LIVE UPDATES
Bota

Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë

Në analizat e mediave gjermane të hënën pas shkallëzimit të fundit të situatës në Kosovë bëhet bashkëfajtore edhe BE për gjendjen në veri dhe ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi.

8 Gusht 2022, 12:45 Nga d.a.
Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë
Foto ilustruese

KOSOVË- Në një analizë së hënës (08.08) të gazetës "Die Welt" mbi zhvillimet në Kosovë, theksohet, se nën hijen e luftës në Ukrainë prej vitesh zien fort një konflikt tjetër në Europë. Para një jave në veriun e Kosovës pati protesta dhe bllokada rrugësh të serbëve militantë, policia raportoi për të shtëna. "'Vuçiq vetëinskenohet si përfaqësues i interesave serbe', thotë njohësi i Ballkanit dhe ish-drejtues i zyrës së dpa-së në Beograd, Thomas Brey. Këtë e duan votuesit. Dhe BE e lejon, 'sepse ai është shpresa e vetme që t'i shitet popullit serb një kompromis me Kosovën.'"

" Die Welt" vazhdon me kritika ndaj BE. "Vërtet që BE ka bashkëfajësi në shkallëzimin e situatës, thotë eksperti i Ballkanit, Bodo Weber nga Instituti Këshilli Politik për Demokratizimin në Berlin. 'Dialogu Kosovë-Serbi, që BE i dha shtysë me Marrëveshjen e Prillit 2013 dhe që duhej të çonte në një zgjidhje të konfliktit dhe njohje formale të Kosovës përmes Serbisë ka ngecur në krizë prej gjashtë vitesh...kjo lidhet edhe me atë që Brukseli, nuk bie dakord për një qëndrim të njësuar. 'Unioni nuk reagon me një qëndrim, sepse interesat e shteteve të BE janë shumë larg njëra-tjetrës", sipas ekspertit të Ballkanit, Thomas Brey.

Kurse gazeta "Berliner Zeitung" në artikullin "Standarde të dyfishta" shkruan se për pjesë të lidershipit kosovar dhe shumë vëzhgues perëndimorë dhe politikanë, Serbia shihet si sozia e Rusisë. "Beogradi është i zemëruar për këtë debat edhe për arsye historike. 'Nëse zhvendosja e kufijve -si në rastin e Ukrainës-nuk pranohet, atëherë për ne është standard i dyfishtë, nëse Serbisë i hiqet kjo e drejtë'", citon "Berliner Zeitung" ambasadoren e Serbisë në Berlin, Snezana Jankoviç, qe shprehet se dialogu me Kosovën është rruga e duhur. "Por rruga diplomatike kërcënon të futet në qorrsokak, si në rastin e Ukrainës. Edhe aty u negociua me vite në kuadër të Marrëveshjes së Minskut, pa rezultate dhe pa qëllime të ndershme për të arritur një rezultat, si në çështjen e autonomisë për Donbasin."

Kurse gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung", FAZ në një analizë për zgjerimin e BE shkruan, se qoftë Ballkani apo Ukraina, BE nuk mund të përballojë aktualisht anëtarë të rinj. FAZ i referohet paralajmërimeve të presidentit, Macron, se BE që tani nuk funksionon mirë, si do t'ia dalë me më shumë se 30 anëtarë me të drejtë vetoje në tryezë? Një BE me 36 anëtarë, nënvizon FAZ, e cila do të kërkonte parimin e unanimitetit në çështje kardinale do të ishte e paaftë për të marrë vendime. "Por si qëndron perspektiva e reformimit të parimit të unanimitetit? Fondacioni Shkenca dhe Politika që këshillon qeverinë gjermane në çështjet e politikës së jashtme, ka përmbledhur në një analizë gjendjen dhe shprehet për zgjerimin e vendimeve mbi bazën e shumicës, 'edhe duke pasur parasysh perspektivën e një BE-je me 30+ vende anëtare, pasi Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatit dhe filluan negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.' Shtrohet pyetja se 'si BE në përmasa të tilla dhe me një heterogjenitet të tillë mbetet e aftë të veprojë.'" Por FAZ e sheh me pesimizëm arritjen e një reforme të tillë, edhe për shkak të rezistencës të shteteve më të vogla anëtare, si Polonia dhe Hungaria. "Për heqjen e parimit të unanimitetit nevojitet unanimitet dhe për këtë nuk aspak unanimitet."/DW/

thomas brey tensionet kosove serbi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën