LIVE UPDATES
Bota

Kultura e kafeneve në Iran përballet me presion politik dhe ekonomik

Por, kjo kulturë e kafeneve në Iran - një pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore urbane, veçanërisht për të rinjtë - po përballet me presion nga kriza e thellë ekonomike dhe shtimi i kufizimeve nga autoritetet.

12 Korrik 2026, 14:02 Nga D.S

 

Kultura e kafeneve në Iran përballet me presion politik dhe ekonomik

IRAN- Për të rinjtë iranianë, kafenetë janë një strehë - një vend i sigurt për t’u takuar, për të kaluar kohë me miqtë dhe për t’u çlodhur.

“Më pëlqen të shkoj në kafene, sepse aty sheh njerëz të llojeve dhe karaktereve të ndryshme, por të gjithë shoqërohen në të njëjtin vend”, thotë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Ainaz, një 19-vjeçare nga Teherani.

“Kam kafenenë time të preferuar, por më pëlqen të provoj edhe vende të tjera me atmosferë ndryshe. Në kafene ndihem më e lirë sesa në rrugë”, shton Ainaz, e cila, për arsye sigurie, do që të identifikohet vetëm me emër.

Por, kjo kulturë e kafeneve në Iran - një pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore urbane, veçanërisht për të rinjtë - po përballet me presion nga kriza e thellë ekonomike dhe shtimi i kufizimeve nga autoritetet.

Çmimet e kafesë dhe ushqimit janë rritur ndjeshëm për shkak të inflacionit të lartë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që inflacioni në Iran të arrijë gati 69 për qind këtë vit - niveli më i lartë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Vitet e sanksioneve ndërkombëtare dhe keqmenaxhimi nga autoritetet e kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.

Lufta e Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, që nga fundi i shkurtit, e ka shtyrë vendin me 90 milionë banorë në prag të kolapsit ekonomik.

Sektori i kafeneve e ndien gjithashtu këtë presion.

Pronarët po përballen me rritje të kostove, ndërsa klientët po i kufizojnë shpenzimet.

Një grua nga Teherani thotë se 250 gramë kafe tani kushtojnë deri në 15 milionë rialë (rreth 8 dollarë amerikanë) - dyfish më shumë se një vit më parë.

“Vetëm imagjinoni se sa e shtrenjtë është bërë një kafe në kafene”, thotë ajo për Radion Farda, por nuk do që të identifikohet për arsye sigurie.

Një tjetër banor i Teheranit, 41 vjeç, thotë se gjatë ndërprerjes gati tremujore të internetit - pasi autoritetet bllokuan qasjen pas sulmeve të para të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt - ai shkonte në kafene “pothuajse çdo ditë”.

“Kafenetë ishin i vetmi vend ku mund ta mbanim lart moralin, të takoheshim me miqtë dhe të mos ndiheshim të izoluar”, thotë ai për Radion Farda - po ashtu duke kërkuar anonimitet.

Ai thotë se nuk ka hequr dorë nga vizitat në kafene, por se ka ndryshuar atë që porosit.

“Në vend të kësaj, kam filluar të zgjedh pije më të lira, si çaji”, thotë ai.

Përveç krizës ekonomike, kafenetë në Iran po përballen edhe me presion në rritje nga autoritetet.

Pas protestave masive antiqeveritare të janarit dhe luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ato janë bërë pjesë e goditjes më të gjerë ndaj lirive shoqërore.

Prej vitesh, autoritetet kanë mbyllur kafene për shkak të muzikës perëndimore, vallëzimit mes burrave dhe grave, apo lejimit të grave pa hixhab - veprime që janë të ndaluara në Iran.

Edhe muajt e fundit janë mbyllur disa lokale.

Në fillim të qershorit, policia mbylli me forcë një kafene në qendër të Teheranit, pasi aty u interpretua muzikë live.

Autoritetet e akuzuan lokalin për promovimin e “sekteve devijante” dhe “aktiviteteve satanike”.

Ndërsa në mars, u urdhërua mbyllja e zinxhirit të njohur të kafeneve Lamiz, pasi dizajnet në gotat e kafesë u konsideruan politikisht fyese.

Vëzhguesit thonë se për autoritetet, problem nuk janë vetëm kafenetë, por edhe ajo që ato përfaqësojnë: hapësira ku të rinjtë takohen, shoqërohen dhe shprehin një stil jetese që shpesh bie ndesh me vlerat e promovuara nga udhëheqja fetare e vendit.

Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar prej kohësh Iranin për kufizimin e lirisë së shprehjes, zbatimin e rregullave të rrepta për veshjen e grave dhe kufizimin e aktiviteteve publike e kulturore.

Politikani konservator, Saeed Jalili, e ka cilësuar kulturën e kafeneve si një projekt perëndimor që synon të dobësojë vlerat tradicionale të familjes.

“Ata krijojnë një ‘hapësirë të tretë’, si kafeneja, ku njerëzit largohen nga vetmia. Në këtë koncept, familja e humb kuptimin dhe kjo bie ndesh me filozofinë islame të martesës”, ka thënë ai në dhjetor të vitit 2025.

Por, pavarësisht presionit, shumë kafene vazhdojnë të jenë plot.

“Njerëzit thonë se nuk kanë më mundësi të kursejnë apo të udhëtojnë, prandaj zgjedhin të kalojnë mbrëmjen në një kafene”, thotë një 40-vjeçare nga Teherani për Radion Farda.

“Për shumë njerëz, kafenetë janë vendi i vetëm ku ende mund të gjejnë pak gëzim dhe normalitet”, sipas saj.

Përtej kafesë dhe çajit, shumë prej tyre janë shndërruar në qendra kulturore, ku organizohen promovime librash, shfaqje filmash, punëtori arti dhe koncerte - aktivitete që u ofrojnë të rinjve iranianë një hapësirë për t’u shoqëruar dhe shprehur lirshëm.

“Është si një shtëpi e dytë, si për klientët, ashtu edhe për ne”, thotë pronari i një kafeneje në Teheran./REL

iran

Sondazh

Poll

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar