LIVE UPDATES
Bota

Kryediplomati amerikan në Izrael, do të diskutojë armëpushimin dhe ndihmat për Gazën

Diplomati i lartë amerikan pritet gjithashtu që të diskutojë edhe lidhur me ofensivën e afërt të Izraelit në Gazën jugore.

30 Nëntor 2023, 08:24 Nga a.l
Kryediplomati amerikan në Izrael, do të diskutojë
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Tel Aviv të enjten ku pritet të takohet me udhëheqësit izraelitë për të diskutuar zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm të Izraelit me militantët e Hamasit dhe shtimin e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës. Kjo është vizita e tretë e zotit Blinken në rajon që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Kryediplomati amerikan pritet të vizitojë edhe Bregun Perëndimor të pushtuar, ku ka të ngjarë të takohet udhëheqësin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, tha një zyrtar palestinez. Diplomati i lartë amerikan pritet gjithashtu që të diskutojë edhe lidhur me ofensivën e afërt të Izraelit në Gazën jugore.

Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Izraelit që të tregohet shumë më i kujdesshëm për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të kufizuar dëmtimin e infrastrukturës në çdo ofensivë në jug, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

“Gjatë ditëve të ardhshme, do të përqendrohemi që të bëjmë atë që mundemi për të zgjatur pauzën në mënyrë që të vazhdojmë lirimin e më shumë pengjeve dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare”, tha zoti Blinken gjatë një konference shtypi në Bruksel te mërkurën.

Armëpushimi ka sjellë pauzën e parë në Gaza në shtatë javë, gjatë së cilës Izraeli bombardoi rëndë territorin në përgjigje të një sulmi të dhunshëm nga militantët e Hamasit që vranë rreth 1200 njerëz dhe morën 240 pengje.

Izraeli është betuar se do ta asgjësojë Hamasin, i cili sundon Gazën. Autoritetet shëndetësore në Gaza thonë se bombardimi i Izraelit në territorin e vogël me popullsi të dendur ka vrarë deri më tani më shumë se 15,000 njerëz, rreth 40% e tyre fëmijë. Shifrat nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Që nga fillimi i luftës, zoti Blinken ka zhvilluar bisedime me udhëheqës të lartë izraelitë dhe arabë në përpjekje për të frenuar përhapjen e konfliktit, nxitur lirimin e pengjeve dhe lehtësuar ndihmat për Gazën, ku po shfaqet një fatkeqësi humanitare. Gjatë konferencës së shtypit në Bruksel, Sekretari Blinken tha se do të vazhdojë të diskutojë me partnerët rajonalë lidhur me të ardhmen e Gazës pas konfliktit. Shtetet e Bashkuara janë shprehur se nuk duan që Gaza të pushtohet apo të mbetet në shtetrrethim dhe nuk duan që palestinezët të zhvendosen përgjithmonë apo territori i Gazës të tkurret./VOA 

antony blinken

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj