LIVE UPDATES
Bota

Kurti i përgjigjet Lajçak: Nëse projekt statuti është çështje e brendshme e Kosovës, nuk do të duhej të diskutohej në Bruksel

Propozimi për projekt statutin e Asociacionit u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë me 21 tetor nga të dërguarit amerikanë dhe evropianë.

27 Dhjetor 2023, 20:59 Nga r.ll
Kurti i përgjigjet Lajçak: Nëse projekt statuti është
albin kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi të mërkurën qëndrimin e ndërmjetësuesit të bisedimeve me Serbinë, Miroslav Lajçak, i cili e quajti para pak ditësh “çështje të brendshme të Kosovës" projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ka edhe një qëndrim tjetër të ri që mbase duhet adresuar, që draft statuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës. Po atëherë përse e kemi përmendur në tryezën e bisedimeve në Bruksel? Nëse na paska qenë çështje e brendshme e Kosovës tash e dy vjet ose tash e dhjetë vjet, përse e ngrisni këtë punë në Bruksel? S’po e flasim fare në Bruksel, një temë më pak dhe ecim përpara”, tha ai.

Propozimi për projekt statutin e Asociacionit u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë me 21 tetor nga të dërguarit amerikanë dhe evropianë. Kryeministri Kurti ritheksoi sot se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin, ndërsa akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se refuzoi nënshkrimin. Presidenti serb ndërkaq ka deklaruar se propozimi paraqet bazë të mirë për bisedime të mëtejme.

I dërguari evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak në një intervistë me Gazetën Express, para pak ditësh tha se nënshkrimi nuk ishte i nevojshëm meqë projekt statuti është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Kryeministri Kurti tha se në një rast të tillë, vitin e ardhshëm ai mund ta hartojë një projekt statut bashkëkohor evropian.

Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës e Beogradit, në Bruksel dhe në Ohër më herët gjatë këtij vit, e cila nuk arriti të ulte tensionet mes palëve.

Në një konferencë shtypi, kryeministri Kurti akuzoi Serbinë se po tërhiqet nga zotimet që mori përsipër me atë marrëveshje duke u bërë thirrje ndërmjetsuesve të trajtojnë këtë çështje.

“Është edhe problemi i letrës së kryeministres (serbe Ana) Bërnabiç, me atë duhet të merren, çka të bëjnë më atë letër? Atë letër e kanë në dosje tash, me atë letër është tërhequr Serbia nga marrëveshja bazike, nëse e lexoni atë letër Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja bazike, nuk do të duhej të merrem unë, le të merret ndërmjetësi me njërën palë që u tërhoq nga marrëveshja bazike”, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi se kjo qasje e Serbisë është pengesë kapitale për normalizim dhe për bisedime të mëtutjeshme. Që nga viti 2011 Kosova dhe Serbia janë angazhuar në procesin e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian me synim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ndonëse 2023-ta shënoi arritjen e marrëveshjes më të rëndësishme në këtë drejtim, viti u përshkua me tensione të njëpasnjëshme posaçërisht në veri të Kosovës, të cilat kulmuan me sulmin ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator.

Tensionet u pasuan nga përpjekjet e diplomacisë perëndimore për t’i nxitur palët të zbatojnë këtë marrëveshje, duke i kërkuar Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë njohjen de facto të Kosovës.

Gjatë këtij muaji udhëheqësit e Serbisë kanë shprehur qëndrimin se marrëveshja konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshihet njohja de facto apo de jure e Kosovës.

Bashkimi Evropian thotë ndërkaq se marrëveshja është e detyrueshme për të dyja palët dhe këshilli i ministrave të bllokut i ka kërkuar Komisionit Evropian përfshirjen e saj në kuadrin negociues të Serbisë për anëtarësim dhe të hapave të Kosovës drejt integrimeve./VOA

albin kurti miroslav lajçak projekt statuti i asociacionit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj