29 Dhjetor 2023, 16:11
Nga h.k
Foto ilustruese
IRAN-Irani ka ekzekutuar katër “sabotues” të lidhur me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, tha agjencia e lajmeve Mizan, që është e lidhur me sistemin gjyqësor iranian.
“Katër anëtarë të një ekipi sabotues të lidhur me regjimin Zionist [v.j. referencë për Izraelin] që kanë kryer veprime të gjera kundër sigurisë së shtetit nën udhëheqjen e zyrtarëve të Mossadit, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm pas procedurave ligjore”, raportoi Mizan më 29 dhjetor.
Dy javë më parë, agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA, tha se një agjent i dyshuar i Mossadit ishte ekzekutuar në provincën juglindore të Sistan-Baluçistanit. Megjithatë, kjo media nuk identifikoi personin e ekzekutuar dhe as nuk dha detaje për akuzat për të cilat ai dyshohej.
Zyrtarët iranianë shpesh akuzojnë fuqitë e huaja për ndërhyrje dhe gjykimet në Iran zhvillohen në mënyrë jotransparente.
Po ashtu Irani, armik i Izraelit, ka lavdëruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – për sulmet e 7 tetorit në jug të Izraelit, që nxitën luftën.
Si pasojë e sulmeve të befasishme të Hamasit, në Izrael u vranë 1.200 persona dhe u rrëmbyen 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me fushatë tokësore dhe ajrore në Gazë, që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 21.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesë të mëdha të Rripit të Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë banorë./ REL
iran
Bota
29 Dhjetor 2023, 15:52
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite po vijon me zgjerimin e "operacioneve ushtarake" në zonën e Khan Younis në Gazën jugore, than...
Bota
28 Dhjetor 2023, 22:58
Amana Begam
Giorgia Meloni
ITALI- Një video e vjetër e kryeministres italiane Giorgia Meloni u rishfaq kohët e fundit në mediat sociale, duke ringj...
Bota
29 Dhjetor 2023, 14:31
a.l
Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINË- Deklaratat e përsëritura të presidentit të Republikës Sërpska në Bosnje e Herceg...
Bota
29 Dhjetor 2023, 14:13
r.ll
foto nga kalifornia
SHBA- Dallgë të fuqishme kanë përmbytur ndërtesat buzë detit në Kaliforni duke lënë tet&e...
Bota
29 Dhjetor 2023, 14:09
r.ll
foto nga protestat
SERBI- Përfaqësuesit e studentëve, të cilët nisën protestat pas zgjedhjeve për shkak të parregul...
Bota
29 Dhjetor 2023, 14:04
Autori i ngjarjes
KROACI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci. Një burrë ka vrarë fillimisht n&e...
Bota
29 Dhjetor 2023, 13:59
a.l
Gaza
GAZA- Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur janë nisur drejt qytetit Rafah në jug ditëve të fundit, kan&eu...
Bota
29 Dhjetor 2023, 13:57
a.l
Mitrovicë e Veriut
KOSOVË- Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë miratuar propozimin për nd...
Bota
29 Dhjetor 2023, 13:20
a.l
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka publikuar nj&eum...
Bota
29 Dhjetor 2023, 13:05
r.ll
foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar 29 persona që dyshohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik. Ata besohe...