9 Mars 2023, 22:29
Nga I.A
David Geer dhe Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Maqedonia e Veriut ka pranuar mbështetjen e premtuar financiare në vlerë prej 80 milionë euro nga Bashkimi Evropian (BE) për përballimin e krizës energjetike. Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer, mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku përveç kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe drejtues të institucioneve dhe kompanive nga sektori i energjisë.
Zv/kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiç, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, secili në sferën e tyre prezantuan detajet e masave kundër krizës dhe efektet e tyre. Në konferencën për media pas ngjarjes, kryeministri Kovaçevski theksoi se masat e qeverisë dhe mbështetja financiare evropiane dhanë rezultate, të cilat parandaluan rritjen e madhe të çmimeve të energjisë dhe mundësuan furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
“Këto mjete tashmë janë në dispozicion dhe janë pjesë e pakos për masat kundër krizës në vlerë prej mbi 760 milionë euro. Kjo mbështetje është më e larta në rajon dhe kjo është konfirmuar nga Banka Botërore. Për buxhetin e këtij viti, ne kemi ndarë 225 milionë euro si mbështetje për përballimin e krizës energjetike”, tha Kovaçevski.
Ai theksoi se kriza energjetike është kthyer në një mundësi, pasi janë rritur ndjeshëm investimet në burimet e rinovueshme të energjisë. Ambasadori i BE-së David Geer në fjalën e tij tha se BE-ja sot përmbush premtimet e dhëna dhe konfirmon vlerat e saj fundamentale.
"BE dëshmon edhe një herë se është këtu për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Në tetor të vitit të kaluar, presidentja e Komisionit Evropian (Ursula von der Leyen) premtoi ndihmë prej 80 milionë euro për qytetarët që po përballen me vështirësi me rritjen e çmimeve të energjisë, e cila është pasojë e agresionit rus në Ukrainë. Ky ishte një gjest solidariteti midis BE-së dhe vendeve të ardhshme anëtare, sepse ne kujdesemi”, tha Geer.
Ai shtoi se kjo është një mbështetje praktike financiare për kategoritë e qytetarëve në nevojë, si dhe për kompanitë dhe institucionet vitale. Ambasadori Geer gjithashtu tha se këto 80 milionë euro janë vetëm një pjesë e pakos prej 1 miliardë eurosh që BE ka përgatitur për Ballkanin Perëndimor. Pjesa më e madhe e kësaj pakoje, është tashmë në dispozicion për të mbështetur investimet për tranzicionin e gjelbër.
david geer dimitar kovaçevski bojan mariçiç fatmir besimi
Bota
9 Mars 2023, 22:06
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pritjet gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi. ...
Bota
9 Mars 2023, 21:58
I.A
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se kryem...
Bota
9 Mars 2023, 21:47
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normali...
Bota
9 Mars 2023, 21:37
I.A
Termet
ITALI- Një tërmet i dytë ka tronditur një rajon të Italisë qendrore pranë qytetit të Perugia. Një rapor...
Bota
9 Mars 2023, 21:29
I.A
Tank
KINË- Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara m...
Bota
9 Mars 2023, 21:01
I.A
LGBT
UGANDË- Edhe një herë, ligjvënësit nga Uganda po nisin një sulm të ashpër kundër pakicave seksuale duke p...
Bota
9 Mars 2023, 20:36
I.A
Saranda Bogujevci
KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci është në një pritje...
Bota
9 Mars 2023, 20:30
I.A
Petr Pavel
ÇEKI- Petr Pavel, ish-shefi i ushtrisë çeke dhe zyrtar i nivelit të lartë të NATO-s, filloi mandatin e tij pes...
Bota
9 Mars 2023, 19:57
k.m.
WhatsApp
BRITANI E MADHE- Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Pa...
Bota
9 Mars 2023, 19:19
I.A
Takimi Kurti-Vucic
BRUKSEL- Zyra e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen ...