4 Maj 2023, 23:34
Nga k.m.
Momenti nga videoja
SHBA- Vdekja e një njeriu të pastrehë, i cili u mbyt nga një pasagjer në metronë e Nju Jorkut në fillim të kësaj jave, është cilësuar si "vrasje" nga eksperti gjyqësor ndërsa autoritetet hetojnë rastin. Në të njëjtën kohë po shtohen zërat që kërkojnë arrestimin e autorit.
Afrikano-amerikani Jordan Neely, 30 vjeç, ishte një "i famshëm i vogël" në qytet: ai vishej si Michael Jackson dhe kërcente në rrugë, duke imituar idhullin e tij.
Të hënën, pas një debati me pasagjerë të tjerë të metrosë, njëri prej tyre i mori frymën, derisa humbi ndjenjat.
Më pas, ai u dërgua në spital, ku dha frymën e fundit.
Incidenti u filmua në një celular dhe pamjet tronditën qytetin: në videon 5-minutëshe, Neely mund të shihet i shtrirë në dyshemenë e karrocës ndërsa një burrë tjetër – një marinar 24-vjeçar, sipas mediave amerikane – është shtrirë sipër tij për ta penguar të ngrihet në këmbë dhe e shtrëngon fytin. Dy burra të tjerë i mbajnë duart.
Pasagjerët e tjerë duken të shqetësuar.
Një dëshmitar i tha AFP se Neely hipi në tren dhe filloi t'u bërtiste pasagjerëve të tjerë, duke u kërkuar atyre diçka për të ngrënë ose pirë.
Policia e mori në pyetje të riun dhe më pas e liroi. Detajet e tjera nuk janë bërë të ditura.
Prokuroria e Manhatanit po heton ngjarjet, duke shqyrtuar raportin mjeko-ligjor, videon dhe fotot e përballjes së viktimës me pasagjerët. Neely ishte arrestuar dhjetëra herë në të kaluarën, kryesisht për prishje të qetësisë.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams tha se "çështjet serioze të shëndetit mendor" luajtën një rol në ngjarje, por nuk pranoi të komentojë më tej ndërsa hetimi vazhdon.
jordan neely
Bota
4 Maj 2023, 22:21
a.l
Vullkani
SHBA- Vullkani më aktiv i Amerikës Qendrore, pranë kryeqytetit të Guatemalës ka shpërthyer duke nxjerrë n...
Bota
4 Maj 2023, 22:16
a.l
Sulm me armë në SHBA
SHBA- Një sulm me armë zjarri është raportuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se një b...
Bota
4 Maj 2023, 22:01
a.l
Antonio Tajani
ITALI- Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka anuluar një udhëtim në Paris si reagim ndaj komen...
Bota
4 Maj 2023, 21:58
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të ...
Bota
4 Maj 2023, 21:54
a.l
Viktor Orban, Ursula von der Leyen
HUNGARI- Hungaria ka akuzuar Komisionin Evropian se është treguar i njëanshëm dhe i padrejt&eum...
Bota
4 Maj 2023, 21:50
a.l
Donald Trump dhe Viktor Orban
HUNGARI- Udhëheqësi hungarez Viktor Orban ka bërë thirrje për kthimin e ish-presidentit të...
Bota
4 Maj 2023, 21:45
a.l
Foto ilustruese
HOLANDË- Një ngjarje tronditëse është bërë së fundmi publike në Holandë. Mediat e huaja ...
Bota
4 Maj 2023, 21:38
a.l
përleshje në Ankara
TURQI- Një incident ka ndodhur në Ankara gjatë Asamblesë Parlamentare të Komunitetit Ekonomik ...
Bota
4 Maj 2023, 21:32
a.l
Foto ilustruese
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë vënë në pranga 7 persona, shumica prej të cilëve me origjinë &cce...
Bota
4 Maj 2023, 21:29
a.l
Gjyqi në Hagë
HAGË- Gjykata Speciale në Hagë, më konkretisht, kryetari i Dhomave të Specializuara ka marrë ve...