LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri sllovak paralajmëron veto ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës nuk do të thotë "asgjë tjetër veçse bazë për Luftën e Tretë Botërore".

22 Janar 2024, 15:12 Nga M.B

 

Kryeministri sllovak paralajmëron veto ndaj anëtarësimit të
Kryeministri sllovak Robert Fico

 

SLLOVAKIA- Kryeministri sllovak Robert Fico, ka bërë të ditur të hënën se do ta njoftojë homologun e tij ukrainas Denys Shmyhal, se vendi i tij do ta kundërshtojë pranimin e Ukrainës në NATO. Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës nuk do të thotë "asgjë tjetër veçse bazë për Luftën e Tretë Botërore". Fico është duke u përgatitur të udhëtojë në Ukrainë, më 24 janar, për të takuar kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal për bisedime në qytetin kufitar ukrainas Uzhhorod. Një arsye për vizitë është ndihma shtesë për Ukrainën, ndonëse në një intervistë për televizionin sllovak, më 20 janar, Fico ka thënë se ta bëjë të qartë qëndrimin sllovak mbi synimin e Ukrainës për t'iu bashkuar NATO-s.

"Unë do t'i them [Shmyhalit] se jam kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se do të vendos veton ndaj saj", ka thënë Fico, duke shtuar se nëse Ukraina do të ishte në NATO, "do të nxiteshin vazhdimisht disa konflikte" dhe "po të ndodhë një herë përplasja mes Rusisë dhe një shteti anëtar të NATO-s, do të kemi një luftë botërore”.

Në korrik të vitit të kaluar, NATO-ja ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Ukraina një ditë do të bëhet anëtare e aleancës. Vendet anëtare kanë votuar për të thjeshtësuar rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit, siç është heqja e kërkesës për një plan veprimi për anëtarësim. Alenca, po ashtu, ka formuar Këshillin NATO-Ukrainë për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy palëve. Megjithatë, disa vende anëtare kanë mëdyshje se kur duhet ta pranojnë Ukrainën në NATO. Sllovakia, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2004, ka qenë prej kohësh një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës, në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus. Por, kur Qeveria e majtë nacionaliste e Ficos, e ka marrë pushtetin në tetor të vitit të kaluar, Sllovakia ka vendosur të mos furnizojë Kievin me armë. Mes tjerash në intervistë, Fico ka pretenduar se Ukraina nuk është vend i pavarur dhe sovran, pasi që, sipas tij, ajo është "nën ndikimin dhe kontrollin total të Shteteve të Bashkuara". Kjo deklaratë përbën një pretendim të rremë që Rusia e ka përsëritur vazhdimisht.

Fico ka thënë, mes tjerash, se vizita e tij është shumë e rëndësishme për të dhe do të jetë i interesuar të dëgjojë se çfarë zgjidhje ka Ukraina për t'i dhënë fund luftës, sepse, sipas tij, politika aktuale do të thotë "të kesh 200,000 njerëz të tjerë të vdekur". Ai beson se është i nevojshëm një lloj kompromisi për t'iu dhënë fund luftimeve, duke theksuar se "do të jetë shumë i dhimbshëm për të dyja palët". Sa i përket synimit të Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Fico ka thënë se Sllovakia e përkrah Kievin në këtë drejtim.

"Unë do t'i them [Shmyhalit] se ne i respektojmë ata, por ata duhet t’i plotësojnë kushtet”.

Lidhur me takimet e tij në Ukrainë, Fico ka thënë se t'iu tregojë zyrtarëve ukrainas se vendi i tyre është "një nga vendet më të korruptuara në botë", duke ngritur pikëpyetje se sa nga ndihmat që merr vendi, "humben ose kanalizohen drejt disa strukturave kriminale". Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

ukraina nato sllovakia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj