25 Qershor 2024, 22:54
Nga r.ll
kryeministri
KINË- Kryeministri i Kinës Li Qiang hodhi poshtë të martën kritikat se firmat kineze gëzojnë subvencione të padrejta krahasuar me firmat e vendeve të tjera. Ai gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet për gjendjen e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
Gjatë fjalimit të tij në hapjen e takimit të Forumit Ekonomik Botëror "Summer Davos" në qytetin verilindor të Kinës, Dalian, Kryeministri Li foli për rëndësinë e tregjeve të hapura dhe zhvillimin e teknologjive të gjelbra.
"Ne nuk mund të ngadalësojmë ritmin tonë gjatë tranzicionit të gjelbër në këmbim të rritjes ekonomike afatshkurtër dhe as të vendosim kufizime në emër të mbrojtjes së mjedisit", tha ai.
Komentet e Kryeministrit Li vijnë teksa shtohen reagimet globale ndaj eksporteve të makinave elektrike të Kinës. Kritikët kanë shprehur shqetësimin se Kina po përmbyt tregjet nga Evropa deri në Amerikën e Veriut me automjete elektrike të lira dhe me mallra të tjerë të teknologjisë së gjelbër.
Administrata e Presidentit Joe Biden në muajin maj publikoi planin e rritjes së tarifave për importet kineze të makinave elektrike dhe prodhime të tjera të energjisë së pastër. Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë tarifa për automjetet elektrike të Kinës duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Duke folur para një audience të elitave politike dhe të biznesit, Kryeministri Li kritikoi tensionet e vazhdueshme tregtare dhe siguroi se ekonomia e Kinës po rritet dhe është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e rritjes prej 5% gjatë këtij viti.
Duke folur për shqetësimet se Kina po përmbyt tregjet evropiane dhe atë amerikan, Kryeministri Li tha se makinat elektrike kineze dhe prodhimet e tjera të gjelbra "para së gjithash përmbushin kërkesat e brendshme, pasurojnë tregun ndërkombëtar duke lehtësuar trysninë nga inflacioni në botë si dhe japin kontribut pozitiv nga Kina në përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike”.
Kina thotë se përparimi i saj në industritë e teknologjive të gjelbra ka të bëjë me investimet e hershme dhe se Perëndimi po ndërmerr veprime të paarsyeshme duke vendosur tarifa./VOA
li qiang kine shba industria e gjelber kineze
Bota
25 Qershor 2024, 22:51
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Puthja pa pëlqimin e njërës palë tashmë është një krim në Spanjë, ...
Bota
25 Qershor 2024, 22:31
N.F
Takimi me familjarët
UKRAINË- Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer 90 të burgosur të luftës, thanë zyrtarët të ...
Bota
25 Qershor 2024, 22:17
r.ll
posterat
SERBI-Një ditë para takimit Kurti-Vuçiç, postera "provokues" janë shfaqur në disa vende në Beograd. N&e...
Bota
25 Qershor 2024, 22:17
N.F
Shtëpia
ANGLI- Katër burra janë arrestuar me dyshimin se kanë shkelur ambjentet e shtëpisë së elektoratit të kryemi...
Bota
25 Qershor 2024, 21:49
r.ll
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin e nesërm që pritet të zhvillohet Bruksel me presidentin serb, A...
Bota
25 Qershor 2024, 21:50
N.F
Trump dhe Biden
SHBA- Një Rusi agresive, një Kinë që e ndjen veten më të fortë, një Lindje e Mesme në konflikt...
Bota
25 Qershor 2024, 21:26
N.F
Yoav Gallant
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se është e nevojshme që Izraeli të shmangë hapjen e një...
Bota
25 Qershor 2024, 21:03
N.F
Foto ilustruese
UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione të reja ndaj 50 entiteteve dhe individëve nën ak...
Bota
25 Qershor 2024, 20:18
N.F
Deputetët spanjoll
SPANJË- Deputeti katalunas Eduard Pujol Bonell ditwn e sotme ka marrë fjalën për të prezantuar n&eum...
Bota
25 Qershor 2024, 20:25
r.ll
auma obama
KENIA- Auma Obama, një aktiviste keniane dhe gjysmë motra e ish-presidentit Barack Obama, ishte në mesin e protestuesve të c...