoti Guterres tha se mbështet idenë për një takim të nivelit të lartë në Britani, por tha se duhet të paraprihet nga një “punë serioze”. Ai tha se synon të krijojë në ditët në vazhdim një bord këshillimor, të përbërë nga ekspertë për inteligjencën artificiale dhe shkencëtarët kryesorë nga agjencitë e tjera të OKB-së.

Marrë nga VOA

okb antonio guterres iaea

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj