12 Qershor 2023, 21:20
Nga I.A
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se shpreson që një ofensivë e suksesshme nga Ukraina do ta detyrojë presidentin rus, Vladimir Putin, të pajtohej për bisedime për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij italian, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë “të bindura se ata do të vazhdojnë të kenë sukses” pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, la të kuptohet se kundërofensiva ukrainase po zhvillohet.
“Suksesi në kundërofensivë do të bënte dy gjëra: do të forconte pozicionin e saj [Ukrainës] në çdo tavolinë negociuese që do të mund të organizohej dhe mund të ketë efektin që në fakt të detyrojë Putinin që më në fund të përqendrohet në negociata për t’i dhënë fund luftës që ai nisi”, tha Blinken.
“Në këtë kuptim, mund ta sjellë më afër paqen, jo ta largojë arritjen e saj”, tha Blinken gjatë konferencës për media me kryediplomatin italian, Antonio Tajani.
Blinken tha se ofensiva ka treguar nevojën për të “maksimizuar mbështetjen tonë për Ukrainën tani, në mënyrë që ajo të mund të ketë sukses në fushëbetejë”.
Rusia publikisht ka mbështetur organizimin e negociatave, me Kinën si ndërmjetësuese. Shtetet e Bashkuara janë shprehur skeptike për përpjekje të tilla, duke thënë se Rusia nuk është serioze për negociata dhe vetëm i intereson vetëm të shfajësojë veten për pushtimin.
Paqja duhet të jetë “e drejtë dhe e qëndrueshme”, tha Blinken.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Ukraina pretendoi se pas nisjes së kundërofensivës, më 12 qershor kishte arritur të çlironte katër vendbanime në rajonin lindor të Donjeckut.
Marrë nga REL
antony blinken
Bota
12 Qershor 2023, 20:57
f.i
Donald Trump
SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ballafaqohet në gjykatë të martën me akuza...
Bota
12 Qershor 2023, 20:52
f.i
permbytjet
UKRAINË- Kreu i administratës rajonale ushtarake të Khersonit, Oleksandr Prokudin vlerësuar dëmet nga shkatërrimi ...
Bota
12 Qershor 2023, 20:39
f.i
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se ajo që ka ndodhur ...
Bota
12 Qershor 2023, 20:32
f.i
Facebook
SHBA- Rrjeti social 'Facebook" po përballet me katër ankesa të reja nga grupet e të drejtave të njeriut në...
Bota
12 Qershor 2023, 20:23
f.i
foto ilustruese
HOLANDË- Mbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit do të jetë falas për të gjithë këtë...
Bota
12 Qershor 2023, 20:13
f.i
UNESCO
SHBA- Agjencia kulturore dhe shkencore e OKB-së, UNESCO, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ...
Bota
12 Qershor 2023, 19:39
f.i
Vladimir Putin
UKRAINË- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët rusë, të plagosur gjatë luftimeve në Ukrain...
Bota
12 Qershor 2023, 19:28
f.i
Jorn Rohde dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kos...
Bota
12 Qershor 2023, 19:12
f.i
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje dentare. Mediat e huaja raportojnë se sipas mjekut t&eu...
Bota
12 Qershor 2023, 18:33
f.i
Silvio Berlusconi
ITALI- Silvio Berlusconi përveçse i njohur në fushën politike, ai njihej edhe për dashurinë ndaj g...