LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri holandez siguron mbështetjen e SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë për të udhëhequr NATO-n

Pasardhësi i zotit Stoltenberg, që largohet në tetor, do të marrë detyrën në një periudhë vendimtare të ngarkuar me vazhdimin e mbështetjes së kushtueshme të të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe shpagues së çdo përshkallëzimi që do të mund ta vinte aleancën drejtpërdrejt në një luftë me Moskën.

23 Shkurt 2024, 22:16 Nga h.k
Kryeministri holandez siguron mbështetjen e SHBA-së, Britanisë,
Foto ilustruese

SHBA-Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania, i shprehën mbështetje të enjten kryeministrit holandez në largim Mark Rutte, për të pasuar norvegjezin Jens Stoltenberg në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Pasardhësi i zotit Stoltenberg, që largohet në tetor, do të marrë detyrën në një periudhë vendimtare të ngarkuar me vazhdimin e mbështetjes së kushtueshme të të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe shpagues së çdo përshkallëzimi që do të mund ta vinte aleancën drejtpërdrejt në një luftë me Moskën.

Shtetet e Bashkuara mbështesin kandidimin e kryeministrit holandez në largim Mark Rutte për të pasuar z. Jens Stoltenberg në krye të NATO-s, tha të enjten John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Varësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, shefit të ardhshëm të NATO-s mund t'i duhet të përballet me një mandat të dytë të ish presidentit Donald Trump, i cili nxiti kritika të ashpra të zyrtarëve perëndimorë në fillim të këtij muaji, pasi vuri në pikëpyetje angazhimin e tij për të mbrojtur aleatët e NATO-s nëse rizgjedhet.

E themeluar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, NATO-ja është një aleancë politike dhe ushtarake e vendeve nga Amerika e Veriut dhe Evropa.

Në nenin 5 të traktatit themelues të NATO-s është mishëruar parimi i mbrojtjes kolektive sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve.

Udhëheqësit e NATO-s emërohen me konsensus, që do të thotë se të gjitha vendet anëtare duhet të pajtohen. Aleanca aktualisht ka 31 vende anëtare me Suedinë që pret të bashkohet së shpejti.

Diplomatët thonë se zoti Rutte është i vetmi kandidat zyrtar për postin në garën që zhvillohet prapaskenave, megjithëse disa thanë se emri i presidentit rumun Klaus Iohannis, ishte hedhur gjithashtu në diskutime jozyrtare kohët e fundit.

Por, me mbështetjen e Uashingtonit, që është fuqia mbizotëruese e aleancës dhe tre kombeve të mëdha evropiane si dhe rreth 16 anëtarëve të tjerë të NATO-s, zoti Rutte sipas diplomatëve është në një pozicion të fortë dhe çdo rival do të përballet me një betejë të vështirë.

Udhëheqësi i Holandës, 57-vjeçari Mark Rutte, ka pasur marrëdhënie të mira me udhëheqës të ndryshëm britanikë, të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, përfshirë zotin Trump gjatë mandatit të tij.

Në fundjavë, zoti Rutte u kërkoi udhëheqësve evropianë që t’u japin fund “ankesave” për zotin Trump dhe në vend të kësaj të përqendrohen në atë që mund të bëjnë për të forcuar mbrojtjen dhe për të ndihmuar Ukrainën.

Duke mbështetur zotin Rutte, ministria e Jashtme britanike tha se ai është një personalitet i respektuar në të gjithë NATO-n, me kredenciale serioze të mbrojtjes dhe sigurisë, i cili do të siguronte që ajo të mbetej e fortë dhe e përgatitur për çdo nevojë për t'u mbrojtur.

Një zyrtar i lartë francez tha se presidenti Emmanuel Macron kishte qenë një mbështetës i hershëm i emërimit të holandezit në këtë post, një ide së cilës i kishte dhënë zë vitin e kaluar.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se zoti Rutte e ka mbështetjen e Berlinit, duke e çmuat atë si "një kandidat të jashtëzakonshëm".

Megjithatë, një diplomat i lartë paralajmëroi se ende nuk është arritur një marrëveshje.

Polonia, një fuqi ushtarake në rritje në Evropë, nuk ka ende asnjë qëndrim, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme. Gjithashtu nuk pati asnjë fjalë nga Hungaria dhe Turqia, të cilat konsiderohen nga disa diplomatë si pengesa të mundshme për zotin Rutte.

Jens Stoltenberg, ish kryeministër i Norvegjisë, shërben si shef i NATO-s që nga viti 2014.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe ministri i Jashtëm Letonez Krisjanis Karins, kanë sinjalizuar gjithashtu interesim për postin kryesor të NATO-s, por nuk janë paraqitur zyrtarisht si kandidatë, thonë diplomatët.

john kirby

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj