LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri grek nën kritika për skandalin e përgjimeve, adreson akuzat: Gënjeshtra të paturpshme

Skandali po krahasohet me skandalin politik të Uotërgejtit që shkaktoi dorëheqjen e ish-Presidentit amerikan Richard Nixon në vitet 1970.

8 Nëntor 2022, 21:47 Nga k.m.
Kryeministri grek nën kritika për skandalin e përgjimeve, adreson
Kyriakos Mitsotakis

Gjykata e Lartë e Greqisë ka filluar një hetim për akuzat se shërbimi i zbulimit të këtij vendi ka përgjuar telefonat e të paktën 33 politikanëve, sipërmarrësve dhe gazetarëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anthee Carassava, njofton se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka mohuar akuzat, por analistët thonë se skandali mund ta shtrëngojë Mitsotakis që të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë greke të qendrës së djathtë.

Skandali po krahasohet me skandalin politik të Uotërgejtit që shkaktoi dorëheqjen e ish-Presidentit amerikan Richard Nixon në vitet 1970. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po mohon me forcë çdo përfshirje për akuzat se dhjetëra sipërmarrës, gazetarë dhe madje edhe politikanë të vetë partisë së tij, përfshirë ministrin e jashtëm të vendit, përgjoheshin nga agjentët grekë.

“Kjo e gjitha është e turpshme dhe e rrezikshme”, tha ai gjatë një interviste të orëve të vona me një televizion vendas.

“Por kam besim”, shtoi Mitsotakis, “se prokurori i Gjykatës së Lartë do të kërkojë dhe do të marrë qartësimet që i nevojiten”.

Gazeta e majtë “Documento” e bëri publik skandalin të shtunën, duke raportuar se figurat publike ishin përgjuar ilegalisht nëpërmjet programit malinj të njohur me emrin Predator, si dhe nëpërmjet gjurmuesve elektronikë të vendosur nga shërbimi grek i zbulimit, i njohur me akronimin EYP.

Mitsotakis, i cili drejton partinë e qendrës së djathtë dhe gjithashtu mbikëqyr EYP-in në kuadrin e detyrave të tij si kryeministër, gjendej që më parë nën trysni për shkak të një skandali të ngjashëm të publikuar gjatë verës, se EYP-i kishte përgjuar telefonin e kundërshtarit të tij politik të kahut socialist.

Në atë kohë, Mitsotakis mohoi kategorikisht të jetë përdorur programi i përgjimit i prodhuar në Izrael për të dëgjuar bisedat e kundërshtarit të tij. Por, ai tha se përgjimet ishin të ligjshme dhe pranoi se në fakt shërbimi i zbulimit e kishte përgjuar kundërshtarin e tij politik, megjithëse nuk dha shpjegime për arsyet.

Të hënën redaktori dhe gazetari Kostas Vaxevanis, i cili bëri publik skandalin më të fundit, u paraqit përpara prokurorisë së Gjykatës së Lartë për t’iu përgjigjur pyetjeve në kuadrin e një hetimi urgjent që u çel pas këtij publikimi. Vaxevanis doli pas disa orësh deponimi duke këmbëngulur se artikulli i tij kishte baza solide.

Sigurisht, që ka prova të besueshme që mbështesin gjetjet e tij, u tha ai gazetarëve. Kemi publikuar tashmë katër mesazhe dërguar njerëzve që ishin përgjuar, gjë që provon se po monitoroheshin ilegalisht, tha ai.

Në artikullin e Vaxevanis citohen dy persona që pretendojnë se kanë patur rol kryesor në përgjime. Mitsotakis tha se artikulli ishte pjesë e një konspiracioni më të gjerë politik për të rrëzuar qeverinë dhe për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

Kjo është e gjitha pjesë e një përpjekjeje, tha ai, për ta zhytur vendin në baltë dhe në një debat të pabesueshëm ku i kërkohet qeverisë të provojë se nuk është elefanti që thonë se është. Drejtuesit e bizneseve dhe politikanët që akuzohet se janë përgjuar kanë kritikuar qeverinë dhe Mitsotakis personalisht. Ndërkohë, vëzhguesit thonë se grekët kanë mbetur të shtangur dhe të frikësuar nga një aparat shtetëror që përdor taktika të dyshimta, të ngjashme me ato të kohës së Luftës së Ftohtë dhe jo të një demokracie funksionale.

Vaxevanis është zotuar të botojë detaje të mëtejshme gjatë javëve në vazhdim. Nëse vërtetohen akuzat për këto shkelje, analistët thonë se udhëheqësi grek mund të dorëhiqet shumë më përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për vitin tjetër./VOA

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet