23 Shkurt 2024, 19:29
Nga S.N
Foto Ilustrim
FRANCË- Fermerët francezë janë kthyer në rrugët e Parisit për një tjetër protestë me traktorët e tyre ditën e sotme. Ata kanë kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria, ndërsa ditët në vijim do të mbahet një panair i madh bujqësor në Paris, shkruajnë mediat e huaja.
Dhjetra traktore hynë paqësisht në Paris. Kjo protestë vjen 3 javë pasi fermerët hoqën pengesat rreth Parisit pasi qeveria ofroi 400 milionë euro për të adresuar ankesat e tyre për të ardhura të ulta. Veprimet e fermerëve francezë janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë protestash në Evropë kundër politikave bujqësore të BE-së, burokracisë dhe kushteve të përgjithshme të biznesit.
Fermerët ankohen se politikat mjedisore të bllokut 27-vendesh, të tilla si Marrëveshja e Gjelbër, e cila kërkon kufizime në përdorimin e kimikateve dhe në emetimet e gazeve serrë, kufizojnë biznesin e tyre dhe i bëjnë produktet e tyre më të shtrenjta se importet jashtë BE-së.
Protesta të tjera po organizohen në të gjithë Francën , ndërsa fermerët kërkojnë të ushtrojnë presion ndaj qeverisë për të zbatuar premtimet e saj.
Zyrtarët qeveritarë kanë mbajtur një sërë takimesh me sindikatat e fermerëve në javët e fundit për të diskutuar një projekt-ligj të ri që synon të mbrojë "sovranitetin bujqësor" të Francës dhe i cili do të debatohet në parlament këtë pranverë.
Plani i qeverisë përfshin gjithashtu qindra milionë euro ndihma, ulje taksash dhe një premtim për të mos ndaluar pesticidet në Francë që lejohen gjetkë në Evropë. Fermerët francezë thonë se ndalime të tilla i vënë ata në një disavantazh të padrejtë.
fermeret france be protesta
Bota
23 Shkurt 2024, 19:07
S.N
Foto Ilustrim
MAQEDONI E VERIUT- Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë...
Bota
23 Shkurt 2024, 18:59
N.F
Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka reaguar në lidhje me sanksionet të cilat ka paralajmëruar SHBA për Rusi...
Bota
23 Shkurt 2024, 18:51
S.N
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA-ja nuk mund t`i kthejë shpinën UKrainës në këto momente. Ai bëri nj...
Bota
23 Shkurt 2024, 18:33
S.N
Foto Ilustrim
BRUKSEL- Presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropianë thanë se BE-ja do të vazhdo...
Bota
23 Shkurt 2024, 18:13
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Dy vjet më parë, adoleshentët ukrainas ishin të zënë me miqësinë duke provuar gjë...
Bota
23 Shkurt 2024, 17:59
S.N
Foto Ilustrim
POLONI- Fermerët në Poloni thanë se do të bllokojnë një rrugë kyçe kufitare që e lidh shtetin ...
Bota
23 Shkurt 2024, 17:51
S.N
Foto nga protesta
ITALI- Policia dhe studentët e Italisë janë perleshur gjatë një marshimi pro-palestinez në Pisa. Student&eu...
Bota
23 Shkurt 2024, 17:40
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi sot aleatëve perëndimorë të Kievit q&eu...
Bota
23 Shkurt 2024, 17:31
N.F
Biden
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten vendosjen e sanksioneve të reja gjithëpërfshirëse kundër Rusisë, n&e...
Bota
23 Shkurt 2024, 17:27
S.N
Foto nga gjyqi
KOSOVË- Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt kundër Dardan Krivaqës dhe Arb&eum...