LIVE UPDATES
Bota

Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Anëtarët e Gardës Kombëtare shpërndajnë ujë të pijshëm, shumë të nevojshëm për banorët e Xheksonit në Misisipi. Shiu i dendur dhe përmbytjet e fundit zhytën nën ujë pjesë të tëra në këtë shtet jugor.

5 Shtator 2022, 15:22 Nga d.a.
Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit
Pamje nga vendngjarja

SHBA- Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ujë të pastër. Pas përmbytjeve të mëdha në Xhekson të Misisipit, impianti kryesor i trajtimit të ujit të qytetit pushoi së funksionuari. Kritikët thonë se çështja është më e thellë në qytetin kryesisht me ngjyrë, i cili siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi historikisht ka vuajtur nga racizmi dhe tani po përballet me krizën për ujë.

Anëtarët e Gardës Kombëtare shpërndajnë ujë të pijshëm, shumë të nevojshëm për banorët e Xheksonit në Misisipi. Shiu i dendur dhe përmbytjet e fundit zhytën nën ujë pjesë të tëra në këtë shtet jugor.

Sistemi i ujit të qytetit dështoi pjesërisht dhe më shumë se 160 mijë banorëve të Xheksonit, shumica e tyre afrikano-amerikanë, u është dashur të marrin vetë masa, duke zier ujin që del nga rubinetet e tyre. Javën e kaluar, guvernatori i Misisipit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa banorët zunë radhën për ujë të pijshëm.

“Dua të falënderoj personalisht anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë aty për të plotësuar personelin e këtyre vendeve dhe duke bërë të mundur këtë operacion. Shërbimi i këtyre individëve është vërtet kritik për suksesin e kësaj përpjekjeje”, tha guvernatori republikan Tate Reeves.

Guvernatori Reeves tha gjatë konferencës së tij për shtyp se në Xhekson ishin shpërndarë gati tre milionë shishe ujë. Banorët ishin këshilluar tashmë të "zienin ujin" që nga korriku në një qytet me infrastrukturë të paqëndrueshme ujore dhe kërcënime në rritje për stabilitetin e tij.

“Ne po shohim jo vetëm vjetërsinë dhe konsumimin e sistemit tonë, por po shohim efektet e ndryshimit të klimës. Kemi dimër më të ftohtë, verë më të nxehtë dhe më shumë reshje. E gjithë kjo po dëmton infrastrukturën tonë ujore”, tha kryebashkiaku Chokwe Antar Lumumba.

Zyrtarët thonë se presioni i ujit vazhdon të përmirësohet në Xhekson, por kryebashkiaku i qytetit paralajmëron se tubat e vjetëruar mund të shpërthejnë. Guvernatori dhe kryetari i bashkisë vizituan impiantin e trajtimit të ujit javën e kaluar të shoqëruar nga administratori i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA.

“Agjencia jonë po përqëndrohet të sigurojë që ne mund të ofrojmë dhe mbështesim Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit me sjelljen e ujit të pijshëm të sigurt – ujë në shishe – ((dhe)) duke mbështetur operacionet e tyre, por më e rëndësishmja duke sjellë partnerët tanë federalë që mund të kuptojnë vërtet se çfarë do të duhet për ta rikthyer këtë impiant në kapacitetin e plotë operacional”, tha administratori i FEMA-s, Deanne Criswell.

Ndërsa banorët që mund të përballojnë dhe të gjejnë ujë në shishe vazhdojnë të ngarkojnë makinat e tyre, zyrtarët lokalë thonë se impianti i dëmtuar i trajtimit të ujit ka nevojë për një zgjidhje më të përhershme, më të drejtë dhe të shpejtë./VOA/

kriza e juit ne shba arash arabasadi tate reeves

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës