LIVE UPDATES
Bota

Avokatët e Trump kërkojnë rrëzimin e akuzave për dokumente sekrete

Ekipi i mbrojtjes pretendon se imuniteti presidencial e mbron ish presidentin nga ndjekja penale, ndonëse ky argument deri tani ka dështuar në gjykatat federale të apelit në një çështje tjetër gjyqësore.

23 Shkurt 2024, 20:49 Nga N.F
Avokatët e Trump kërkojnë rrëzimin e akuzave për
Trump

Uashington- Ish Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi gjykatës në Florida të hedhë poshtë rastin penal ndaj tij nën akuzën për mbajtjen e dokumenteve sekrete në kundërshtim me ligjin. Ekipi i mbrojtjes i zotit Trump pretendon se imuniteti presidencial e mbron ish presidentin nga ndjekja penale, ndonëse ky argument deri tani ka dështuar në gjykatat federale të apelit në një çështje tjetër gjyqësore.

Në njërin nga mocionet e shumta kundër prokurorit të posaçëm Jack Smith, avokatët e zotit Trump përsëritën argumentet që përgjithësisht u hodhën poshtë nga gjykata e apelit këtë muaj në Uashington, për një akuzë tjetër ndaj tij, atë të ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020. Zoti Trump ka kërkuar nga Gjykata e Lartë amerikane të shprehet për imunitetin e tij, ndërkohë që si kandidati kryesor republikan për zgjedhjet presidenciale po mundohet të vonojë gjyqin deri pas zgjedhjeve të nëntorit.

Avokatët e zotit Trump argumentojnë se akuzat rreth dokumenteve sekrete bien mbi bazën e vendimit të tij për t’i konsideruar këto dokumente si shënime “personale” në bazë të Nenit mbi Dokumentet Presidenciale. Ata argumentojnë se ai nuk mund të përndiqet meqë bëhet fjalë për një “akt zyrtar” që ai e ka bërë gjatë periudhës kur ishte ende në Shtëpinë e Bardhë.

Gjykata federale e apelit në Uashington në vendimin e saj gjatë muajit shkurt u shpreh shumë qartë duke e hedhur poshtë këtë pohim të pazakontë të zotit Trump se ish presidentët gëzojnë imunitet absolut për veprimet që përfshijnë detyrat e tyre zyrtare. Por avokatët e zotit Trump argumentuan se vendimi i gjykatës së apelit është i gabuar dhe i thanë gjykatëses së qarkut në Florida Aileen Cannon se ajo nuk duhet ta marrë parasysh në rastin që ajo po gjykon për dokumentet sekrete, pasi ai ishte një “vendim i arsyetuar dobët”.

Në dokumentet e dorëzuara në gjyq të enjten mbrëma, avokatët e zotit Trump argumentuan se emërimi i prokurorit të posaçëm Smith nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ishte “i jashtëligjshëm” dhe përbën bazën mbi të cilën rastin duhet të hidhet poshtë. Ata po ashtu kritikojnë edhe ligjin në bazë të cilit është akuzuar zoti Trump, si “të paqartë nga aspekti kushtetues” për mënyrën se si po zbatohet ndaj zotit Trump.

Zoti Trump akuzohet se ka mbajtur në kundërshtim me ligjin dokumente sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe se ka penguar përpjekjet e qeverisë për t’i rikthyer ato. Aktpadia e qershorit të vitit 2023 që e ngarkon atë me dhjetëra kundërvajtje pretendon se hetuesit gjetën kuti me dokumente sekrete të mbajtura pa kujdes në hapësirat e pronës së tij në Mar-a-Lago, përfshirë në dhomën e ballos, në banjë, në një vaskë dushi, në dhomën e tij të fjetjes dhe në një dhomë që përdorej si depo.

Prokurorët thonë se dokumentet, që refuzoi t’i kthente dhe që në disa raste ua ka treguar vizitorëve rrezikojnë jo vetëm marrëdhëniet me shtetet e huaja por edhe sigurinë e trupave amerikane dhe burimet sekrete. Ata e akuzojnë zotin Trump se ka kërkuar nga një punonjës të fshijë regjistrimet e kamerave në pronën e tij në Florida në përpjekje për penguar hetimet federale.

Gjyqi për këtë rast pritet të fillojë në muajin maj, por gjykatësja Cannon i ka shtyrë disa herë afatet dhe është treguar e hapur që të rishikojë datën e gjyqit gjatë një seance para gjyqësore që është caktuar të mbahet në muajin mars. Ky është njëri nga katër rastet penale me të cilat përballet ish presidenti ndërkohë që garon për t’u rikthyer në Shtëpi të Bardhë në nëntor.

Çështja tjetër e prokurorit Smith kundër zotit Trump, që e akuzon atë për planifikim të përmbysjes së rezultateve të zgjedhjeve më 2020, duhet të dilte në gjyq në mars, por kjo datë është anuluar ndërkohë që ish presidenti po apelon aktpadinë mbi bazën e pretendimet të imunitetit presidencial. Në një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Lartë thuhet se presidentët gëzojnë imunitet nga mbajtja e përgjegjësisë për çështje civile për veprime zyrtare dhe avokatët e zotit Trump me muaj të tërë kanë argumentuar se një mbrojtje e tillë duhet të vlejë edhe për përndjekjet penale.

Vendimi i Gjykatës së Lartë dhe koha kur do të shpallet, do të përcaktojë nëse gjyqi për çështjen e zgjedhjeve të vitit 2020 do të fillojë para zgjedhjeve të nëntorit, apo jo. Si e tillë, ajo do të ketë pasoja të mëdha politike, meqë zoti Trump - nëse fiton – mund të përdorë autoritetin e tij për t’i mbyllur çështjet federale. Ose mund të falë veten – një alternativë e paprovuar ndonjëherë në rrugë ligjore.

Marrë nga VOA

trump dokumente sekrete

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj