LIVE UPDATES
Bota

Një ditë para gjyqit, debate të ashpra politike për Trump

Për momentin, mbështetja për Trump-in është e fortë, madje edhe në mesin e republikanëve që po e sfidojnë atë për të marrë emërimin e partisë për garën presidenciale të vitit 2024.

12 Qershor 2023, 20:57 Nga f.i
Një ditë para gjyqit, debate të ashpra politike për Trump
Donald Trump

SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ballafaqohet në gjykatë të martën me akuzat për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve sekrete. Kjo është hera e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që ndaj një ish-presidenti të ngrihen akuza federale. Ngritja e aktpadisë ka shkaktuar debate që sa vijnë e intensifikohen, kryesisht përgjatë linjave partiake.

Debatet publike po ziejnë në prag të daljes së zotit Trump para një gjykate në Florida të martën lidhur me aktpadinë e fundit. Ai përballet me 37 akuza, përfshirë pretendimet për mbajtje të qëllimtë të dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme.

“Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është hera e parë në historinë amerikane që ndaj një ish-presidenti ngrihen akuza federale. Nga perspektiva ligjore, muret rreth ish-presidentit Trump po mbyllen”, thotë James Sample, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Hofstra.

Senatori republikan Lindsey Graham tha gjatë emisionit “This Week” të kanalit ABC, se akuzat janë përpjekje, siç tha ai, për ta ‘delegjitimuar’ ish-presidentin.

“Akuzat për spiunazh nuk do ta ndryshojë mbështetjen time për Donald Trump-in. Ai është i pafajshëm derisa të provohet fajtor. Shumica e republikanëve besojnë se ligji tani është një mjet politik. Nuk ka asnjë provë që hetimi i dokumenteve sekrete, i drejtuar nga prokurori i posaçëm Jack Smith, po përdoret politikisht,'- tha për rrjetin ABC senatori demokrat Chris Coons.

“Edhe pse Presidenti Trump kaloi në ofensivë mbrëmë, ka sulmuar Departamentin e Drejtësisë, ka bërë thirrje për heqjen e fondeve për FBI-në. Mbetem i bindur se ai do të përballet me procesin e duhur ligjor që i takon. Përfundimisht, një juri e përbërë nga qytetarë amerikanë do të përcaktojë nëse akuza është e drejtë dhe nëse ai ka shkelur apo jo ligjin”.

Trump njoftoi në rrjetin e tij Truth Social për ngritjen e akuzave, duke shkruar me shkronja të mëdha se ishte i pafajshëm. Asnjë ish-president amerikan nuk është përballur me akuza federale. Në një intervistë për kanalin “Fox News”, ish-Prokurori i Përgjithshëm amerikan William Barr, i cili shërbeu nën zotin Trump, e kritikoi ashpër sjelljen e pamatur të ish-presidentit, ç’ka nxiti hetimet.

“Planet luftarake për një sulm ndaj një vendi tjetër, ose dokumentet e Departamentit të Mbrojtjes në lidhje me aftësitë tona, nuk janë dokumente personale të Trumpit. Mendoj se qeveria veproi me përgjegjësi. Ata i dhanë çdo mundësi për t’i dorëzuar këto dokumente”.

James Sample, profesor i së drejtës kueshtetuese në Universitetin Hofstra, thotë se në Shtetet e Bashkuara të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

“Nëse i keni gënjyer prokurorët federalë, nuk ka rëndësi nëse je ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara. Megjithëse ky është një rast serioz dhe i zymtë, në fakt është shembull i një prej gjërave pozitive të Amerikës, llogaridhënia para ligjit pavarësisht se kush je”.

Për momentin, mbështetja për Trump-in është e fortë, madje edhe në mesin e republikanëve që po e sfidojnë atë për të marrë emërimin e partisë për garën presidenciale të vitit 2024. Kandidati republikan Vivek Ramaswamy foli në programin “State of the Union” të kanalit CNN.

“Personalisht nuk kam asnjë besim tek ato akuza të paqarta. Por nëse janë të vërteta, mendoj se kjo reflekton një gjykim të keq. Jam skeptik që kjo është e vërtetë, por në fund të fundit, nuk mund të ngatërrojmë një gjykim të keq me shkeljen e ligjit”.

Nëse gjendet fajtor zoti Trump mund të përballet me burg. Por ekspertët ligjorë thonë se nuk ka ligj që ta ndalojë atë të kandidojë për president.

Marrë nga VOA

donald trump shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë