Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Ndërtesa banimi dhe një objekt industrial u dëmtuan nga sulmet, pretendoi Fedorishchev përmes një postimi në Telegram, pa dhënë hollësi të tjera.

RUSI- Një person është vrarë dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën gjatë sulmeve ukrainase me dronë në rajonin e Samaras të Rusisë, tha guvernatori rajonal, Vyacheslav Fedorishchev, më 12 korrik.
Ndërtesa banimi dhe një objekt industrial u dëmtuan nga sulmet, pretendoi Fedorishchev përmes një postimi në Telegram, pa dhënë hollësi të tjera.
Media e pavarur ruse Astra, duke iu referuar fotografive dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, raportoi se objekti industrial i goditur ishte rafineria e naftës në Sizran. Pamjet, sipas Astras, shfaqën disa zjarre të mëdha që kishin përfshirë kompleksin.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës më pas e konfirmoi sulmin, duke thënë se në rafineri ka pasur shpërthime dhe zjarre. Ai gjithashtu pretendoi se sulmet me dronë goditën 10 cisterna nafte dhe katër tragete në Detin Azov.
Ushtria ruse njoftoi të dielën në mëngjes se ka rrëzuar 349 dronë ukrainas gjatë natës, teksa ditëve të fundit palët kanë intensifikuar sulmet ndaj njëra-tjetrës.
Ukraina e ka shënjestruar disa herë rafinerinë e Sizranit. Pas një sulmi të mëparshëm në fund të majit, kjo uzinë, e cila ka një kapacitet përpunimi prej rreth 8.5 milionë tonësh në vit, u detyrua të pezullonte operacionet.
Rafineria, në pronësi të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, prodhon benzinë, naftë dhe kerozinë.
Rusia po përballet me mungesa të karburantit, pasi sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës së saj të përpunimit të naftës kanë ndërprerë prodhimin. Pikat e karburantit kanë nisur ta kufizojnë furnizimin, ndërsa shoferët e automjeteve shpesh presin në radhë të gjata për të mbushur makinat e tyre.
Kievi prej muajsh po e zhvillon fushatën e sulmeve ndaj sektorit energjetik rus, në përpjekje për t'i bërë presion presidentit rus, Vladimir Putin, i cili urdhëroi nisjen e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, që të pranojë të ulet për të negociuar.
Moska ka deklaruar se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë dorëzimin e territoreve ukrainase, përfshirë zonat që forcat ruse nuk i kanë pushtuar./REL
Khamenei IRAN- Reuters ka publikuar një analizë mbi mungesën e Mojtaba Khameneit, duke e cilësuar atë si një mister që ...
Dua Lipa SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë shqipt...
Lindsey Graham SHBA- Ka ndërruar jetë senatori amerikan Lindsey Graham pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të ...
SHBA- Apple akuzoi OpenAI, kompanitë që qëndrojnë pas ChatGPT dhe dy ish-punonjës të saj për përvetësimin e ...
ngushtica e hormuzit IRAN- Marina e Gardës Revolucionare të Iranit njoftoi sot se kishte mbyllur Ngushticën ...
Iran IRAN- Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM)ka deklaruar se, forcat amerikane kanë përfunduar një raund të tretë...
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në korrik të vitit 2023, presidentët e Polonisë...
pamje SPANJË- Guardia Civile spanjolle ka çmontuar një rrjet të organizuar kriminal që merrej me prodhimin dhe shpërndarjen...
Pamje UKRAINË- Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë të dielën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 19...
Foto ilustruese BRITANIA E MADHE- Katër të rinj, përfshirë dy 17-vjeçarë, janë vënë nën akuza të r...