LIVE UPDATES
Bota

Kundërofensivë e ngadalshme: Koha të mendohet për planin B për Ukrainën

Në një intervistë dhënë BBC-në këtë 10 shtator, Milley ka thënë se ofensiva e Ukrainës kundër ushtrisë ruse, e cila ka nisur në fillim të qershorit, është duke shkuar më ngadalë seç pritej, dhe se me ftohjen e motit, ukrainasit do ta kenë edhe më të vështirë për të manovruar.

17 Shtator 2023, 22:42 Nga I.A
Kundërofensivë e ngadalshme: Koha të mendohet për planin B
Ukraine

UKRAINË- “Kur ka mundësi për të negociuar, kur paqja mund të arrihet, kapeni momentin”. Kështu ka deklaruar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, nëntorin e kaluar. Atëkohë, oficeri i lartë ushtarak ka inkurajuar Qeverinë amerikane që t’i bëjë presion Ukrainës për të kërkuar një fund diplomatik të luftës me Rusinë. Por, zyrtarë të tjerë amerikanë e kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se është shumë herët për të.

Në një intervistë dhënë BBC-në këtë 10 shtator, Milley ka thënë se ofensiva e Ukrainës kundër ushtrisë ruse, e cila ka nisur në fillim të qershorit, është duke shkuar më ngadalë seç pritej, dhe se me ftohjen e motit, ukrainasit do ta kenë edhe më të vështirë për të manovruar.

“Kanë mbetur ndoshta edhe 30 deri në 45 ditë, derisa të prishen kushtet atmosferike... E kam thënë qysh në fillim se kjo luftë do të jetë e gjatë, e ngadaltë, e vështirë dhe me shumë viktima. Është pikërisht kështu”, ka thënë Milley.

Pamundësia e Ukrainës për të demonstruar sukses vendimtar në fushëbetejë ka rritur frikën se konflikti mund të stagnojë dhe se mbështetja ndërkombëtare për Kievin mund të venitet. Një raport i klasifikuar i inteligjencës amerikane, i cili ka rrjedhur muajin e kaluar ka parashikuar se ukrainasit nuk do të arrijnë ta marrin qytetin juglindor të Melitopolit në këtë kundërsulm, që është objektivi i tyre kryesor.

Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-zyrtar amerikan, shpjegon për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se përse është duke ndodhur kjo:

“Mendoj se elementi kryesor që u ka ndihmuar rusëve që të mbrohen më mirë se vitin e kaluar, është se ata kanë pasur kohë për të përgatitur fortifikime të konsiderueshme mbrojtëse, fusha të minuara, llogore, lloje të ndryshme pengesash, kurthe e të tjera. Dhe, e dimë nga historia se kur ushtritë arrijnë të krijojnë pozicione mbrojtëse dhe të ngrenë barriera, është e vështirë për kundërshtarët e tyre që të bëjnë përparime në ofensivë”.

Sipas një analize që ka publikuar Këshilli Atlantik, muajin e kaluar, ritmi i ngadaltë i përparimit të Ukrainës nuk duhet të jetë befasi.

“Ukrainës i mungon aviacioni modern dhe kapaciteti i goditjeve me rreze të gjatë, ndërkohë që Rusia ka pasur shumë muaj kohë për të përgatitur mbrojtje të frikshme në territorin e pushtuar ukrainas. Pyetja është: A po bën Perëndimi mjaftueshëm për t’i mbështetur përpjekjet ushtarake të Ukrainës”, ka shkruar instituti me seli në Uashington.

Perëndimi ka dërguar armatim në Ukrainë në vlerë prej miliarda dollarësh. Por, ai është kujdesur gjithë kohën që të mos provokojë konflikt direkt me Rusinë, duke i ofruar Kievit gradualisht sisteme më të avancuara armësh. Dyshimet se këto ndihma mund të zvogëlohen, janë rritur muajin e kaluar, kur disa republikanë në SHBA, që synojnë postin e presidentit amerikan në vitin 2024, kanë thënë se nëse zgjidhen, nuk do ta mbështesnin rritjen e fondeve për Ukrainën.

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Stephen Twitty, thotë se kjo do të kishte, pastaj, efekt zinxhiror.

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga ndihma për Ukrainën, një gjë e tillë do t’i nxiste edhe shtetet e tjera ta bënin të njëjtën, si dhe do ta përçante aleancën e NATO-s. Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke llogaritur pikërisht në këtë skenar”, thotë Twitty.

Atmosfera politike është shtrënguar, thotë Charles Kupchan nga Universiteti Georgetown. Por, a është koha për një Plan B për Ukrainën? Përgjigjet ai:

“Mendoj se është ndoshta shumë herët për të prezantuar planin B, por nuk mendoj se është shumë herët për ta menduar dhe për ta hartuar planin B. E dimë nga historia se kur ushtritë arrijnë një ekuilibër në fushën e betejës dhe shohin se nuk mund të arrijnë më fitore duke luftuar, atëherë i hapet dritarja diplomacisë. Nuk jemi ende këtu. Ukraina është e vendosur ta vazhdojë luftën për territorin e saj, rusët duken të vendosur jo vetëm për t’i mbrojtur pozicionet aktuale, por edhe të bëjnë përpjekje për të marrë më shumë territor. Por, unë besoj se më vonë këtë vit, apo ndoshta vitin e ardhshëm, Ukraina dhe Rusia mund të vendosin për t’i dhënë një shans diplomacisë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka treguar interesim për bisedime. Ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vendosur disa qëllime: tërheqjen e plotë të ushtrisë ruse nga territori i Ukrainës, pagesën e dëmshpërblimeve nga Rusia dhe gjykimin e të dyshuarve rusë për krime lufte.

Muajin e kaluar, Stian Jenssen, shef i stafit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkaktuar zemërim në Kiev, kur ka deklaruar se një zgjidhje e konfliktit mund të jetë nëse Ukraina heq dorë nga disa territore, në këmbim të anëtarësimit në NATO”. Ai, megjithatë, ka thënë se “duhet të jetë në duart e Ukrainës që të vendosë se kur dhe në çfarë kushtesh do të negociojë”. Edhe pse më vonë ka kërkuar falje, dëmi është bërë.

Këshilltari i Zelenskyt Mykhailo Podolyak ka shkruar në platformën X – që më herët njihej si Twitter – se “ta tregtosh territorin për një ombrellë të NATO-s, është qesharake. Kjo do të thotë ta zgjedhësh qëllimisht humbjen e demokracisë, ta inkurajosh një kriminel global, ta ruash regjimin rus, ta shkatërrosh ligjin ndërkombëtar dhe t’ua kalosh luftën brezave të tjerë”.

Kupchan nuk beson se Perëndimi mund ta detyrojë Ukrainën të ndjekë diplomacinë. Ky duhet të jetë vendim i vetë ukrainasve, thotë ai. Por, gjenerali Twitty ka mendim ndryshe.

“Nëse Perëndimi tërhiqet nga mbështetja, unë parashoh që ukrainasit të detyrohen pa dëshirë të hyjnë në dhomën e negociatave dhe potencialisht t’ua lëshojnë terrenin rusëve, për shkak të pamundësisë për të vazhduar luftën”, thekson gjenerali Twitty.

Kupchan dhe Twitty thonë se Putinin e inkurajon çdo lëkundje e Perëndimit për Ukrainën. Ai po ashtu mund të shpresojë se Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Trump është zotuar se do ta ndalojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe se do ta përfundojë luftën brenda një dite, edhe pse nuk ka specifikuar si. Kupchan komenton:

“Ka gjasa që rusët t’i presin zgjedhjet në SHBA, duke menduar se nëse Trump zgjidhet, ata mund të sigurojnë një marrëveshje më të mirë për Ukrainën. Dhe për pasojë, edhe nëse ukrainasit janë të gatshëm për t’i eksploruar opsionet diplomatike më vonë këtë vit, ata mund të mos kenë partner të gatshëm në Moskë”, thotë Kupchan.

Shikuar historinë, cilado përpjekje për të negociuar me Rusinë mund të jetë edhe problematike, marrë parasysh se Rusia ka shkelur çdo marrëveshje të sigurisë që ka nënshkruar me Ukrainën në 30 vjetët e fundit. Ato përfshijnë Memorandumin e Budapestit të vitit 1994 për Garancitë e Sigurisë, ku Ukraina ka hequr dorë nga arsenali i saj bërthamor, në këmbim të një zotimi nga Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për respektimin e pavarësisë së saj, të sovranitetit dhe të kufijve ekzistues. Për më tepër, në vitin 2021 Putin ka publikuar një ese me 5.000 fjalë, të quajtur “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve”, ku ka argumentuar se nuk ekziston diçka e tillë si kombësia ukrainase.

Shumica e sondazheve të opinionit tregojnë se ukrainasit duan ta vazhdojnë luftën deri në fitore. Ndërsa, një sondazh i qendrës së pavarur ruse, Levada, i kryer në fund të qershorit ka treguar se 53 për qind e rusëve i mbështesin bisedimet për paqe me Ukrainën.

Dy vendet kanë zhvilluar disa runde bisedimesh në javët e para të luftës. Por, ato janë ndërprerë dhe palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për mungesë serioziteti. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se numri i ushtarëve ukrainas dhe rusë, të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ka arritur në afër 500.000. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, të vrarë janë mbi 9.000 civilë, përfshirë 500 fëmijë, por ato tërheqin vërejtjen se shifrat reale ka gjasa të jenë shumë të larta sesa numri i vdekjeve të konfirmuara zyrtarisht.

Marrë nga REL

mark milley lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale