LIVE UPDATES
Bota

Mediat ndërkombëtare: Hamasi po përgatit përgjigje pas ofertës për armëpushim në Gaza

Duke u kthyer në Katar pas bisedimeve të fundit në Kajro, delegacioni i Hamasit tha se do t'i "diskutojë idetë dhe një propozim".

30 Prill 2024, 12:22 Nga M.B
Mediat ndërkombëtare: Hamasi po përgatit përgjigje pas
Palestinezët në vendin e një sulmi ajror izraelit në një ndërtesë në Rafah. Rripi jugor i Gazës, më 9 mars 2024.

LINDJE E MESME- Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka thënë se është duke e shqyrtuar ofertën e Izraelit për një armëpushim 40-ditor në luftën në Rripin e Gazës. Duke u kthyer në Katar pas bisedimeve të fundit në Kajro, delegacioni i Hamasit tha se do t'i "diskutojë idetë dhe një propozim".

"Ne duam të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur", tha një burim i Hamasit për AFP-në, në kushte anonimiteti.

Burime egjiptiane i thanë Al-Qahera News, një faqe e lidhur me shërbimet e inteligjencës egjiptiane, se delegacioni i Hamasit do të "kthehej me një përgjigje me shkrim". Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i përshkroi kushtet e armëpushimit si "jashtëzakonisht bujare", ndërsa Shtëpia e Bardhë u kërkoi kolegëve ndërmjetësues - Egjiptit dhe Katarit - të rrisin presionin ndaj Hamasit për të pranuar përpjekjen e fundit për t'i dhënë fund luftës gati 7-mujore.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje udhëheqësve egjiptianë dhe atyre të Katarit "të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi", duke e quajtur atë "pengesën e vetme" për sigurimin e ndihmës për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës. Për muaj të tërë, Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të sigurojnë një marrëveshje të re.

Gjatë një armëpushimi që zgjati një javë në nëntor, 80 pengje izraelite u shkëmbyen për 240 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Bombardimet izraelite kanë shkatërruar Gazën e kontrolluar nga Hamasi, duke rrafshuar pjesën më të madhe të territorit dhe duke e çuar popullin e saj në prag të urisë. Në qytetin jugor të Rafahut, palestinezët janë të dëshpëruar nga lufta teksa po vazhdojnë kërkimet për viktimat nga sulmi i fundit.

“Civilët që nuk kanë lidhje me Hamasin apo ndonjë grup tjetër, u goditën nga një raketë, u copëtuan”, tha Um Louay Masri, në një ndërtesë të shkatërruar ku fëmijët po nxirreshin nga rrënojat.

Izraeli është zotuar të nisë një sulm ndaj batalioneve të Hamasit në Rafah, ku shumica e 2.4 milionë banorëve të Gazës kanë kërkuar strehim. Por, ministri i Jashtëm, Israel Katz, gjatë fundjavës tha se qeveria mund ta "pezullojë" atë operacion nëse arrihet një armëpushim. Duke folur në Riad gjatë vizitës së tij të shtatë në rajon që nga fillimi i luftës së Gazës, diplomati i lartë amerikan, Blinken, theksoi nevojën që Hamasi "të vendosë shpejt" për një armëpushim. Ai tha në një takim special të Forumit Ekonomik Botëror se "shpreson të marrë vendimin e duhur", ndërsa ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, tha se "propozimi kishte parasysh pikëpamjet e të dyja palëve".

“Ne shpresojmë kështu”, shtoi ai.

Një burim i Hamasit i tha AFP-së se grupi ishte për një marrëveshje që "garanton një armëpushim të përhershëm, kthimin e lirë të të zhvendosurve, një marrëveshje të pranueshme për [shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve] dhe fundin e rrethimit" në Gazë. Izraeli vlerëson se 129 pengje mbeten ende në Gazë, duke përfshirë 34 që besohet të jenë të vdekur. Sulmi i Hamasit rezultoi me vdekjen e rreth 1.170 njerëzve në Izrael, shumica prej tyre civilë. Ofensiva hakmarrëse e Izraelit vrau të paktën 34.488 njerëz në Gazë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi./ REL

hamas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj