LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Ursula von der Leyen e përgatitur për mandatin e ri

Rikandidimi i Ursula von der Leyen-it pritej. Megjithatë ajo i la vetes kohë dhe gatishmërinë për kandidim e shpalli vetëm javën e fundit. Rikandidimi konsiderohej i mundur, edhe sepse von der Leyen-i ka një bilanc të pamohueshëm arritjesh në krye të Komisionit Evropian.

23 Shkurt 2024, 20:32 Nga N.F

Analiza e DW: Ursula von der Leyen e përgatitur për mandatin e ri

BRUKSEL- Bilanci i arritjeve të gjermanes Von der Leyen është i dukshëm. Sfidues seriozë ajo nuk ka. Por rizgjedhja e saj nuk është punë e mbaruar, shkruan Auron Dodi. Rikandidimi i Ursula von der Leyen-it pritej. Megjithatë ajo i la vetes kohë dhe gatishmërinë për kandidim e shpalli vetëm javën e fundit. Rikandidimi konsiderohej i mundur, edhe sepse von der Leyen-i ka një bilanc të pamohueshëm arritjesh në krye të Komisionit Evropian.

Asnjë president tjetër që prej francezit Jacques Delors nuk ka pasur peshë të tillë në krye të KE. Për këtë ekspertët janë të një mendimi. Në fund të mandatit, gjermania Von der Leyen vlerësohet si menaxhuese e aftë krizash. Në këtë pikë bilanci i saj të sjell në mend bilancin e gjermanes tjetër, Angela Merkel, e njohur si menaxhuese e aftë krizash në krye të Gjermanisë dhe Evropës. Krizat në mandatin e von der Leyenit kanë qenë të përmasave historike. Qeveria e BE nën drejtimin e saj ka reaguar shpejt, me hapa integrues të Evropës. Për hapa të tillë në kushte të tjera do të ishin dashur vite apo dekada.

Përvijimi i BE si faktor gjeopolitik

Pandemia dhe lufta në Ukrainë qenë zhvillimet më sfiduese të mandatit pesëvjeçar të Von der Leyenit. Që në krye të mandatit të saj, në dhjetor 2019, në Kinë shpërtheu pandemia Covid-19. Pasojat e pandemisë tronditën botën dhe BE. Këtu,  në fushën e shëndetësisë, Von der Leyenit i njihet merita e organizimit të blerjes së përbashkët të vaksinave nga BE.

Në shkurt 2022 nisi lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Reagimi i ekzekutivit të BE qe impresionues: u hapën për Ukrainën negociatat për anëtarësim në BE; u miratuan për Ukrainën blerje armatimesh; për Ukrainën u miratua më tej mbështetje e madhe financiare nga BE. Me këto Ursula von der Leyen-i bëri një hap të rëndësishëm në përvijimin si faktor gjeopolitik të BE. Këtë premtim ajo e kishte bërë në krye të mandatit të saj.Suksese të tjera të KE, në mandatin e saj, janë ato në fushën ekonomike dhe energjetike.

Me Fondin e Rindërtimit nga pandemia, prej 750 miliardë eurosh, BE pranoi për herë të parë të hyjë në borxhe të përbashkëta, pra pranoi një formë eurobondesh. Kurse në fushën e energjisë, në mandatin e von der Leyenit, BE vuri në rrugë reformën e tregut energjetik. Veç kësaj: KE ka miratuar vitet e fundit direktiva mbrojtëse në politikën tregtare me botën. Njëkohësisht, ka nisur puna për Paktin e Gjelbër evropian. Ky Pakt synon ta bëjë BE neutral ndaj karbonit, deri në vitin 2050. Por disa reforma të këtij Pakti aktualisht janë pezulluar, kryesisht nën presionin e protestave të fermerëve në Evropë.

Objektivat e rinj të Ursula von der Leyen-it

„Aftësia për konkurrencë e BE dhe siguria në kuptim të gjerë”, këto duhet të jenë prioritete kryesore të BE, tha von der Leyeni të shtunën (17.02.), në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sidomos siguria, e në këtë kuadër mbrojtja dhe prodhimi i armatimeve janë aq të rëndësishme për të, sa ajo tha se do të emëronte një komisioner të posaçëm për këtë post, nëse do të rizgjidhet. Megjithatë, fushatën për rizgjedhje von der Leyen-i nuk e ka nisur ende, zyrtarisht.

Mbështetje e re franceze për von der Leyenin?

Franca pritet ta mbështesë gjermanen von der Leyen për një mandat të dytë. Sipas mediave franceze, ajo është sjellë mirë me Francën.  Megjithatë, mediat franceze kanë përhapur se Franca nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë: mbështetje von der Leyen-i merr po t’i jepen Francës poste me kompetenca të gjera: një zëvendëspresident i KE dhe një portofol i madh, për Teknologjitë e së Ardhmes së Evropës dhe për Mbrojtjen. Këto janë fusha qendrore të BE dhe për to pritet interes edhe nga shtete të tjera.

Macron e Von der Leyen si Helmut Kohl e Jacques Delors

Përsa i përket lajmit se ishte Franca ajo që e propozoi gjermanen von der Leyen, në 2019, në krye të Komisionit Evropian: Gjermania nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë, por as e ka kundërshtuar. E pyetur për këtë në 2019-ën, kancelarja Merkel heshti. Gjithsesi, Merkeli i tha atëherë Macronit, se “asnjë francez nuk do të bëhet president i Komisionit Evropian”. Po edhe sikur ta kenë bërë francezët propozimin për gjermanen – e pazakontë kjo nuk do të ishte. Në vitin 1985, ishte Helmut Kohli që ia propozoi Jacques Delors-in si kandidat për President të KE, François Miterrand-it. Kohlit i pëlqente natyra e palodhur në punë e Delors-it, dhe thoshte se Delors “kishte një anë gjermane”.

Von der Leyeni ka me sa duket mbështetje nga shumë shtete evropiane për kandidaturën e re të saj. Kundërkandidatë të tjerë seriozë që ta rrezikojnë 65 vjeçarja nuk ka. Formalisht, si kandidate kryesore (Spitzenkandidatin) Ursula von der Leyenin (kandidaten kryesore të CDU-së gjermane për zgjedhjet evropiane) pritet ta propozojë kongresi i EPP (Europeans People’s Party) në mars. Megjithë këto, zgjedhja e saj nuk konsiderohet punë e mbaruar. Kjo për shkak të konstelacioneve që mund të krijohen në Parlamentin Evropian pas zgjedhjeve evropiane, që mbahen nga 6 deri në 9 qershor.

Braktisje e mundshme e qendrës politike nga KE

Në situatën e jashtëzakonshme aktuale gjeopolitike, në Evropë ka ndodhur thuajse kudo një zhvendosje e ndjeshme djathtas e elektoratit. Sipas sondazheve, grupi i nacionalistëve të djathtë ECR (European Conservatives and Reformists), mund të fitojë në zgjedhje më shumë mandate se liberalët dhe Të Gjelbrit. Te ECR bën pjesë Fratelli d’Italia, të Giorgia Melonit. Po të fitojë më shumë se të Gjelbrit, ECR, Partia Popullore Evropiane (EPP), mund të hyjë në koalicion me të, ECR-në, dhe me liberalët.

Ky do të ishte një hap historik: do të kishim një braktisje të qendrës nga Komisioni Evropian. Prej dekadash, BE qeveriset nga një koalicion politik i përbërë nga konservatorët, socialistët, liberalët dhe Të Gjelbrit. Megjithë parashikimet e sondazheve: von der Leyen tregohet shumë e kujdesshme që të mos lëndojë me deklarata as Të Gjelbrit, në kohën kur shumë pika të Paktit të Gjelbër evropian në dy vitet e fundit von der Leyen-i i ka pezulluar. Më parë ajo kishte shkuar shumë larg me politikën ambjentaliste, gjë që i solli kritika nga konservatorët në Parlamentin Evropina dhe CDU-ja.

Është Parlamenti Evropian që e ka fjalën e fundit për Presidenten e KE, megjithëse propozimin e bën Këshilli Evropian, pra kryeministrat dhe presidentët e shteteve.

“Në këto pesë vjet, jo vetëm që është rritur pasioni im për Evropën, por sigurisht edhe përvoja ime se sa shumë mund të arrijë kjo Evropë për popullin e saj”, tha von der Leyen të hënën (19.02.) në Berlin pas emërimit nga CDU si kandidate kryesore.

Sot, pesë vjet më vonë, ajo merr “një vendim shumë të vetëdijshëm dhe të mirëmenduar”. Fjalë të përshtatshme. Herën e fundit, në Parlamentin Evropian, von der Leyen nuk e pati të lehtë: e zgjodhën me një shumicë të vogël – nëntë vota më shumë se shumica e nevojshme.

Marrë nga DW

von der leyen mandat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj