LIVE UPDATES
Bota

Kriza në Afganistan, OKB nis bisedimet për keqtrajtimin ndaj grave! Talebanët s'do jenë të ftuar

Të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia, si dhe donatorët kryesorë të ndihmave nga Evropa dhe fqinjët si Pakistani, janë në mesin e përfaqësuesve nga rreth 25 vende dhe grupeve të thirrura në negociatat dyditore nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

1 Maj 2023, 17:39 Nga k.m.
Kriza në Afganistan, OKB nis bisedimet për keqtrajtimin ndaj grave!
Foto ilustruese

Autoritetet talebane të Afganistanit do të mungojnë në bisedimet e udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), që do të nisin të hënën. Në këto negociata do të diskutohet se si të trajtohen sundimtarët e vendit në krizë dhe do të bëhet presion për heqjen e kufizimeve për gratë që punojnë dhe pjesëmarrjen e vajzave në shkolla.

Të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia, si dhe donatorët kryesorë të ndihmave nga Evropa dhe fqinjët si Pakistani, janë në mesin e përfaqësuesve nga rreth 25 vende dhe grupeve të thirrura në negociatat dyditore nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Megjithatë, qeveria talebane nuk është ftuar në bisedimet e Dohas dhe çështja e njohjes së administratës është ngritur si shqetësim përpara këtij takimi.Një grup i vogël grash afgane organizuan një marsh proteste në fundjavë në Kabul për ta kundërshtuar çdo lëvizje për t’i njohur sundimtarët që u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021.

Në një letër të hapur drejtuar pjesëmarrësve në takimin e Dohas, të publikuar më 30 prill, një koalicion i grupeve të grave afgane tha se ishin “të indinjuara” që ndonjë vend do ta shqyrtonte si mundësi formimin e lidhjeve me qeverinë që Kombet e Bashkuara e quajnë “autoritet de fakto”.

OKB-ja dhe SHBA-ja kanë këmbëngulur se njohja e qeverisë nuk është në planet e këtij takimi.Frika e grupeve të të drejtave është nxitur nga zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së, Amina Mohammed, e cila tha muajin e kaluar se takimi i Dohas mund të sjellë “hapa të vegjël” që çojnë në një “njohje parimore” të qeverisë talebane.

OKB-ja tha se komentet ishin keqinterpretuar. Asnjë vend nuk ka krijuar lidhje formale me administratën afgane dhe anëtarësimi në OKB mund të vendoset vetëm nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Përpara mbërritjes së Guterres në Doha, nga zyra e tij u tha se takimi “ka për qëllim të arrijë një mirëkuptim të përbashkët brenda komunitetit ndërkombëtar se si të merren me talebanët” për të drejtat e grave dhe vajzave, qeverisjen gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës.

“Çdo lloj njohjeje e talebanëve është krejtësisht jashtë tryezës”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, javën e kaluar.

Pavarësisht se nuk u ftua në takim, kreu i zyrës përfaqësuese të talebanëve në Doha, Sohail Shaheen, tha se është takuar me anëtarë të delegacioneve britanike dhe kineze.Ai tha se bisedimet e OKB-së ishte në mesin e temave të diskutuara.

Që nga rrëzimi i një qeverie të mbështetur nga vendet e huaja në vitin 2021, autoritetet talebane kanë imponuar një version të ashpër të ligjit të sheriatit, që Kombet e Bashkuara e kanë etiketuar “aparteid me bazë gjinore”.

Ndonëse të ndara mes vete për shumë tema, fuqitë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u bashkuan të enjten për t’i dënuar kufizimet ndaj grave dhe vajzave afgane dhe u bënë thirrje të gjitha vendeve që të kërkojnë “një ndryshim urgjent” të politikave në Afganistan.

Megjithatë, diplomatët dhe vëzhguesit thonë se takimi i Dohas nxjerr në pah problemin me të cilin përballet komuniteti ndërkombëtar lidhur me Afganistanin, të cilin OKB-ja e konsideron krizën e saj më të madhe humanitare pasi që miliona njerëz varen nga ndihmat ushqimore.

Amina Mohammed tha se ishte “e qartë” se autoritetet talebane duan njohje. Lidhjet formale të OKB-së do ta ndihmonin qeverinë t’i rimarrë miliarda dollarët e sekuestruara jashtë vendit pasi talebanët morën pushtetin.Por, diplomatë nga disa vende të përfshira në bisedimet e Dohas thanë se kjo nuk do të ishte e mundur derisa të mos ketë një ndryshim në politikat afgane për të drejtat e grave. Ministria e Jashtme afgane tha, pas votimit të javës së kaluar në OKB, se “diversiteti duhet të respektohet dhe jo të politizohet”./REL

talebanet

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen