Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mali i Zi ishte në kërkim të tij për disa procedime penale.
MALI I ZI- Biznesmeni i akuzuar Dushko Knezheviç, është ekstraduar në Mal të Zi nga Britania e Madhe më 30 prill, njoftoi Administrata e Policisë e Malit të Zi. Mali i Zi ishte në kërkim të tij për disa procedime penale.
“Për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale të shpërdorimit të pozitës në veprimtari biznesi me anë të nxitjes, krijimit të organizatës kriminale dhe pastrimit të parave”, thotë policia.
Përkatësisht, Prokuroria Speciale e Shtetit ishte në kërkim të Knezheviçit, pronar i Atlas Group, që nga korriku i vitit 2019 dhe ndaj tij janë ngritur tri aktakuza – për organizim të grupit kriminal, pastrim parash dhe keqpërdorime në ekonomi. Që prej fillimit të hetimeve, ai ka banuar në Britaninë e Madhe, shtetas i së cilës është. Ekstradimi u krye herët në mëngjes me një fluturim special mes Londrës dhe Podgoricës.
Procedura e ekstradimit u krye nga Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi, nga njëra anë, dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, me mbështetjen e Zyrës së oficerëve ndërlidhës të Britanisë së Madhe në Beograd dhe Ambasadës së tyre në Podgoricë.
Knezheviç do të dërgohet në Gjykatën e Lartë në Podgoricë. Katër ditë para ekstradimit, ish-kryeministri Dritan Abazoviç tha se do të ishte mirë që presidenti i Atlas Group, Dushko Knezheviq, të ishte dëshmitar i mbrojtur në Mal të Zi dhe t'i tregonte prokurorisë gjithçka që di për bizneset dhe aktivitetet ekonomike të ish-qeverisë.
Për vite me radhë, Knezheviq konsiderohej nga publiku vendas si njeri i afërt me ish-kryeministrin Millo Gjukanoviç. Ai merrej me biznese miliona dollarëshe - banka, ndërtim, arsim, media... Në fillim të vitit 2020, Gjykata e Lartë e Podgoricës konfirmoi aktakuzën kundër Knezheviqit në rastin “Karbon”, pasi dyshohet se së bashku me katër anëtarë të tjerë të grupit kriminal i ka shkaktuar dëm kompanisë Global Karbon dhe ka përfituar kundërligjshëm gati dy milionë euro.
Knezheviç është akuzuar edhe në rastin “Aeroportet”, ku së bashku me drejtorët e bankës së tij Atlas, Marko Nikoliç dhe Dijana Zeçeviç, dyshohet se kanë dëmtuar aeroportet e Malit të Zi për tre milionë euro. Në vitin 2019 shpërtheu afera “Koverat”, kur Knezheviq publikoi një video ku shfaqej duke i dorëzuar, siç pretendonte, 97.500 euro ish-kryetarit të Komunës së Podgoricës, Slavoljub Stijepoviç.
Ai tha se ishin para për financimin e fushatës zgjedhore të autoriteteve të DPS-së dhe se këtë e ka bërë në marrëveshje me liderin e DPS-së, Millo Gjukanoviq. Në dhjetor të vitit 2019, është ngritur një aktakuzë kundër Stijepoviçit për pastrim parash, ndërsa Knezheviç u etiketua si organizator i një grupi kriminal.
Në mars të vitit 2021, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe pezulloi procedurat kundër Stijepoviqit në aferën e fshehtë. Çështja u kthye për një gjykim të ri. Knezheviç në mënyrë të përsëritur ka akuzuar ish-presidentin e shtetit dhe liderin e DPS-së, Millo Gjukanoviç, se po përpiqej të merrte punët dhe pronën e tij. Përmes rrjeteve sociale, së bashku me mesazhet intriguese, ai ka publikuar një seri fotosh të përbashkëta me presidentin Gjukanoviç, miqtë e tyre të përbashkët, zyrtarë të DPS-së dhe drejtues të prokurorisë./ REL
SERBI- I mandatuari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviç, propozoi të hënën emrat e minis...
pamje nga ngjarja SHBA- Një kamion u përplas me një automjet në Nebraskën juglindore ndërsa një tornado lëvizt...
Pamje nga jashtë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë. Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e m...
Protestat në mbështetje të palestinezëve, në kampusin e Universitetit Columbia. SHBA- Universiteti Columbia, një prej qendrav...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Rebelët Huthi të Jemenit thanë se sulmuan me një dron anijen transportuese MSC Orion në Oqeanin In...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Shtatë persona u vranë në një sulm në një xhami në provincën Herat të Afganistanit...
Palestinezët në vendin e një sulmi ajror izraelit në një ndërtesë në Rafah. Rripi jugor i Gazës, më 9 mars 2...
Ndërtesa e Qeverisë së Serbisë në Beograd SERBIA- Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vu&cce...
Asteroid SHBA- NASA nuk do të jetë në gjendje të mbrojë planetin tonë kundër një asteroidi në fund të...
Ali Ahmeti MAQEDONIA E VERIUT- Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë pjesë e Qeverisë në Maqedoninë...