26 Shtator 2023, 18:37
Nga r.ll
Annalena Baerbock
GJERMANIA- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kërkoi nga Serbia që të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.
Përmes një postimi në X, kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”.
“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në këtë situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë bëhet për shtensionim të situatës. Serbia, në veçanti, duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter.
Një grup i maskuar dhe i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – zonë e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen e armatosur me Policinë e Kosovës. Autoritetet në Kosovë thanë se tre sulmues janë vrarë dhe tetë persona janë arrestuar.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.
Sveçla publikon një video ku pretendon se shihet Radoiçiqi gjatë sulmit në veri
Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.
Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit. Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL
annalena baerbock tensionet në veri të kosovës
Bota
26 Shtator 2023, 18:19
a.l
Azerbajxhan
AZERBAJXHAN- Mbi 13.000 persona që u larguan nga Nagorno-Karabaku kanë arritur në Armeni, thanë zyrtarët, në nj&e...
Bota
26 Shtator 2023, 18:08
a.l
The British Museum
BRITANI E MADHE- Muzeu Britanik ka kërkuar ndihmë për të gjetur rreth 2000 artefakte të humbur...
Bota
26 Shtator 2023, 17:54
I.A
Matteo Messina Denaro dhe Roberto Saviano
ITALI- Gazetari italian Roberto Saviano ka hedhur dyshime mbi pasuritë e shpërndara të ish-k...
Bota
26 Shtator 2023, 17:49
a.l
Alexei Navanly
RUSI- Një gjykatë ruse ka refuzuar apelin e liderit të burgosur të opozitës Alexey Navalny kund&eum...
Bota
26 Shtator 2023, 17:52
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Serbët lokalë të Zveçanit kanë ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist q&eum...
Bota
26 Shtator 2023, 17:47
a.l
Bob Menendez
SHBA- Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij, pas akuzave se ka marrë ryshf...
Bota
26 Shtator 2023, 17:33
r.ll
foto ilustruese
AUSTRI- Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, ka reaguar me sulmin e 24 shtatori ndaj poliucisë...
Bota
26 Shtator 2023, 17:41
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin informoi homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, për aktivitetet e kontingjentit paqeruajtës r...
Bota
26 Shtator 2023, 17:28
a.l
Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni
ITALI- Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni kanë zhvilluar sot n...
Bota
26 Shtator 2023, 17:17
r.ll
foto nga video-konferenca
RUSI- Një foto e publikuar nga ministri ruse e mbrojtjes ka treguar pjesmarrjen e Viktor Solokov në një video-konf...